Preç Zogaj mbi IPR Marketing: qëndrueshmëria e votave të AK, shenjë se sondazhi s’mund të hidhet poshtë

Postuar në 26 Maj, 2013 03:13

I pyetur nga MAPO dje, Preç Zogaj analizon dhe sondazhet e fundit të IPR Marketing, ku LSI figuronte si një force e rritur, Zogaj ka shprehur dyshimet e veta, duke thënë që nuk I duken bindëse, por mund të përdoret për të kuptuar tendenca. Zogaj nxjerr dy të dhëna “interesante” siç i quan ai: “E para, se LSI ishte rritur paksa në krahasim me të njëjtin sondazh të para disa javëve. E dyta, Aleanca Kuq e Zi vazhdon të lundrojë në ujërat e një partie të tretë të rëndësishme, edhe pse është bojkotuar padrejtësisht dhe madje paturpësisht nga media shqiptare pas sulmit të paprecedent që i bëri kësaj lëvizjeje Edi Rama. Qëndrueshmëria e votave të AK-së është e vetmja e dhënë në fakt që më bën të mendoj se ka diçka për të mos u hedhur poshtë në këtë sondazh me celularë. Nga ana tjetër, nuk përjashtoj faktin se ka edhe fabrikim. LSI mund të jetë duke gërryer elektoratin socialist pas deklaratave se Meta do të jetë kryeministri, por kjo lojë nuk mund të vazhdojë. Socialistët do të rrisin vigjilencën dhe kohezionin e radhëve të tyre nga ky agresion brenda llojit. Në parim, një parti klienteliste si LSI, që nuk ka një program identifikues, ka arsye të zvogëlohet ose maksimalja të qëndrojë në nivelin e mëparshëm, por nuk ka arsye të rritet. Zgjedhjet do ta provojnë.”

k.c.

 

e plotë:

http://mapo.al/2013/05/25/ta-ndemi-rama-meta-lufte-e-eger-pe...

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Nuk ka arsye qe LSI te rritet? Arsyet apo mosarsyet e fryrjes artifiliale me botox electoral te LSI te duhet t&#39;i mbaje ne llogari Rama: Eshte qeveria e ardhshme qe do paguaje jo vetem per botoxin e Ilir Metes, por edhe per deformimin e vullnetit te qytetareve duke futur ne parlament surreter te dyshimte apo te konfirmuar si &quot;spektakolarisht te korruptuar&quot; , jo nga spekullimet e shtypit shqiptar, por prej kabllogrameve te Ambasades Amerikane te publikuara ne Wikileaks. Jam kurioz te di perkthimin e Zaloshnjes per termin &quot;spektakolarisht i korruptuar&quot; te Withersit. A ka ndonje nenkuptim per qeverisjen e ardhshme ky term, nese e marrim rotacionin si te mireqene?</p><p>Por le te marrim skenarin me te pagjase, sipas te cilit Meta e te&nbsp; tijte&nbsp; heq dore se vjedhuri dhe abuzuari me fondet publike, dhe vendos te qeverise &quot;me duar te pastra&quot;. Kush garanton stabilitet ne qeverisje me me nje PS te shantazhuar nga numrat e fryre me botox parazgjedhor te LSI, numra qe mjaftojne tashme per te rrezuar Ramen, ne çdo rrethane prishje humori brenda Koalicionit te Qelbesirave?&quot; Kembanat bien per ata qe kane veshe&quot;--siç eshte thene me shume se shpesh...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.