Arkiv-Lajme

Meta: Koha do ta tregojë nëse është Rama Kryeministri që i duhet Shqipërisë pas 23 qershorit

Postuar në 26 Maj, 2013 07:25

Në një intervistë për Shqiptarja.com, Meta shprehet se nuk ka asnjë peng nga qeverisja me Berishën. Ai thotë se të dy palët (PD dhe LSI) kanë qenë të ndërgjegjshëm që koalicioni nuk do të ishte i lehtë dhe po ashtu edhe qeverisja. Megjithatë, sipas tij, aleanca me PD ka funksionuar më mirë nga ç’ishte menduar në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes. Ai madje thotë se e kish mundësinë të vazhdonte të qeveriste me Berishën, “por kjo nuk ishte në interes  të vendit, për të ardhmen”.

Meta: Koha do ta tregojë nëse është Rama Kryeministri që i duhet Shqipërisë pas 23 qershorit

Postuar në 26 Maj, 2013 07:25

Në një intervistë për Shqiptarja.com, Meta shprehet se nuk ka asnjë peng nga qeverisja me Berishën. Ai thotë se të dy palët (PD dhe LSI) kanë qenë të ndërgjegjshëm që koalicioni nuk do të ishte i lehtë dhe po ashtu edhe qeverisja. Megjithatë, sipas tij, aleanca me PD ka funksionuar më mirë nga ç’ishte menduar në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes. Ai madje thotë se e kish mundësinë të vazhdonte të qeveriste me Berishën, “por kjo nuk ishte në interes  të vendit, për të ardhmen”.

(idealisti) Dr. Flori: Nuk kam asgjë me Ilir Metën, përkundrazi e vlerësoj si politikan

Postuar në 26 Maj, 2013 05:03

Balkanweb ka bërë një intervistë me Dr. Florin, këngëtarin që ditën e hapjes së fushatës nxori si "rastësisht" një këngë kundër Edi Ramës.

Intervistuesi Erald Rexho, e pyet nëse zhgënjimi nga marrëveshja Rama-Meta nënkupton që është edhe kundër Metës, sepse, pyet gazetari, “keni kënduar në gëzimet e tij familjare”.

Dhe Dr. Flori përgjigjet: “Nuk kam asgjë me Ilir Metën, madje përkundrazi e vlerësoj si politikan. Sidoqoftë, unë nuk marr përsipër të komentoj ose të vlerësoj paktet që bëhen, por jam i lirë të them atë që ndjej kur ideali im përdhoset.”

Shqipëria as humbet dhe as fiton asgjë ditën e hënë (a të enjten) nëse miraton tre ligjet?

Postuar në 26 Maj, 2013 04:32

Të hënën mund të votohen 3 ligjet.. por me një kusht të vockël, së bashku me amnistinë fiskale (e refuzuar për votim nga opozita)! Kërkesa i është bërë Kuvendit nga Kryeministri Berisha, i cili ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme (sipas Shqiptarja.com për të enjten, në vend të së hënës së pritur), për votimin e tri ligjeve të integrimit dhe amnistinë fiskale.

Kryetari i PDSh-së në Maqedoni, Thaçi, hoxhallarëve: “do ju vë nga një kryq në ballë”!

Postuar në 26 Maj, 2013 04:14

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Maqedoni, Menduh Thaçi, vazhdon të haajë inat me votuesit shqiptarë të Tetovës për humbjen e partisë së tij në këtë qytet, dh endër të tjera, ka akuzuar edhe hoxhallarët, për të cilët ka thënë se duhet t’iu vendoset nga një kryq pasi kanë legalizuar politikën e vendosjes së kryqeve nëpër Maqedoni (?!)

Deklarata e Thaçit është bërë në televizionin “Koha”, ku ai thjesht ka përsëritur deklaratën e dhënë dhe më parë për gazetën maqedonase “Dnevnik”.

Preç Zogaj mbi IPR Marketing: qëndrueshmëria e votave të AK, shenjë se sondazhi s’mund të hidhet poshtë

Postuar në 26 Maj, 2013 03:13

I pyetur nga MAPO dje, Preç Zogaj analizon dhe sondazhet e fundit të IPR Marketing, ku LSI figuronte si një force e rritur, Zogaj ka shprehur dyshimet e veta, duke thënë që nuk I duken bindëse, por mund të përdoret për të kuptuar tendenca. Zogaj nxjerr dy të dhëna “interesante” siç i quan ai: “E para, se LSI ishte rritur paksa në krahasim me të njëjtin sondazh të para disa javëve.

Berisha, leksion Ramës si drejtohet shteti: “Financat janë financa!” dhe “shifrat e financave lëvizin nga thesari në Bankën e Shtetit”

Postuar në 25 Maj, 2013 16:00

Sot u hap Konventa zgjedhore e demokratëve, ku u prezantua dhe programi i saj. Kësaj radhe, Berisha e pa të arsyeshme t’i mësonte Ramës si drejtohet shteti, dhe disa parime bazë sesi funksionon, si p.sh.: “Shqipëria ka drejtori rrugësh” dhe “financat janë financa”

Flutura Açka: Kur dalin në TV politikanët, shtyp “mute” dhe ata kthehen në kukulla pa zë...

Postuar në 25 Maj, 2013 13:29

Shkrimtarja Flutura Açka ka dhënë një intervistë sot te MAPO sipas linjës së pyetësorit të Prustit. E pyetur për gjërat që nuk i pëlqejnë (fare)  ajo rreshton “Mitingjet dhe krekosjet e politikanëve shqiptarë nëpër ekrane. Vetëm në vende me civilizim të dyshimtë ndodh kjo. Kur dalin ata në ekran, unë shtyp “mute” dhe ata kthehen në kukulla pa zë. Edhe personazhet e mi e bëjnë këtë, tani edhe shumë e më shumë qytetarë, madje.” Dhe shton edhe shijen e “Brussels Sprout, të vetmen të jeshiltë që nuk e gatuaj”

Borussia – Bayern, Heynckes fshehurazi është pregatitur për 11-metërshat!

Postuar në 25 Maj, 2013 11:05

Sot zhvillohet finalja e Champions League, një finale krejtësisht gjermane mes Borussia-s dhe Bayern-it. Ndjeshmëria e përgjithshme është që futbolli gjerman do të pushtojë botën, me Deutsche Fussball Liga (DFL) që ka një pritshmëri që të drejtat e Bundesligës të dyfishohen në vlerë nga 72milionë € në vit në 150 milionë €, vetëm prej suksesit ët këtij viti në Evropë.  Sonte, është përplasja mes trajnerëve: 68-vjeçari Heynckes dhe enigmatiku Jürgen Klopp, 23 vjet më i ri.

Shënim:Fantazia kreshnikiane e “1 milon kuqezinjve” shtrihet edhe te sondazhet…

Postuar në 25 Maj, 2013 08:59

Tek po pija dje një kafe te City Park, rreth orës 18:30, një mik më njoftoi se Vizion Plusi do të publikonte rezultatet e sondazhit të dytë të Institutit Piepoli në mbrëmje. I telefonova koleges Valbona Kurti të Vizion Plusit, për ta pyetur nëse kjo ishte vërtetë, dhe ajo më tha se rezultatet e sondazhit të dytë të Piepolit do të publikoheshin në 19:30.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme