Topi shtie me “top”: Selami – zvarranik pa dinjitet; Dash Shehi – pijanec!

Postuar në 08 Qershor, 2013 09:47

Bamir Topi nuk i ka kursyer ironitë dhe thumbat për dy të rikthyerit brenda gardhit të PD, Selami e Shehi, që gjatë kësaj jave e patën atakuar Topin dhe FRD. Ndoshta të shtyrë edhe nga rreziku i dukshëm i rrjedhjes së votave të djathta, patën deklaruar se “pas zgjedhjeve do shohim sa vota ka Topi e topçinjtë” (Shehi) dhe “FRD nuk është e djathtë, përderisa nuk pranoi koalicion me të djathtën” (Selami).

Mediat raportojnë për një takim të djeshëm të Bamir Topit ëq u ka thënë simpatizantëve të vet:

“Kam dëgjuar që partia në pushtet dhe kryeministri ka hedhur për të bërë politikë disa individë që ose kanë humbur kontaktin prej 20 vitesh me realitetin, ose po përdorin si viruse, kolona të pesta për të çoroditur mendjen e njerëzve. I them këtij individi pa dinjitet, që u mendua të ishte figurë dinjitoze, po përfundoi si zvarranik që vjen pas 20 vitesh, duke iu thënë njerëzve që FRD nuk përfaqëson të djathtën, po i them se ju jeni duke bërë fushate sot për Lufter Xhuvelin, Islamin dhe të tjerë. Sa poshtë jeni, e nisët më të përndjekurit dhe e përfunduat në një politikë mjerane, të xhaketave të kthyera të njerëzve pa personalitet”, tha Topi.

Pastaj thumboi Dashamir Shehin duek thënë se “Ne sot po shohim se si njerëz pijanecë, që herë pajtohen dhe herë zihen me pushtetin vijnë e kërkojnë votën duke harruar gjithçka. Tiranasit kanë një rreth familjar, shoqëror dhe miqësor të madh dhe unë ju kërkoj të përcillni këtë mesazh: Dilni dhe votoni masivisht. Vendosni për të ardhmen e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”.

k.c.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

O sa mire ia paska bere ketij Shehit, fiks ia ka gjetur epitetin. Aq fiks sa nuk ka pasur nevoje t'ia permende emrin se gazetaret e kane kuptuar mjaft mire se per ke e kishte fjalen.

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Dashamir Shehu pijanec? Une kisha pershtypjen qe ishte nje myslimon i mire dhe jo pijanec, nejse duhet vete Dashi te  mbrohet, te pakten te thoje se pi vetem pije pa ngjyre ose pije vendi

Submitted by anti-moralisti (not verified) on

Hallall i qofte Shehit! Edhe i pire flet me qarte se Topi i futbollit.

Submitted by dritan (not verified) on

Topi ka filluar te flase me gjuhe rrugesh dhe ne fakt nuk ben keq sepse nuk shkon dot me larg se aq pa mbeshtetjen e PD

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.