Arkiv-Lajme

Sa para po hyjnë në fushatë???

Postuar në 04 Qershor, 2013 08:31

“Janë të shumta legjendat urbane, nëse mund t’i cilësojmë kështu, mbi shpenzimet e kandidatëve për deputetë apo për kryetar të njësisë vendore.

Mark Marku: President, çlirohu nga kompleksi i togerit të parëndësishëm që lan dyshemenë dhe pastron banjat sa herë ia ka qejfi komandantit!

Postuar në 04 Qershor, 2013 06:22

I lënë jashtë listave (dhe praktikisht jashtë jetës aktive partiake), Mark Marku duket se e ka më të lehtë tani të artikulojë, madje pa doreza.

Aleatët kundër marrëveshjes “më vete” të Ramës me Ngjelën

Postuar në 04 Qershor, 2013 05:44

Deklarata e Ngjelës dje për një marrëveshje me Ramën për të qenë ministër, e konfirmuar nga vetë ky i fundit në takim me gazetarët, nuk ka kaluar pa rrudhje buzësh në kampin opozitar.

Kurt Kola ka thënë për Panoramën se “nuk e di sesi e ka bërë Ngjela marrëveshjen dypalëshe me Ramën, por ne nuk kemi bërë marrëveshje për t’u bërë ministra.” Sipas tij, të gjitha partitë aleate të koalicionit opozitar kanë nënshkruar një marrëveshje ku kanë pranuar mënyrën sesi do të përfaqësohen në qeverisjen qendrore dh elokale pas zgjedhjeve.”

Edi Rama u dërgon SMS shumë vetëve dhe u thotë ta mbajnë sekret (meqë nuk flitet për Metën!?)

Postuar në 04 Qershor, 2013 04:55

Ngjarja është raportuar nga gazeta Panorama dhe rimarrë nga mediat e tjera (me gjasë, që flirtojnë pak me LSI). Bëhet fjalë për një sms që vjen nga një numër i emërtuar “Edi Rama” dhe u shpërndahet të gjtihë atyre që janë me zemër me PS, dhe u kërkon të mos ia japin askujt tjetër (po qe se nuk janë me zemër me PS!?)

Mesazhi (i siguruar nga Panorama) thotë:

Vdes prostestuesi i dytë në Turqi pas një dere, duke u lutur: "hapmani derën"

Postuar në 04 Qershor, 2013 03:27

Një i ri në qytetin Hatay mund të jetë viktima e dytë në protestat në Turqi. Media turke po njofton se i riu është qëlluar me armë zjarri, por nuk bëhen të ditur autorët.
Një gazetë lokale thotë se ka nisur një investigim brenda policisë, ndërsa në rrjetet sociale jepen detaje tronditëse mbi këtë të ri të quajtur Abdullah Cömert.

SHËNIM: Sa mbështetës online kanë realisht kandidatët e pavarur ose forcat e vogla?

Postuar në 04 Qershor, 2013 03:20

Si ia bëjnë njerëzit pa shumë mbështetje në blogje (ndoshta jo për faj të tyre) të krijojnë bazë mbështetësish? Duke shumëfishuar 1 mbështetës të vetëm!

Në më shumë se një rast, ne tek Respublica kemi vënë re një fenomen “të çuditshëm”. Një mori komentesh me një përmbajtje shumë të përafërt, me 1 ose 2 rreshta, të shkruar çdo 30 sekonda ose 1 minutë.

Dojaka: 4 mandate! Rezoluta miratohet në legjislaturën që vjen

Postuar në 04 Qershor, 2013 03:10

Në një intervistë për Tonight te Ilva Tare, kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka ka deklaruar se “ne nuk jemi këtu për të përfituar nga një marifet i radhës apo tjetri që do t’i shërbejë si patericë politikanëve aksidentalë, por jemi këtu për të shprehur unanimisht një të drejtë legjitime që komuniteti çam ka tashmë mbi 70 vite që e kërkon.

Qeveria rrit borxhin e brendshëm: 7,7 mld lekë më shumë se plani

Postuar në 03 Qershor, 2013 14:38

Qeveria shqiptare vijon të rrisë borxhin, këtë radhë duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë në tregun e humarrjes në vend. Këtë e dëshmojnë vetë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave.  Aktualisht niveli i huamarrjes arrin për 4  muajt e parë  në vlerën 22.8 miliardë lekë, nga 15 miliardë që ishte planifikuar për këtë periudhë, ose 7.7 miliardë lekë më shumë. Për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së brendshme e parashikuar në buxhetin e vitit 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve, aktualisht kjo hua  është konsumuar në 89.3 të saj.

Heqja e 3 gjeneralëve, strategji për të përdorur FA në rast humbjeje nga Berisha? Ndreca mendon që “asht e mundshme”

Postuar në 03 Qershor, 2013 10:10

Në një editorial te Tema, Ardian Ndreca e sheh çështjen e 3 gjeneralëve si një moment për t’u shqetësuar nga ndonjë skenar i mbrapshtë për të futur në lojë Forcat e Armatosura në rast se Kryeministri humbet zgjedhjet.

Protestat turke kundër "Sulltanit" Erdogan. Erdogan: Mediat sociale, armiku më i madh i njerëzimit

Postuar në 03 Qershor, 2013 09:35

"Tajip [Erdogan] istifa", është parrulla e thirrur më e shpesh nga protestuesit në Stamboll, një thirrje për kryeministrin të japë dorëheqjen. 67 qytete në protestë, 1500 të arrestuar dhe dhjetëra të plagosur.

Kryeministri i Turqisë ka nëvleftësuar rëndësinë e katër ditëve trazirash të gjithë vendin, duke këmbëngulur se kjo nuk është një "Pranverë Turke." Sipas tij është opozita (partia opozitare CHP) që “ka provokuar qytetarët e mi të pafajshëm”, sipas Independent.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme