Arkiv-Lajme
Fotolajmi: Laura Vorpsi, luan “pistoletash”
Në një Fotolajm, Gazeta Dita sjell një foto të Zëdhënëses së PD, Laura Vorpsi, duke pozuar me një pistoletë. Ky foto-lajm, mund të mos ngrejë shumë peshë në realitetin politik shqiptar ku ka personazhe që kanë bërë më shumë sesa thjesht të pozojnë me pistoleta, por, në çfarëdo lloj vendi tjetër (normal) kjo foto do të kishte ngritur një stuhi.
Sipas Dita-s, ende nuk dihet se në çfarë kohe është bërë kjo foto dhe nëse pistoleta është e vërtetë apo lodër (a thua do kishte rënëdësi).
Më 2050, gjysma e 9 miliardë njerëzve në Tokë do të bien në varfëri ekstreme prej mungesës së ujit!
Brenda 1 ose 2 brezash, gjysma e njerëzimit do të vuajë për ujë. 500 nga shkencëtarët më në zë të botës për çështjet e ujit parashikojnë se nëqoftëse do të vazhdojë aktiviteti shkatërrues e njeriut dhe injorimi i problemit nga qeveritë e botës, gjysma e 9 miliardë njerëzve do të vuajnë nga mungesa e theksuar e ujit më 2050, njofton Independent. Çfarë do të ndodhë pas kësaj? Migrim në masë i popullatave nga vendet e thara nga uji, të shoqëruara me tensione, dhe varfëri masive.
Vandalizëm në shtëpinë e Kongresit të Manastirit, Prishtina e Tirana nuk reagojnë, kanë “hallet e tyre”
Se sa e duan atdheun politikanët në Tiranë dhe Prishtinë, kjo mund të testohet fare thjesht përmes ngjarjes lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir (në foto, burimi: INA). Deri sot asnjë reagim nuk ka pasuar nga Qeveria Shqiptare, ndërsa burime pranë saj deklaruan për agjencinë e lajmeve INA se për shkak të fushatës zgjedhore, nuk synohet që të keqpërdoret kjo situatë dhe të përfitohet për qëllime politike (!!)
Shqipëria e Arben Imamit: flas me qindra qytetarë në ditë, dhe s’kanë më shumë se 5 probleme (sa gishtat e dorës)
Arben Imami ka dhënë një intervistë te Mapo. Pa koment, pjesa kur flet për Shqipërinë (e PD-së):
Drejtoresha e Ismail Qemalit: pikëpamjet Berisha-Rama mbi “lirinë” e nxjerrjes së nxënësve për fushatë
Nxjerrja e fëmijëve e nxënësve në fushatë, vazhdon të jetë një gangrenë e politikës agresive “të fitojmë me çdo mjet”, që pason atë të nxjerrjes së buxhetorëve në mitingje. Por, sigurisht nuk paraqet problem për Kryeministrin që e ka shtruar në kuadrin e lirisë: “Unë u them arsimtarëve që jeni të lirë të mbështesni partinë që ju besoni. Ju nuk jeni qenie laboratorike.
Fushata sipas Henri Çilit: “amerikanët e Berishës vs anglezit të Ramës (!)
Henri Çili duket se tenton të minimizojë efektin Tony Blair në fushatë e Ramës duke bërë sot një shkrim në thelbin e të cilës është modaliteti sesi po zhvillohen dy fushatat më të mëdha. Cirku këtej, mitingjet e stërmëdha andej, thotë Çili, e që sipas tij reflekton dy kultura të mëdha: “Anglezët apo [siç e minimizon ai] anglezi i Ramës versus amerikanëve të Berishës.”
Bregu akuzon Ramën për stonaturë tek “Ra Sala Prej Fiku”
Duket se “dajret” e Ramës janë një gjetje shumë acaruese për PD, e aq më tepër versioni me ‘Sal’ i këngës “Ra Faja Prej Fiku”, përderisa dhe Ministrja e Integrimit ka reaguar fort ndaj performancës të përdorur në hapjen e fushatës së PS. Ministrja Bregu akuzon se “[ata] janë stonaturë e gjallë”, e quan Edi Ramën “dhëndri i ri i Tiranës” dhe hapjen e fushatës së PS, “aheng”.
Ja ç’shkruan Bregu, sipas Tema-s online:
Drejtoresha e Ismail Qemalit, Vojsava Thanasi, padit Ramën... në parti!
Kreu i opozitës është akuzuar për intimidim ndaj funksionarëve shtetërorë, dhe pikërisht nga vetë Kryeministri Berisha gjatë fushatës dje në Peshkopi. Sot është gazeta Panorama që publikon 2 mesazhet “kërcënuese” të Ramës ndaj Drejtoreshës së shkollës së Mesme Ismail Qemali, Vojsava Thanasi, në lidhje me nxjerrjen me dhunë të nxënësve në fushatë.
I pari është mesazhi i dërguar (siç thotë dhe gazeta) pas një bisede telefonike (e që Drejtoresha e ka raportuar në parti, por jo në Prokurori), ndërsa i dyti, i dërguar nga Rama pasi u akuzua nga Kryeministri për agresion.
Topi në “Tonight”, sulmon Topallin shmang Bashën. Për Biberajn dera është e hapur, Krasniqi është në FRD
I ftuar në “Tonight” të Ilva Tares, Bamir Topi ka rikonfirmuar besimin e tij për të marrë 7 deputetë, nga të cilët, 2 në Durrës (Gazmend Oketën dhe Sami Gjergjin).
Financimin e fushatës së FRD ai e konsideroi si një “sjellje shumë modeste, vetëm me kontribute të anëtarësisë” dhe komenton [fushatën e PD]: “Ka paradoks të madh kur financat janë në krizë, sot ti shikon shpenzime të jashtëzakonshme ende pa filluar fushata, duke hedhur fishekzjarrë se kanë fobinë se nuk do i hedhin dot pas 23 qershorit.”
Një gazetare egjyptiane heq shaminë në trasmetim live; përballë kish një imam
Televizioni egjyptian al-Nahar ka transmetuar një intervistë që gazetarja dhe moderatorja Riham Said i ka marrë një kleriku, imamit Yousuf Badri. Dhe aty ka ndodhur një ballafaqim i pazakontë mes të dyve. Gazetarja, pak para regjistrimit, ish duke folur me imamin, dhe nuk mbante shami mbi kokë. Imami nuk ishte i shqetësuar nga ky fakt. Madje, bisedonte me të duke ia ngulur shikimin në kokërdhok të syrit. Në momentin që po fillonte regjistrimi, imami i kërkoi të vinte shaminë.