Arkiv-Lajme

Mbledhja e SEECP-it në Ohër: Presidenti Nishani ndërron mendje. “Nuk do të shkoj në Ohër”, thotë sot

Postuar në 28 Maj, 2013 11:14

Irma Toptani, zëdhënëse e Presidentit Nishani, ka konfirmuar dje për gazetën Tribuna në Kosovë, se “Presidenti Nishani do të marrë pjesë në summit-in e SEECP-it që do të zhvillohet në Ohër më datë 1-2 qershor 2013”. Por Presidenca jonë duhet të ketë pasur ndonjë dyshim mbi këtë pjessëmarrje, pasi po aty Toptani ka lënë një shteg për ridiskutim të këtij vendimi: “Nëse kemi ndonjë reagim tjetër, ndërkohë atë do ta komunikojmë”.

Rama Berishës: Do të bëjmë gjysh; dhe do ta heqim antiplumbin dhe çetën e 200 rojeve që të vinë nga pas

Postuar në 28 Maj, 2013 10:54

Nuk ka takim elektoral që Berisha të mos merret me kundërshtarët, e më shumti me Ramën. Kohët e fundit ka filluar të përdorë etiketa të llojit “i sëmurë psikik”, “i biri të atit”, etj, të cilat kish ca kohë që nuk i përdorte. Por më së shumti është marrë me autobuzin elektoral të Ramës. Rama është marrë gjithashtu me Berishën, dhe i është drejtuar në çdo rast me emrin “Saliu”. Ndërsa sot, Rama është kapur pas jelekut antiplumb që Berisha mban të veshur prej kohësh.

Moore takohet me Berishën, por nuk është thënë asgjë më shumë se sa kaq

Postuar në 28 Maj, 2013 10:15

Asnjë lajm nuk ka dalë lidhur me takimin në kryeministri mes Berishës dhe zyrtarit amerikan Jonathan Moore. Dihet që takimi është kryer, por nuk dihet asgjë më tepër. Nuk dihet sa ka zgjatur takimi, me kë ka qenë i shoqëruar zyrtari i DASH-it, si ka rrjedhur biseda, për çfarë është folur (ndonëse kjo merret me mend), etj. Në faqen web të Këshillit të Ministrave flitet për takimet elektorale të Berishës, për takime me transportues e për një fjalim që ka mbajtur lidhur me energjinë, por nuk ka asnjë info mbi këtë takim.

Kokëdhima: Pse demokratët e urrejnë Ramën? Është frut i taktikës berishiane të demonizimit të kundërshtarit.

Postuar në 28 Maj, 2013 09:57

Mbrëmë, në programin ‘’360 gradë’ të Artur Zhejit në Neës 24, përballë Koço Kokëdhimës ishin Mustafa Nano e Henri Çili. Në një moment, Nano pyet botuesin e Shekullit, që është përfshirë në listën e kandidatëve për deputet të PS-së: “Ka një urrejtje të socialistëve për Berishën dhe një urrejtje të demokratëve për Ramën. Unë arrij ta shpjegoj urrejten e socialistëve për Berishën. Ju keni një shpjegim të urrejtjes së demokratëve për Ramën?”

Filloi moda e sms-ve elektorale; një i mbërrin dhe Ramës; nga Berisha

Postuar në 28 Maj, 2013 08:33

Berisha u ka dërguar një sms elektorale pajtimtarëve të telefonisë celulare, që janë në të njëjtin rrjet me të, dhe teksti bën kështu: “Gjetëm një vend jashtë NATO-s, me radhë për viza, me rroga e pensione mjerane e me mungesa në drita, ujë, rrugë, shkolla e investime, [dhe] sot vendi ka ndryshuar shume, por kemi ende shumë për të bërë”. Po aty thotë: Mirëpres sugjerimet tuaja për mandatin e ri tek 067 2099410.

PD-ja nuk “njeh” Kosovën si shtet i pavarur

Postuar në 28 Maj, 2013 08:15

Nëse kishte dyshime se PD ka angazhuar njerëz të shkathët për luftën on-line, ato dhe mund të mos kenë bazë. Faqja e PD-së përmban jo vetëm një gabim elektronik, por më shumë politik. Ka qenë gazeta TEMA që ka nxjerrë se në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në Facebook është edhe një hartë ku Kosovës “i mohohet pavarësia”/ bëhet fjalë për një reklamë për lëvizjen e lirë, ku shihet harta e Evropës dhe shtetet ku mund të lëvizësh pa viza, por aty shfaqet një hartë ku nuk ekziston Kosova si shtet i pavarur, por e përfshirë në shtetin serb.

Për hatër të Serbisë Maqedonia përjashton Kosovën nga samiti i Evropës Juglindore. Presidentit Nishani as nuk “ia ndjen”!

Postuar në 28 Maj, 2013 07:25

Mediet kosovare janë hapur sot me akuzën se Shqipëria nuk solidarizohet me Kosovën për në Samitin e procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që mbahet më 1 qershor në Ohër. Kosova është injoruar nga Maqedonia, duke mos e ftuar në Samitin e Ohrit, ndërsa Shqipëria e presidentit Nishani nuk ka asnjë “reagim”. Irma Toptani, zëdhënëse e Presidentit Nishani, ka konfirmuar për gazetën “Tribuna” në Kosovë: “Po do të marrim pjesë. Nëse kemi ndonjë reagim tjetër, ndërkohë atë e komunikojmë”.

Grillo ka humbur keq, dhe u vërsulet votuesve: Po e shkatërroni këtë vend

Postuar në 28 Maj, 2013 06:25

Siç është marrë vesh, partia e Grillos në Itali ka dështuar në mënyrë spektakolare në zgjedhjet administratve të zhvilluara të dielë e të hënë në qindra komuna italiane, dhe ky është lajmi i vetëm që del nga këto zgjedhje. Lëvizja Pesë Yjet ka marrë më pak se gjysmat e votave që mori disa muaj më parë në zgjedhjet parlamentare, dhe nuk ka mundur qoftë dhe të dalë në një balotazh në qytetet kryesore.

Vizat, Berisha di më shumë se Ambasadori amerikan: do t’i heqim(!?)

Postuar në 28 Maj, 2013 05:02

Duket se Kryeministri shkon me idenë se një gënjeshtër, po u përsërit shpesh dhe e veshur me “kostum” shtetëror në mendjen e publikut ngulet si e vërtetë.

Ambasada amerikane sqaroi se vizat nuk mund të hiqen, jo se duhen plotësuar kritere shtetërore ose qeveritare, por se qytetarët shqiptarë nuk plotësojnë kriteret personale të marrjes së të drejtës për hyrje në ShBA. Pra, nuk ka asgjë qeveria në dorë, por është një proces shumë i avashtë (ekonomik dhe social) që duhet ta kalojë krejt shoqëria  shqiptare.

Rusët e Kinezët po dynden në Greqi, ku po privatizohet sektori publik

Postuar në 28 Maj, 2013 04:50

Greqia, siç u është premtuar “sponsorëve” të saj në këtë krizë të sajën, dmth Bashkimit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, është në një proces të thellë privatizimesh. Dhe ky fakt ka ngjallur oreksin e shumë vendeve të botës. Vendet e Europës po se po, por kanë shafqur interes të madh dhe dy fuqi jo europiane. Fjala është për Kinën e Rusinë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme