Arkiv-Lajme
Berisha: “Rama injorant nga taksat”, dhe i “këput” një 9.2 miliardëshe dollarësh
Në përurimin e E-doganave, Berisha ka deklaruar 2 gjëra, e para që Rama është analfabet në taksa, dhe e dyta, që në një hark kohor të shkurtër “të ardhurat në këtë vend kanë qenë 9.2 miliard dollarë më shumë”. Kur? “në një hark të shkurtër kohor (!?)” Ku të kenë vajtur ato 9.2 miliardët (dollarë) shtesë?
“Media amerikane: Fotoja me Obama-n i kushtoi Ramës 80 mijë dollarë!” – sa realist është titulli MAPO-s?
Gazeta Mapo ka publikuar një shkrim me titullin bombastik, ku të lë të besosh mirëfilli se Rama ka blerë një foto me Obamën. Në fakt, MAPO i referohet një shkrimi në një blog amerikan, www.dailycaller.com, (“një nga gazetat më të njohura amerikane”, sipas MAPO-s, edhe pse bëhet fjalë për një blog).
Vrasja e ushtarit në Paris, motive të pastra fetare
Një mysliman është arrestuar nën dyshimin se ka therur një ushtar francez në Paris, ka qenë i motivuar nga urrejtja fetare, sipas autoriteteve franceze.
Sulmi i ndodhur me 25 maj, 3 ditë pasi një ushtar britanik u vra në Londër nga islamistë që bërtisnin parrulla islamikë.
Sipas Molins, kryeprokurorit francez, "Natyra e incidentit, fakti që ndodhi 3 ditë pas ngjarjes së Londrës, dhe fakti që u falën menjëherë para aktit të vrasjes na bën të besojmë se vrasësi ka vepruar në bazën e ideologjisë fetare dhe se dëshira e tij ishte të sulmonte një përfaqësues të shtetit.”
Fillon stina e akuzave qeveritare ndaj gazetarëve. Target-i i parë është Carlo Bolino
Më 23 maj, Gjykata e Faktit në Tiranë ka gjobitur me 75 mijë euro Carlo Bolinon, financuesin e gazetës Shqiptarja.com, e cila ka qenë qysh në krye të herës – ashtu si gazetaria e Bolinos e zhvilluar deri më sot – jo dhe anti qeveritare.
Një këshillë nga një lexues i Respublicas: “kur t’jua blejnë votën...”
Një lexues i Respublicas, publikon prej disa ditësh në komentet të njëjtin tekst “si të mbrojmë pjesërisht votën”. Përpjekja për të krijuar një ndërgjegjësim është e lavdërueshme, edhe me koston e përsëritjes së vazhdueshme të të njëjtit tekst deri në bezdisjen e komentuesve të tjerë në sajt. Duke u simpatizuar me shqetësimin e lexuesit, po ia ripublikojmë në seksionin e “lajmeve” sugjerimin e tij.
Nëse dikush ju kërcënon për votën ose kërkon tua blejë, mund të veproni kështu:
Të paktën për një gjë Moore u tregua i qartë, për vizat amerikane. “Nuk është çështje negociatash” Nuk ka viza në të ardhmen e afërt (siç tha Ambasada)!
Në bisedën e gjatë të Moore me një grup gazetarësh në Ambasadë, zyrtari amerikan iu shmang pyetjeve të drejtpërdrejta të gazetarëve, duke mos thënë thuajse asgjë. E vetmja gjë për të cilën ai u tregua fare i qartë, ishte përgjigja ndaj një pyetjet të Sokol Ballës në lidhje me premtimin e PD-së që do liberalizojë vizatr, premtim që Kryeministri vazhdon ta bëjë me kokëfortësi edhe pasi Ambasada deklaroi që nuk është proces që negociohet mes qeverive, por çështje kriteresh (individuale) të qytetarëve shqiptarë që paraqiten për të marrë një vizë.
Berisha i përmend Ramës “burrërinë”. Të jetë keq në sondazhe?
Duket se brenda fushatës së PD, diçka duket se nuk shkon mirë (të jetë perceptimi i humbjes?) përderisa Kryeministri është rikthyer tek gjuha e egër ndaj kundërshtarëve dhe sulmet personale. Pasi riktheu në Shkodër sulmet ndaj të Kristaq Ramës, pasi foli për skizofreni, dje, gjatë një takimi elektoral ka thënë (në përgjigje të këshillës së Ramës që të shkojë të punojë ‘gjysh full-time’):
Ambasada e SHBA-ve publikon të plotë bisedën mes zotit Moore dhe gazetarëve
Jonathan Moore, Drejtori për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin e Shtetit, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të respektojnë institucionet përgjegjëse të zgjedhjeve në Shqipëri dhe inkurajoi politikën shqiptare të votojë tre ligjet e mbetura nga paketa e ligjeve të nevojshme për të aplikuar për statusin e vendit kandidat për anëtarë në Bahskimin Evropian.
Ardian Ndreca është i sigurtë në fundin e Berishës; dhe 'paralajmëron' të tjerët që do vijnë pas
“Plaku i Viçidolit ka mbetë i fundit komunist në pushtet” – kështu e fillon Ardian Ndreca shkrimin e vet të publikuar në Tema, në të cilin shfaqet i sigurtë që këtë herë shqiptarët do ta largojnë nga skena: “E ndiejmë të gjithë se i ka ardhë fundi e këtë gja s’ka asnji forcë që ta ndalin; tashma Berisha asht i dënuem prej historisë, i mungojnë edhe dy dënime tjera: vota dhe gjykata”. E thotë këtë, pasi e ka bindje, se “gjithçka e keqe që i ka ardhë Shqipnisë në këto dy dekada mban firmën e tij dhe të lakejve të tij me përbamje politike transversale”.
Topi i kundërpërgjigjet Lubonjës në distancë: Alternativa ndaj abstenimit është numri 66…
Në një shkrim të sotëm në gazetën Panorama, Fatos Lubonja argumentonte se alternativa më e mirë në 23 qershor është vënia e një kryqi të madh të gjithë fletës së votimit. Nga Elbasani, Bamir Topi iu kundërpërgjigj sonte Lubonjës (pa iu referuar atij), duke u bërë thirrje votuesve që të mos qëndrojnë indiferentë, sepse abstenimi është sëmundja më e rëndë e demokracisë.
“T'i kthejmë ditët e fushatës zgjedhore në një ortek komunikimi me të gjithë banorët për të votuar numrin 66, që është numri i FRD-së në fletën e votimit”, tha Topi.