Arkiv-Lajme

Suedezët denoncojnë “përvetësimin” nga PD të restaurimit të shtëpisë së Babametove në Gjirokastër. E shitën si të qeverisë!

Postuar në 09 Qershor, 2013 05:26

Në vazhdën e përurimit të çdo gjëje, PD duket se këtë radhë ka shkelur në kallo një fondacion suedez, që është habitur sesi PD ka shitur punën e fondacionit si të qeverisë.

“Fisnikëria tiranase” e Kryeministrit - Topi: për vrasësin?! Rama: për shkatërruesin e shëndetësisë?!

Postuar në 09 Qershor, 2013 03:49

Dje Kryeministri Berisha mori titullin “Fisnikëria Tiranase” me rastin e 85-vjetorit të krijimit të Mjekësisë Publike. Lidhja mes fisnikërisë tiranase dhe mjekësisë publike është pak e vështirë të kuptohet, megjithatë kundërshtarët e tij politikë e kanë ironizuar fort këtë fakt. Sipas Bamir Topit, njeriu që lejoi vrasjet në Bulevard nuk karakterizohet me tipare humaniste që të gëzojë këtë titull.

Henri Çili për rikthimin e "enverizmit”: Mund të na rikthejë bustet e Enverit... dhe shëndetësi falas?!

Postuar në 09 Qershor, 2013 03:28

Henri Çili flet për një “legalizim” të Enverizmit, dhe si larg e larg ia lë në derë Ramës. Në një shkrim te MAPO (titulluar “Legalizimi I Enverizmit”)

Eno Koço, një libër për Gaqo Çakon: “legjenda e gjallë”

Postuar në 08 Qershor, 2013 15:52

Një nga artistët më finë të muzikës shqiptare, Eno Koço, na çudit tashmë me një biografi të të madhit Gaqo Çako, me titull “Gaqo Çako, legjenda e gjallë e tenorit”, së shpejti në treg. Një biografi që nuk është thjesht përshkrim ngjarjesh, por “dhe analizë e thelluar e zhvillimit të artit lirik në Shqipëri dhe reflektime nga ana ime për shumë çështje të artit lirik” siç përgjigjet Eno Koço në një intervistë te MAPO. Ai ka ndenjur për një periudhë të gjatë së fundmi pranë Gaqo Çakos duke i marrë atij rrëfimet për jetën e vet artistike.

Zgjerohet skandali i përgjimeve në SHBA. Facebook e Google dyshohet se u kanë dhënë akses tek informacionet e përdoruesve.

Postuar në 08 Qershor, 2013 14:07

Vazhdon të forcohet skandali në lidhje me projektin qeveritar “Prism”, i nxjerrë së pari nga The Guardian, ku qeveria amerikane kishte një projekt për të shtënë në dorë informacione të rezervuara për NSA – Agjensinë Kombëtare të Sigurisë – përmes përgjimit të telefonave e të dhënave online. Gjendjen e përkeqëson dyshimi se kompani të mëdha si Google e Facebook kanë bashkëpunuar duke i krijuar qeverisë amerikane qasje në këto të dhëna sipas The Guardian.

Raporti i Misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i mungon transparenca

Postuar në 08 Qershor, 2013 13:52

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri publikoi të premten në mbrëmje ( 7 qershor 2013) raportin paraprak. Në krye të tij theksohet se “këto zgjedhje konsiderohen nga të gjitha palët si një test i rëndësishëm në lidhje me aspiratat e Shqipërisë për hyrje në BE”, shkruan Deutsche Welle.

KQZ

Në raport tërhiqet vëmendja se KQZ aktualisht miraton akte normative vetëm me 4 vota. për “vendime specifike për të cilat kërkohet që KZQ të ketë maxhorancë të kualifikuar prej 5 votash”

Shënim: Qarku Kukës, “i ftohtë” në letër, por “i nxehtë” në realitet

Postuar në 08 Qershor, 2013 11:07

Bazuar në rezultatin që kanë arritur në 2009-ën partitë që janë bashkuar sot në koalicionin e majtë, rezulton se qarku Kukës duket ndër më të vështirët për të patur një ndryshim të ndarjes së mandateve (3-1 për koalicionin e djathtë ishte ndarja në 2009-ën). Partive të majta u duhet të ngjiten nga kuota 34.5% në 40%, që, pavarsisht sesi ndahen votat jashtë koalicionit të majtë, të marrin 2 mandate në Kukës. Në terma absolutë, që të ndodhë kjo, duhet që rreth 1250 votues të djathtë të votojnë për të majtën, ose e djathta të ketë një rrjedhje neto prej 2500 votash.

Minxhozi: Eufori sondazhesh e opozitës përballë fushatës së partisë-shtet

Postuar në 08 Qershor, 2013 10:24

Pasi analizon një sërë lajmesh që demonstrojnë se partia në pushtet po e përdor shtetin si të ishte një parti-shtet, Minxhozi paralajmëron koalicionin e majtë në një shkrim në gazetën Shqip, që të mos jetë aq euforik. “Duket se koalicioni opozitar ndihet shumë i kënaqur e euforik nga rezultatet e sondazheve paraprake, që e nxjerrin fitues. Seç të le shijen e diçkaje të njohur, kjo sjellje e së majtës shqiptare. Të diçkaje që katër vjet më parë, prodhoi mandatin e dytë të Berishës. Jo mandatin e parë të Ramës…”, shkruan Minxhozi.

Topi shtie me “top”: Selami – zvarranik pa dinjitet; Dash Shehi – pijanec!

Postuar në 08 Qershor, 2013 09:47

Bamir Topi nuk i ka kursyer ironitë dhe thumbat për dy të rikthyerit brenda gardhit të PD, Selami e Shehi, që gjatë kësaj jave e patën atakuar Topin dhe FRD. Ndoshta të shtyrë edhe nga rreziku i dukshëm i rrjedhjes së votave të djathta, patën deklaruar se “pas zgjedhjeve do shohim sa vota ka Topi e topçinjtë” (Shehi) dhe “FRD nuk është e djathtë, përderisa nuk pranoi koalicion me të djathtën” (Selami).

Mediat raportojnë për një takim të djeshëm të Bamir Topit ëq u ka thënë simpatizantëve të vet:

Shqiptarët e ndoqën ndeshjen Shqipëri-Norvegji, por mendjen e kanë te politika

Postuar në 08 Qershor, 2013 09:34

Ka një intoksikim të paprecedent politik këto ditë, gjë që vihet re edhe në fokusimin e fortë që media ka tek politika, tek pushtimi i territorit, sidomos atij urban, me postera e flamuj elektoralë, tek përpjekja e politikës për të marrë në patronazh dhe ngjarje të një natyre jo politike, dhe vetvetiu … tek një ndotje politike e çdo ngjarjeje dhe çdo lajmi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme