Një gazetare egjyptiane heq shaminë në trasmetim live; përballë kish një imam

Postuar në 24 Maj, 2013 18:34

Televizioni egjyptian al-Nahar ka transmetuar një intervistë që gazetarja dhe moderatorja Riham Said i ka marrë një kleriku, imamit Yousuf Badri. Dhe aty ka ndodhur një ballafaqim i pazakontë mes të dyve. Gazetarja, pak para regjistrimit, ish duke folur me imamin, dhe nuk mbante shami mbi kokë. Imami nuk ishte i shqetësuar nga ky fakt. Madje, bisedonte me të duke ia ngulur shikimin në kokërdhok të syrit. Në momentin që po fillonte regjistrimi, imami i kërkoi të vinte shaminë. Nisi në këtë moment një ballafaqim, që vijoi edhe në transmetimin live mes të dyve, ku vajza i kërkonte të dinte “pse atij nuk i kish bërë përshtypje fakti që para regjistrimit ajo ish pa shami, dhe pse ia kërkonte këtë gjë veç gjatë regjistrimit”. Imami këmbëngulte që ajo të vishte velin, por gazetarja kërkonte prej tij që të shpjegonte shtirjen e hipokrizinë, me fjalë të shpjegonte qëndrimin e shpenguar me kamera të fikura përballë një vajze të zbuluar, e pastaj qëndrimin fanatik me kamera të ndezura. Ishte argëtuese situata, në të cilën, në sytë e kamerave, imami namusqar mbante sytë në një drejtim tjetër, i vendosur për t’mos ia hedhur sytë gazetares së zbuluar. Derisa në fund, gazetarja e hoqi fare hijabin, dhe po e mbante në dorë në një formë të shkujdesur. Debati u mbyll nga vajza, e cila u çua dhe u largua nga studioja.

Skenën mund ta shihni në versionin video në rubrikën tonë të ‘video-lajmit”, në kolonën multimediale në të djathtë të faqes sonë web.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Islamizmi ka dy aspekte, aspektin fetar (per te cilin bota nuk preokupohet fare) dhe aspektin Sheriat (qe i robnon muslimant dhe i nxjerr telashe botes).

Sheriati islamik asht i destinuem te falimentoje dhe falimenti do ti vije nga mbrenda botes islame.

Submitted by Milano (not verified) on

Vetem (deleted) mos jep mendime se je bere aq i famshem saqe u dhembin syte njerezve kur lexojne emrin tend...

Submitted by Drini (not verified) on

Islamizmi ka dy aspekte, aspektin fetar (per te cilin bota nuk preokupohet fare) dhe aspektin Sheriat (qe i robnon muslimant dhe i nxjerr telashe botes).

Sheriati islamik asht i destinuem te falimentoje dhe falimenti do ti vije nga mbrenda botes islame.

Submitted by Pirro (not verified) on

Te gjitha sektet fetare te kesaj Bote do te falimentojne nje dite, eshte vetem çeshtje kohe! Feja eshte helm per njeriun, nje helm qe e verbon me dokrra & dogma, e frikeson me perralla idiote dhe i ndal progresin me detyrime e rituale qe s'ka Hyjni a Perendi t'i kete rekomanduar ndonjehere!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Këtë është mirë ta shikojnë gratë dhe vajzat myslimane që mbajnë shami dhe ta kuptojnë se sa të shëmtuara duken dhe sa të përulura janë prandajë bravo vajzës Egjyptjane

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.