Shqipëria as humbet dhe as fiton asgjë ditën e hënë (a të enjten) nëse miraton tre ligjet?

Postuar në 26 Maj, 2013 04:32

Të hënën mund të votohen 3 ligjet.. por me një kusht të vockël, së bashku me amnistinë fiskale (e refuzuar për votim nga opozita)! Kërkesa i është bërë Kuvendit nga Kryeministri Berisha, i cili ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme (sipas Shqiptarja.com për të enjten, në vend të së hënës së pritur), për votimin e tri ligjeve të integrimit dhe amnistinë fiskale. Në një editorial të vetin te Tema Online, Mero Baze e konsideron se :”problemi real që ne kemi është se procesi i marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtar nuk është i penguar nga tre ligjet, por nga një ligjësi, e cila dita- ditës po bëhet më e prekshme, varrosjen përfundimtare të standardit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kushtet respektive që vendos opozita dhe Berisha për paketën e tre ligjeve, njëri duke kërkuar me të drejtë hyrjen në fuqi pas zgjedhjeve dhe Berisha duke shtuar si kusht dhe një ligj të pamiratuar nga opozita për amnistinë dy vjet më parë, tregon se ata realisht e dinë që nuk ka asnjë emergjencë për miratimin e tre ligjeve, por ka vetëm një nevojë për debat rreth kësaj çështjeje.

Ndaj thotë Baze, votimi i 3 ligjeve nuk ka asnjë rëndësi, është thjesht veprim burokratik. Dhe, këmbëngul që standardi i zgjedhjeve është testi i vërtetë, dhe me zgjedhje të shkatërruara, 3 ligjet nuk do i vlejnë askujt, në mos, më e keqja do u vlejnë “shkatërruesve të ëndrrës sonë evropiane”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.