Topi në “Tonight”, sulmon Topallin shmang Bashën. Për Biberajn dera është e hapur, Krasniqi është në FRD

Postuar në 25 Maj, 2013 03:11

I ftuar në “Tonight” të Ilva Tares, Bamir Topi ka rikonfirmuar besimin e tij për të marrë 7 deputetë, nga të cilët, 2 në Durrës (Gazmend Oketën dhe Sami Gjergjin).

Financimin e fushatës së FRD ai e konsideroi si një “sjellje shumë modeste, vetëm me kontribute të anëtarësisë” dhe komenton [fushatën e PD]: “Ka paradoks të madh kur financat janë në krizë, sot ti shikon shpenzime të jashtëzakonshme ende pa filluar fushata, duke hedhur fishekzjarrë se kanë fobinë se nuk do i hedhin dot pas 23 qershorit.”

Topi duket se nuk kërkon të konfliktohet as në distance me Lulzim Bashën, pasi I pyetur për marrëdhëniet me të, thotë thatë: “Kemi marrëdhënie korrekte në distancë, jemi në pozicione të ndryshme politike.” Ama, nuk I kursen sulmet për Topallin, edhe pse në stilin e vet jo agresiv:

“Si kryetare e parlamentit është totalisht jashtë detyrës së saj, me implikime të forta që e akuzojnë për  mungesë të respektimit  të detyrimeve kushtetuese. Duhet të respektojë Kushtetutën, të mos fyejë opozitën,në raste specifike edhe deputetë të mazhorancës, që këtu fillon dhe kompromentohet misioni i kryeparlamentarit,” e më tej, kur Tare e pyet për Shkodrën si bastion të Topallit, thotë thjesht “Nuk duhet të fyhet kështu, Shkodra ka qenë djep i kulturës së shqiptare...”

Për të pakënaqurit nga listat, Krasniqi e Biberaj, ai thotë se”Krasniqi vazhdon të jetë pjesë e FRD, në pamundësi për të marrë atë pozicion që i takonte me të drejtë për shkak edhe të konkurrencës së fortë, bëri atë akt moral. Për Biberaj, ka pasur polemika brenda grupit për zgjedhjen e treshes për Tiranën. Ne vendosëm kolegjialisht që numri 2 të jetë një zonjë. Biberaj është i mirëpritur të vazhdojmë betejën, gjithsecili është në shtëpinë e tij në FRD.” Për Biberajn, thotë edhe se “Dera është e hapur. Unë për asnjë nga kandidaturat nuk kam vendosur me mekanizmin e vetos.”

k.c.

E plotë:

http://gazetadita.al/topi-topalli-shkeli-kushtetuten-frd-do-jete-ne-parlament/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.