Sa para po hyjnë në fushatë???

Postuar në 04 Qershor, 2013 08:31

“Janë të shumta legjendat urbane, nëse mund t’i cilësojmë kështu, mbi shpenzimet e kandidatëve për deputetë apo për kryetar të njësisë vendore. Të tipit “1 milion dollarë shpenzime vetëm për emigrantët duke u blerë biletat” (50 euro/personi), vlerë kjo e përfolur për zgjedhjet e vitit 2009 vetëm për një forcë politike, apo “150-200 mijë dollarë për të qenë në listën garant për deputetë”, sikurse kemi “X-in që ka hedhur 400 mijë dollarë për zonën e tij elektorale në Veri”, si dhe shuma e mjaft përfolur “se në fushatën për Bashkinë e Tiranës u hodhën mbi 20 milionë dollarë”, etj., etj.”

Kështu e fillon Shqip një analizë për kostot e partive në fushatë, të cilat argumentohen si të ardhura nga kuotat e anëtarësisë, por gazeta dyshon se bëhet për të mbuluar donatorët e vërtetë.

Po të nisesh nga deklaratat, PD dhe PS vetëm zgjedhjet e fundit deklarojnë si shpenzime 1.4 dhe 1.2 milionë dollarë, përkatësisht. 

Por, gazeta raporton se vetëm për transmetimin e spoteve publicitare në televizione partitë kanë hedhur të paktën nga 2 milionë dollarë secila!

Ndërkohë, vetëm për tre mitingjet e organizuara në Tiranë (hapja dhe mbyllja), brenda një muaji, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, PD shpenzoi mbi 110 mijë dollarë, kurse PS-ja (për hapjen dhe mbylljen në Tiranë) afro 70 mijë dollarë! Bëhet fjalë vetëm për 3 mitingje! Sepse fushata ka dhe takime në zona të thella, dietat, karburanti, telefoni, mitingjet e koncertet në rrethe, etj.

Konsulenca, është një zë tjetër që ha shumë para. Në dy zgjedhjet e fundit, PS shpenzoi 90 mijë dollarë, kurse PD-ja (partia në pushtet) rreth 500 mijë dollarë (450 mijë në zgjedhjet e 2011-s)!

Nga vijnë, dhe mbi të gjitha SA para hyjnë në fushatë? Si do “shpërblehen” ato më pas?

k.c.

analiza e plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/04/misteri-i-financimit-te-fushates-kontradiktat-dhe-kostot-ne-dyfish/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.