Arkiv-Lajme

Shënim: Dy modele të kundërta udhëheqësish çamë

Postuar në 29 Maj, 2013 05:15

Gazeta Dita njofton se mbrëmë ka patur një duel në distancë mes dy udhëheqësve të partive çame në qytetin e Fierit. Ndërkohë që udhëheqësi i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, po prezantonte kandidatët e partisë së tij në qarkun e Fierit, udhëheqësi i Aleancës Popullore të Lëvizjes Çame, Artur Dojaka, prezantoi kandidatët e përtisë së tij në këtë qark.

SHËNIM: A mos po kopjojnë politikanët kosovarë gjuhën e “Doktorit”? Për ta, kryetari i opozitës quhet “Edvin Kristaq Rama”

Postuar në 29 Maj, 2013 04:28

Paradokset kosovare vazhdojnë të çudisin. Rasti më i fundit është ai i Skënderajt, ku disa politikanë lokalë kanë kundërshtuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi” Edi Ramës. Dhe jo për titullin, sesa për mënyrën sesi shprehen

Përtej debatit mbi nevojën që ka Rama për të qenë Qytetar Nderi i Skënderajt, dhe kundërta, nevojën që ka kjo qytezë të ketë Qytetar Nderi atë që ka qenë Kryebashkiak i Tiranës për mbi një dekadë, të bien në sy argumentet e përdorura nga politikanët lokalë të Skënderajt, Drenicë, Kosovë.

Peza Berishës: Të ka djegur kandidimi im për opozitën; dhe u hakmorre ndaj gruas sime

Postuar në 29 Maj, 2013 04:04

Alfred Peza dje dha një prononcim për respublica-n pas sulmit që i bëri kryeministrit. Ndërsa sot i ka dhënë një përgjigje më të gjatë, dhe e nis, në stil gazetaresk (do t’i duhet kohë t’i shpëtojë gazetarisë, me sa duket), duke shpjeguar fillimisht rrethanat e ngjarjes: “Po vijoja fushaten time, kur nga stafi me njoftuan se Berisha me kishte sulmuar personalisht gjate fjales se tij”. Dhe pastaj përmbledh lajmin: “Ne stilin e tij, kete radhe, ishte marre me bashkeshorten time.

Gazetat e Tiranës, në mungesë të scoop-it, luajnë me emrin e Moore-it (muritt)

Postuar në 29 Maj, 2013 03:38

Shtypi i Tiranës e ka komentuar në mënyrën e vet vizitën (ende të pambyllur) të Jonathan Moore-it. Sot disa gazeta bënin një lojë fjalësh me shqiptimin e emrit Moore (mur) dhe kuptimin e murit në gjuhën shqipe. “Doktori i bie Moore-it me kokë”, thosh Dita. Ndërsa Shqipi ishte më pak stilistik: Moore përballet me murin në zyrën e Berishës.

Sandër Lleshi: “Më kanë shkarkuar; jam i habitur; nuk i di arsyet”

Postuar në 29 Maj, 2013 03:00

Lajmin mbi shkarkimin e gjeneral Sandër Lleshit nga detyra e zv. Shefit të Shtabit të Përgjithshëm me dekret presidencial e ka publikuar qysh dje Tema online. Dekreti është nënshkruar qysh më 21 maj, por nuk ekziston asnjë gjurmë e tij në websitin e Presidencës, thuhet në gazetën e Mero Bazes, dhe po aty saktësohet se “nuk janë dhënë motivacionet e shkarkimit”.

Agron Duka: “PD-ja ka bërë shumë fushata; nga njëra fushatë në tjetrën, ndryshojnë parrullat, akuzat, shënjestrat”

Postuar në 29 Maj, 2013 02:05

 

Agron Duka ka dhënë një intervistë të gjatë për Alqi Koçikon, kryredaktorin e revistës “Klan”, ku flet për Ramën, për socialistët, për biznesin, për bujqësinë, dhe mbi të gjitha për veten e tij. 

Për kandidimin:

“...nuk kam asnjë kufi ndarës me programin e PR-së, përkundrazi...”

Për Ramën:

“...tani është rikthyer tek një e majtë e bashkuar, por një e majtë që nuk ka as bisht e as kokë. Është butaforike ajo që po ndodh këto ditë me “konfliktin” se kush do të jetë kryeministri i Rilindjes, Rama apo i “rilinduri” Meta…”

Falsifikime edhe në trungun familjar të vetë Ministrit të Brendshëm?!

Postuar në 28 Maj, 2013 18:04

Janë botuar disa javë më parë një listë emrash që rezultojnë shtetas shqiptarë në regjistrin e Gjendjes Civile por janë identitete fantazmë të prodhuar me falsifikim. (pati edhe një debat dje në KQZ për këtë problem).

Këto identitete (janë me mijëra) gjenden në listat zgjedhore, por nuk është vetëm ky problemi. Këto karta dhe pasaporta me emra shtetasish që nuk ekzistojnë janë prej vitesh në qarkullim, madje ka një treg të zi të tyre. Një kriminel apo një person me probleme, shqiptar ose jo, mund të blejë identitete të tillë false, të lëshuara zyrtarisht nga shteti shqiptar.

Dy auditues që verifikojnë të njëjtat dokumenta e nuk shohin të njëjtat gjëra. A do kemi zgjedhje, vallë?

Postuar në 28 Maj, 2013 16:46

Dy audituesit e emëruar nga KQZ-ja pranë Ministrisë së Brendshme kanë raportuar sot mbi gjendjen në listën përfundimtare të zgjedhësve. Dhe kanë prezantuar të dhëna kontradiktore. Audituesi i PD-së raportoi vetëm 1130 emra të dyshuar si të dubluar në listën përfundimtare, ndërsa audituesi i opozitës raportoi për plot 27 mijë të tillë; raportoi gjithashtu për 348 mijë shtetas pa adresë.

Berisha: "Peza flet për regjim, por e shoqja ishte drejtoreshë". Ishte? S'është më? Pse?

Postuar në 28 Maj, 2013 15:06

Berisha në Peqin ka sulmuar Alfred Pezën. Dhe ka sulmuar në stilin e tij, duke tërhequr në lojë familjarë. Në këtë rast, gruan e Alfredit që ai e quan Alfredica: “Për Alfredin do u them dy fjalë. Kur kandidoi, një natë në Televizion thoshte regjimi i tmerrshëm i Berishës. Tani Alfred, nëse karakteri i burrit ekziston dhe ekziston mund të them se paske deficit të lindur. Në kohën kur Alfredi çirrej ne Televizion për regjimin e Berishës, Alfredica ishte drejtoreshë në regjimin tim.”

Shënim: Berisha nuk do ‘dorëzohet’. Ç’qëndrim do mbajë Departamenti i Shtetit?

Postuar në 28 Maj, 2013 14:41

Berisha ka dhënë një deklaratë pas takimit që ka pasur me Jonathan Moore-in, dhe kjo deklaratë tregon se biseda nuk ka shkuar mirë. Por nga ana tjetër duket se vetë Berisha do t’i shkojë deri në fund planit të tij. Në njoftimin për shtypin nga kryeministria thuhet: “Kryeministri u shpreh se, në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme