Arkiv-Lajme

Shteti i Berishës: Shikojeni targën e kësaj makine!

Postuar në 05 Qershor, 2013 13:23

Hahahaha! Vetëm kështu mund të fillohet një “shënim” mbi një foto si kjo që e shoqëron shënimin vetë. Është një makinë që në vend të targës ka sloganin elektoral të koalicionit të kryesuar nga PD-ja *Në Tema online gjenden dhe foto të tjera të së njëjtës makinë). “Ne jemi ndryshimi. Përpara!”, është shkruar në targën e mbrapme të kësaj makine, që duket e mirë, e re, dhe e shtrenjtë.

Një shkrimtar saudit: “Ngacmojini seksualisht gratë; ato s’duhet të dalin jashtë shtëpisë”.

Postuar në 05 Qershor, 2013 10:19

Abdullah Muhammad al-Daoud është një shkrimtar saudit. Nuk është i njohur në botë, por është i njohur në vendin e vet, e ndoshta në disa vende arabe. Por po bëhet më i njohur, dhe shkak është bërë një mesazh që ai ua ka dërguar 97 mijë ndjekësve të vet (followers) në twitter. Ndoshta nuk është motivuar nga qëllimi për t’u bërë i famshëm, por është bërë.

10% e prodhimit tonë të brendshëm bruto rrjedh si pará e paligjshme jashtë Shqipërisë!

Postuar në 05 Qershor, 2013 09:54

Konkluzionet janë thënë në takimin e organizuar nga Instituti i Adriatikut për Politika Publike dhe Forumi për Udhëheqës Ndërkombëtar, ku u paraqit një tablo e qarkullimit të paligjshëm të parave, trafiqeve, krimit të organizuar dhe mafias në Ballkan.
Balkanweb raporton nga forumi se nga viti 2001 deri në vitin 2010, rrjedhja e parave të paligjshme nga Ballkani ka qenë 111.8 miliardë dollarë, dhe kjo është vetëm shifra e vërtetuar, pa përfshirë transaksione me para në dorë!

LGBT i përgjigjet Imamit: para Ramës, na ka mbështetur Berisha

Postuar në 05 Qershor, 2013 08:49

 

Shënim: Berisha e Basha janë duke bërë një lojë të rrezikshme

Postuar në 05 Qershor, 2013 08:33

Para ca ditësh, në një takim me banorët e Kamzës, Berisha u është drejtuar këtyre të fundit me fjalët: “Rama ju ka quajtur shpellarë juve, dhe prandaj ai nuk e meriton votën tuaj”. Në fakt, nuk rezulton që Rama ta ketë thënë këtë gjë. Askush nuk ka nxjerrë nga arkivat ndonjë frazë të Ramës që përcjell këtë mesazh. E prandaj, një propagandë e tillë është me natyrë thellësisht përçarëse.

José Mourinho ndjell vëmendjen e gazetave po aq sa trazirat në Turqi

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:49

José Mourinho është rikthyer tek skuadra e Chelsea-it, dhe kjo ngjarje ka përbërë një lajm për të gjithë mediat e botës. Pardje, kur u bë zyrtar lajmi i ribashkimit të tij me skuadrën e Abramoviçit, si zor të ketë patur një gazetë apo një televizion (duhen përjashtuar këtu mediat ‘e specializuara dhe të fokusuara në argumenta të caktuara’) që të mos ketë raportuar mbi këtë temë. Gazetat sportive e kanë pasur si headline (tiull kryesor në faqe të parë), por të tjerat e kanë pasur si një lajm kryesor.

Presidenti Abdullah Gül mund të mos e kalojë ligjin që kufizon përdorimin e alkoolit për turqit, me shpresë që të qetësojë protestuesit

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:37

Presidenti turk Abdullah Gül (në foto) mund të mos aprovojë një ligj kundër alkoolit i cili u miratua në Parlamentin turk para 10 ditësh, duke shpresuar që të ulë mërinë e protestuesve me partinë e Kryeministrit Erdogan, njofton e përditshmja Hurriyet. Partia pro-islamike e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim pati miratuar një ligj që kufizon shitjen e alkoolit pas orës 10 të natës, duke kufizuar reklamimin dhe shitjen e tij në dyqane, një dekret që u pa nga shumë vetë si kufizim i dhunshëm mbi stilin e jetesës. 

Skënder Tufa dhe Petrit Lipo arrestohen për 2 bidona që policia i dyshon si bomba-molotov: “do hidheshin në ambiente publike” (?!)

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:16

Mediat njoftojnë se dy ish të përndjekurit Skënder Tufa dhe Petrit Lipo u arrestuan mesditën e sotme nga policia pranë Universitetit Politeknik në sheshin "Nënë Tereza", pasi dyshohet se kanë lidhje me dy shishe që besohet se janë bomba-artizanale “molotov”,  të gjetura pranë murit të korpusit.

A1 Report raporton se për afro 20 minuta Tufa dhe Lipo janë mbajtur të rrethuar nga polcia deri në mbërritje e ekspertëve të xhenios për të saktësuar se çfarë realisht mbanin dy bidonat plastikë.

Skënder Minxhozi: Kam përshtypjen se Rama dhe Meta e kanë zgjidhur mes tyre çështjen e kryeministrit”

Postuar në 05 Qershor, 2013 06:59

Në një intervistë te DITA, Skënder Minxhozi analizon fushatën deri më tani dhe vëren që “diçka po konfirmohet pa mëdyshje këto orë”, dhe kjo gjë është aftësia e Berishës për të fituar pikë në fazën përmbyllëse të fushatës, e cila “duket e kompromentuar rëndë.” Duke krahasuar me zgjedhjet e shkuara, Minxhozi, i intervistuar nga Xhevdet Shehu,  kujton se në fillim të vitit 2009 opozita ndodhej, sipas sondazheve të kohës, diku tek 6 pikët përpara. Ky avantazh erdhi duke u ngushtuar me kalimin e muajve, derisa thuajse u bë zero në qershor të atij viti. “...kësaj radhe është ndryshe.

Bëhen edhe premtime të tilla elektorale…

Postuar në 05 Qershor, 2013 05:03

Në platformën e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, e cila shpërndahet nga aktivistët e saj nëpër ambjetet publike të qyteteve, ka edhe premtime të tilla:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme