Skënder Minxhozi: Kam përshtypjen se Rama dhe Meta e kanë zgjidhur mes tyre çështjen e kryeministrit”

Postuar në 05 Qershor, 2013 06:59

Në një intervistë te DITA, Skënder Minxhozi analizon fushatën deri më tani dhe vëren që “diçka po konfirmohet pa mëdyshje këto orë”, dhe kjo gjë është aftësia e Berishës për të fituar pikë në fazën përmbyllëse të fushatës, e cila “duket e kompromentuar rëndë.” Duke krahasuar me zgjedhjet e shkuara, Minxhozi, i intervistuar nga Xhevdet Shehu,  kujton se në fillim të vitit 2009 opozita ndodhej, sipas sondazheve të kohës, diku tek 6 pikët përpara. Ky avantazh erdhi duke u ngushtuar me kalimin e muajve, derisa thuajse u bë zero në qershor të atij viti. “...kësaj radhe është ndryshe. Qeveria e ka të vështirë të jetë bindëse, kryeministri duket i lodhur dhe pa argumenta, ai ofron edhe një herë atë që ka ofruar më 2005 dhe 2009, realizimet e qeverisjes nuk përkojnë me fjalimet e oratorëve të saj dhe zgjedhësi ndjehet i ftohtë përballë mundësisë së një mandati të tretë të së djathtës. Shihet hapur se në fushatë ka vetëm një njeri që dëshiron me mish e me shpirt fitoren. Ky është kryeministri Berisha dhe në krah i qëndrojnë një tufë ministrash dhe deputetësh që bëjnë “gjoja” përgjigjet Minxhozi.

Sa për çështjen e “Kryeministrit” Minxhozi  e izolon atë vetëm te Naço, si një bombë tymuese “lokale”: “E keni dëgjuar ta hedhë idenë e Metës kryeministër ndonjë kandidat tjetër i LSI në qarqet e tjera? Aspak! Madje Lefter Koka la të kuptohet, për shembull, pak orë pas daljes së Naços, se posti i kryeministri i takonte PS. Asnjë nga eksponentët e tjerë të LSI në fushatë nuk e ka hedhur këtë ide.”

Ne.Su.

E plotë:

http://gazetadita.al/berisha-eshte-i-lodhur-rama-meta-nuk-po-krijojne-dallgen-elektorale/

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Morpo ju o Minxhozi tregoheni naive apo doni te genjeni veten...? Cak ketu per te mos kuptuar se cfare nenkupton Nacua i Plasmasit ne deklaratat e tij? Ilir Meta eshte nje karrierist i ndyre. Karrierizmi i tij i semure eshte dicka e vjeter qe dihet. Perpos atyre cka thene Nacua, Meta kurre ne kto dite, nuk ka dale e te thote se nuk synon postin kryeministror duke pergenjstruar Nasipin. Ju pashe tek emisioni i Furrxhiut dhe AS ku eshte atje flitnit me te njetjen gjuje boshe. Ilir Meta eshte si bari i keq qe kekron ti zere frymen tokes. Ndaj me shume se gjerat pa vlere qe thoni ju, une prirem me shume ti besoj Dritan Prifiti i cili tha se Ilir Metaa ben lojen e Berishes</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.