Arkiv-Lajme
"Ivani i Tmerrshëm" – Kush është Bulatoviç, për vrasjen e të cilit u arrestua edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri?
"Mirakëll" i rrugëve "të fushatës" - Bypassi në Gosë shembet 5 ditë pas përurimit nga Berisha
Rruga më sipër është Bypass- i Goses, i inauguruar para 5 ditësh nga Kryeministri. Rruga, siç shihet, po ribëhet, me gjasë sepse ishte e papërshtatshme për të udhëtuar. Akuza (bashkë me foton) vjen nga Erion Braçe, i cili e ka fotografuar dhe e ka komentuar po vetë këtë pjesë nga rruga Plepa-Rrogozhinë.
Shkruan Braçe: “Ky është by pass-i i Goses në aksin Plepa- Rrogozhinë: Po e ribëjnë.
Shënim: 2 vëzhgime mbi “Blockuppy” – aktivistët antikapitalistë rrethuan Bankën Qendrore Evropiane.
Mbi 2,500 protestues anti-kapitalistë të grupit "Blockupy" (marrë shembull nga Occupy Wall street) demonstruan në kryeqytetin financiar të Evropës, në Frankfurt, dje duke bllokuar Bankën Qendrore Europiane (ECB) (por dhe banka të tjera aty afër) në një protestë kundër masave shtrënguese ndaj krizës në Eurozonë.
Me parrullat "Bllokoni ECB – Luftoni Kapitalizmin dhe Masat Shtrënguese" dhe "Humanizmi para Fitmit," demostruesit bllokuan rrugët që të çonin në lagjen financiare.
Monumenti i “dy gishtave” të Kavajës, Selami e merr seriozisht, Shehi me të qeshur
Monumenti i “dy gishtave” të Kavajës ka pasur reagime si nga Kryetari i majtë i Bashkisë së këtij qyteti, Roshi, që premtoi ta heqë e tia vërë Berishës te dera, ashtu edhe nga vetë Edi Rama. Më kundër përgjigje, PD ka nxjerrë Selamin e kthyer freskët nga Amerika (ndoshta ende nostalgjik ndaj një simboli që ka pushuar së qeni simbol shumë kohë më parë). Gazeta Panorama e ka pyetur Selamin për këto deklarata dhe përgjigja e tij ishte:
Shkëlzen Berisha, Tom Doshit: “ordiner” dhe “shihemi në gjykatë”
Në Shqipëri shteti i së drejtës funksionon... të paktën duke u nisur nga fëmijët e Berishës që rendin drejt gjykatës çdo javë! Dhe i fitojnë të gjitha çështjet! Këtë radhë djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka kërcënuar se do të padisë Tom Doshin për shpifje për deklaratën e bërë dje në Velipojë (ku tha se: “...Sali Berisha? Është hajduti më i madh që ka Shqipëria. Ky hajdut ka futur fëmijët e vet sekserë. Te Shkëlzeni është bërë si me kenë zyra e punës, zyra e tenderave”.)
Ngjela shpjegon se pse Berisha vuan nga sindromi i Gjergj Elez Alisë
“Berisha vuan nga sindromi i Gjergj Elez Alisë”, deklaron gjysmë me të qeshur e gjysmë me të ngjeshur avokat Ngjela. Gjysma “me të qeshur” mund të thuhet ngaqë batuta u lëshua gjatë emisionit fiks Fare, ku avokati ishte i ftuar. Por, argumentimi i tij është mjaft serioz.
Kë do mbështesin analistët? Çani, Berishën; Shkullakun nuk e bind Rama; Artan Hoxha e Artur Zheji përpëliten pa u prononcuar; Baze, Bushati e Hila kundër Berishës...
Gazeta MAPO u ka kërkuar të marrin përsipër kë do të mbështesin (endorsement) 9 analistëve, Bushatit, Nazarkos, Shkullakut, Zhejit, Bazes, Hoxhës, Çanit, Dritan Hilës (dhe shton aty dhe Lubonjën, që bëri thirrje për t’i vënë një kryq të madh politikës shqiptare)
Dritan Prifti është i sigurtë: Meta pas zgjedhjeve kalon me Berishën
Dritan Prifti që kandidon si i pavarur në qarkun e Fierit ka qenë mbrëmë më programin e Ilva Tares, dhe aty ka folur për aleancën Rama-Meta, e cila, sipas tij, është ngritur dhe mbi kushtin që Meta i ka vënë të parit të socialistëve. “Nuk dua që Dritan Prifti të jetë në listën e PS-së”, pretendon Prifti se Meta i ka kërkuar Ramës. Dhe Rama ka rënë dakord, thotë ai.
Brokaj niset nga ngjarja me 3 gjeneralët, për të akuzuar se Berisha po e përdor ushtrinë si në ’96
Sabit Brokaj ka akuzuar Kryeministrin se po e përdor ushtrinë si në ’96. Ai e ka bërë këtë deklaratë tek Shqiptarja.com, nisur kryesisht nga ngjarja me 3 gjeneralët, dhe zbulon aty të njëjtat simptoma si ato të të vitit ’96.
Fytyra e “shtetit me dorë të fortë”: Protesta masive në Stamboll, por media censurohet krejtësisht