Arkiv-Lajme

Berisha: Pres opozitën të bëjë zëvendësimet në KQZ. Nuk duan? Është çështje e tyre

Postuar në 27 Maj, 2013 08:15

Berisha (me të vetët, sigurisht) është i vetëm kundër të gjithëve përsa i takon KQZ-së“. Dhe çdo ditë jep prova se nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë hap prapa. Dje dhe sot i ëhstë kthyer kësaj teme edhe ngaqë sot prêt të takojë emisarin amerikan Jonathan Moore; me këtë ka dashur t’ia bëjë me dije mikut nga Washingtoni se kryeministri vendit nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim e nuk ka ndërmend t’u bindet presioneve.

Kanë: Palma e Artë për filmin "La Vie d'Adele”, Regjia më e mirë për meksikanin Amat Escalante

Postuar në 27 Maj, 2013 08:12

 

Festivali më prestigjioz i filmit në botë, ka mbyllur edicionin e 2013 dhe ka dhënë çmimet e veta.

Regjisori meksikan Amat Escalante fitoi çmimin e regjisë më të mirë, dhe dukej më i lumtur që po e merrte çmimin nga duart e Steven Speilberg-ut, sesa nga vetë çmimi. Çmimi i parë i shkoi francezit me origjinë arabe, Abdellatif Kechiche, për filmin “Jeta e Adelës, Kapitulli 1&2”

Edhe në Athinë do të ndërtohet një xhami. Por jo të gjithë janë dakord

Postuar në 27 Maj, 2013 07:02

Nga Greqia kanë filluar të dalin lajme të mira përsa i takon situatës ekonomike. Nuk para dëgjohet të flitet për protesta e demonstrata në rrugë. Para një viti ishte Wall Street Journal që thoshte se Greqia ka marrë fund dhe se ajo do të dëbohet nga klubi i BE-së. Sot është po kjo gazetë që thotë se “Greqia ka dalë nga situata e rrezikshme”.

Ish-Drejtori i Spaçit, Meto Kondi: Lubonjës i flisja si prind! Të burgosurit i trajtoja si intelektualë

Postuar në 27 Maj, 2013 06:35

Ish-Drejtori i burgut famëkeq të Spaçit, Meto Kondi,  ka dhënë një intervistë për gazetën Telegraf ku thotë se të burgosurit i ka trajtuar si intelektualë. Madje, për Lubonjën, thotë se “ i kam folur disa herë si prind”. Madje, i pyetur se çfarë bëri me Fatos Lubonjën para se ta fuste në birucë, përgjigjet: “Unë e thirra të bisedonim Dhe i thashë se si intelektual duhej ta kuptonte pozitë e vet të vështirë, por dh epozitën tonë si eprorë.

Ushtria elektronike Siriane godet sistematikisht portalet e informacionit që i kosndierojnë anti-Asad. Ndër to, BBC, Associated Press, Guardian dhe Financial Times!

Postuar në 27 Maj, 2013 06:13

"Çdo foto tregon një histori" ka qenë një devizë mediatike e kohëve më parë. Tani, në kohën e teknologjive të reja, po transformohet në “çdo video tregon një histori”, dhe kjo po zbatohet në mënyrë të qëllimtë përmes një vargu videosh amatore të ngarkuar me qëllim politik. Këtë e vërteton më së miri lufta civile në Siri, ku forcat që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad kanë xhiruar me kamera video ku shokët e tyre drejtojnë pushkët.

Mijra kosovarë në rrugë kundër Eulex-it e në mbrojtje të UÇK-së; me ta Adem Demaçi e Leonora Jakupi

Postuar në 27 Maj, 2013 05:53

Eulex-i ka akuzuar dhe ka dhënë urdhërin e arrestit për disa ish komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kjo nuk është pritur mirë nga organizatat e dala nga lufta. Këto të fundit kanë mbajtur sot, siç ishte lajmëruar, një protestë kundër vendimit të Eulex-it. Kanë qenë mijra vetë që kanë dalë në rrugë. Aty ka folur dhe Adem Demaçi: “Ne kemi pritur nga Eulex-i që të na ndihmojë në zgjidhjen e disa çështjeve të mbetura [pezull], në ndriçimin e krimeve të kryera nga Serbia, por ne nuk kemi pritur nga ata që çlirimtarët t’i bëjnë kriminelë të luftës”.

Debati akademik zbret në faqet e shtypit: Paul Krugman versus Kenneth Rogoff dhe Carmen Reinhart

Postuar në 27 Maj, 2013 05:18

Debati akademik ka zbritur në faqet e shtypit. Në SHBA, sigurisht. Është fjala për një përplasje faqe botës midis dy ekonomistëve të Harvard-it, Kenneth Rogoff dhe Carmen Reinhart dhe ekonomistit tjetër më të famshëm, ndoshta më të famshmit në planet, atij të universitetit Princeton, që në të njëjtën kohë është dhe columnist i gazetës New York Times, madje dhe nobelist; është fjala për Paul Krugman-in.

Edi Paloka, Berisha po shpërthen sheshet, Rama mbyllet nëpër vrima

Postuar në 27 Maj, 2013 05:00

Në një intervistë tek Gazeta Shqiptare, Edi Paloka e shpjegon kështu fushatën: “Berisha ka shpërthyer sheshet, Rama po mbyllet nëpër vrima” dhe më pas ka bërë një ironi politikisht jo fort korrekte duke thënë se “na u prezantua dhe si dhëndër Tirane, ndërkohë që nga Tirana u detyrua të ikte si “nuse”... [në Vlorë].. Dhe më pas shton se “ e vetmja deklaratë që mund të konsiderohet e sinqertë është ajo që ka bërë pas takimit me përfaqësuesit e grupit të LGBT-ve, se që nga ’90-a është në krah të tyre. Dhe ky është vetëm fillimi.

Shënim: “Fahri Balliu dhe Lulzim Basha marrin çmime ndërkombëtare. Woops!”

Postuar në 27 Maj, 2013 03:53

Në numrin e sotëm të Mapos jepet lajmi se Fahri Balliu ka marrë një çmim ndërkombëtar me titullin “Integriteti në gazetari”. Duket si lajm i marrë nga ndonjë rubrikë humoristike, por në fakt është lajm i vërtetë. Prandaj po përsërisim: Fahri Balliu ka marrë një çmim ndërkombëtar, dhe çmimi e ka emrin “Integriteti në gazetari”. Këtë çmim ia ka dhënë në New York Qendra Hebraike ‘Shabad’.

Maks Velo: të tëra këto kujtime [i fundit, i Bardhyl Londos], shkruhen për të falsifikuar historinë

Postuar në 27 Maj, 2013 03:31

Në intervistën dhënë Alda Bardhylit, që redaksia e Shqip e ka titulluar: “Enver Hoxha u ndihmua nga artistët”, Maks Velo komenton mbi “modën” e artistëve për të publikuar kujtime (më i fundit, nga ish-Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Bardhyl Londo), dhe e konsideron si një mënyrë për të fshehur të vërtetën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme