Arkiv-Lajme

Ilir Yzeiri: Kudo opinioni publik është në anën e publikut, ndërsa tek ne …

Postuar në 07 Qershor, 2013 12:12

“Është e paimagjinueshme që të shohësh gazetarë që mbrojnë qeverinë”, thotë Ilir Yzeiri në një shkrim të tijin të sapopublikuar në Tema online, në të cilin ai bën një xhiro me gjeografi të plotë në terrenin e marrëdhënineve të oponionit publik me qeverinë. “’George W. Obama’ e titullon Huffington Post lajmin e madh e kryesor në faqen e parë të sitit të saj në internet (shih foton e sitit amerikan që shoqëron këtë shënim). “’Mandati i katërt i Bush-it’ vijon më tej siti në internet i  Politico-s.

OSBE-ODIHR bën një fotografi të parë. Dhe KQZ-ja veçohet si problem qysh në nisje

Postuar në 07 Qershor, 2013 11:55

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it ka nxjerrë një raport të ndërmjetëm lidhur me zgjedhjet. Vëzhguesit kanë vlerësuar atë që kanë parë në periudhën nga 15 maji deri më 3 qershor. Një nga gjërat e rëndësishme që theksojnë ka të bëjë me anomalinë qysh në nisje, dmth me KQZ-në me katër anëtarë. “Aktualisht KQZ-ja vepron vetëm me katër anëtarë, dhe kjo gjë pengon aftësinë për të administruar zgjedhjet në përputhje me ligjin. Disa afate ligjore nuk janë përmbushur. KQZ-ja mban seanca publike, e megjithatë, vendimmarrjes i mungon transparenca.

Fushata vazhdon, por sot ka një parantezë sportive. Të gjithë e kanë mendjen tek ndeshja kundër Norvegjisë

Postuar në 07 Qershor, 2013 10:55

Fushata elektorale imponon ritmin e jetës në Tiranë, por sot kanë dominuar flamujt kuq e zi të tifozëve të kombëtares, e cila pas tri orësh do të luajë kundër Norvegjisë. Është një ndeshje që, nëse fitohet, mban të gjalla shpresat për pjesëmarrje të Shqipërisë në kupën e botës që do të luhet në Brazil. Duket e pabesueshme? Hë për hë, po.

Erdogani nuk lëviz nga pozicioni. As protestuesit. Dhe situata mund të bëhet dramatike

Postuar në 07 Qershor, 2013 09:29

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan nuk duket se do lëshojë pe përballë protestave. Ai, me t’u kthyer nga vizita në Afrikë, ka përsëritur me ton arrogant, se “nuk ka ndërmend t’i rikthehet vendimit që ka marrë për parkun, dhe se protestuesit janë ekstremistë që do mbeten të izoluar; ose do lodhen”.

Topi versus Selami: Shpërthejnë kundër sho-shoqit politikanët e dalluar për bon ton

Postuar në 07 Qershor, 2013 08:01

“Topi nuk do t’i shkaktojë dëm Partisë Demokratike; kjo e fundit ia la derën hapur Topit, por ky zgjodhi rrugë tjetër, nuk zgjodhi bashkimin me të djathtën; ai ka qenë President me votat e PD-së” – ky ishte thelbi i asaj që tha Eduard Selami në programin Ilva Tare Tonight lidhur me FRD-në dhe kreun e saj.

Meta: Koalicioni paszgjedhor me PS-në i çimentuar në marrëveshjen e Shkodrës. Për kryeministrin vendos vota e popullit.

Postuar në 07 Qershor, 2013 06:57

Sadoqë u ngacmua nga paneli dhe drejtuesi i emisionit Top Story në Top Channel, në lidhje me një kalim të mundshëm të LSI-së në kampin e Berishës pas zgjedhjeve, Ilir Meta përsëriti prerazi dhe pa asnjë ekuivok mbrëmë se koalicioni i LSI-së është jo vetëm parazgjedhor, por edhe paszgjedhor. “Edhe sikur koalicioni i majtë të mos marrë shumicën e mandateve, edhe sikur rezultati i mandateve të dalë 70-70, LSI-ja nuk do të largohet nga koalicioni me PS-në,” tha Meta. Sipas tij, kjo është çimentuar me nënshkrimin e marrëveshjes së Shkodrës.

Fron Nahzi bën një shkrim të dëshpëruar mbi zgjedhjet tona në huffingtonpost.com

Postuar në 07 Qershor, 2013 05:23

Fron Nahzi, një amerikan me origjinë shqiptare, gazetar e shkrimtar, ka shkruar një artikull mbi zgjedhjet shqiptare, dhe ky shkrim është marrë nga siti i njohur Huffington Post. Shkrimi fillon me nënvizimin dramatik: It's a Mad, Mad, Mad, Campaign – Është një fushatë elektorale e çmendur, e çmendur, e çmendur”. Dhe përfundon me paragrafin: “Me një avantazh prej shtatë pikë në sondazhet më të fundit, socialistët e Ramës pritet që të fitojnë zgjedhjet. Por fushata elektorale në Shqipëri nuk nis e nuk mbaron me zgjedhjet. Ky është një sport që zgjat gjithë sezonet.

Shqip: Demokratët “i japin vetes” një humbje me rezultat të ngushtë

Postuar në 07 Qershor, 2013 04:50

Shqipi i sotëm flet për një sondazh të kryer nga vetë demokratët, dhe për një shqetësim brenda maxhorancës mbi rezultatet që u kanë dalë. Ja se si e nis raportimin e tij gazetari Herion Mesi: “Edhe pse nuk bëhen të ditura shifrat [sipas qarqeve], burimet brenda mazhorancës theksuan se shifrat e mbërritura në dorën e Berishës janë cilësuar si ‘shqetësuese’, por jo ‘fatale’.... Ekziston shqetësimi se po ndryshon për keq gjendja edhe në zonat e cilësuara si bastione, si Dibra e Lezha.

Eduard Selami “i dorëzuar”: Nëse PD-ja humbet, nuk kam ndërmend të kërkoj dorëheqjen e Berishës

Postuar në 07 Qershor, 2013 04:37

Mbrëmë, në studion e Ilva Tares në Ora News ka qenë i ftuar Eduard Selami (që shumë reporterë vijojnë t’ia shkuajnë emrin gabim, me ‘t’ në fund: Eduart), por nga e gjitha biseda që zgjati pothuaj një orë e gjysmë, gazetat e sotme, si të ishin të kontrolluara nga një dorë, kishin veçuar një qëndrim të tijin ndaj Berishës në rrethanat që partia e tij do të humbte zgjedhjet.

Rrok Mirdita është i tronditur nga ideja (jo e tij) se shkarkimi i Sandër Lleshit është bërë për motive fetare

Postuar në 07 Qershor, 2013 04:21

E përditshmja Panorama ka publikuar një letër të Arqipeshkvit të Kishës katolike, Rrok Mirditës, dërguar gjeneralit të saposhkarkuar me dekret presidencial, Sandër Lleshit. Panorama është e vetmja gazetë që e publikon këtë letër, dhe në të nuk saktësohet mirë nëse është fjala për një letër private apo publike (duhet të jetë private përderisa gazetat e tjera nuk flasin për të).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme