OSBE-ODIHR bën një fotografi të parë. Dhe KQZ-ja veçohet si problem qysh në nisje

Postuar në 07 Qershor, 2013 11:55

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it ka nxjerrë një raport të ndërmjetëm lidhur me zgjedhjet. Vëzhguesit kanë vlerësuar atë që kanë parë në periudhën nga 15 maji deri më 3 qershor. Një nga gjërat e rëndësishme që theksojnë ka të bëjë me anomalinë qysh në nisje, dmth me KQZ-në me katër anëtarë. “Aktualisht KQZ-ja vepron vetëm me katër anëtarë, dhe kjo gjë pengon aftësinë për të administruar zgjedhjet në përputhje me ligjin. Disa afate ligjore nuk janë përmbushur. KQZ-ja mban seanca publike, e megjithatë, vendimmarrjes i mungon transparenca. Disa vendime të KQZ-së nuk kanë motivim ligjor,” thuhet në raport. Si ilustrim përmendet rasti kur PD-ja rrëmbeu numrin 44 në listë. Përmendet gjithashtu, se janë 348 mijë votues që nuk kanë një adresë të saktë në listat e votuesve.

Fushata nuk ka hyrë ende në fazën finale, e në këtë kuptim për misionin e vëzhguesve hallet nuk kanë filluar ende.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>KQZ vecohet si problem e jo ai qe e prishi KQZ dhe e ktheu ne problem. Edi Rama vazhdo tu puthesh b.. nderkombetareve e vazhdo tu vesh shkelmin votuesve te PS.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.