Kanë: Palma e Artë për filmin "La Vie d'Adele”, Regjia më e mirë për meksikanin Amat Escalante

Festivali më prestigjioz i filmit në botë, ka mbyllur edicionin e 2013 dhe ka dhënë çmimet e veta.
Regjisori meksikan Amat Escalante fitoi çmimin e regjisë më të mirë, dhe dukej më i lumtur që po e merrte çmimin nga duart e Steven Speilberg-ut, sesa nga vetë çmimi. Çmimi i parë i shkoi francezit me origjinë arabe, Abdellatif Kechiche, për filmin “Jeta e Adelës, Kapitulli 1&2”
- Palma E Artë (Filmi më i mirë) - "La Vie d'Adele - Chapitre 1 & 2" nga Abdellatif Kechiche (France)
- Grand Prix (Çmimi i dytë) - "Inside Llewyn Davis" (Brenda Llewyn Davis-it) nga Ethan dhe Joel Coen (ShBA)
- Çmimi i Jurisë (Çmimi i tretë) - "Soshite Chichi Ni Naru" (Si i ati, ashtu dhe i biri) nga Kore-Eda Hirokazu (Japoni)
- Kamera e Artë (Filmi Debutues) - "Ilo Ilo" nga Anthony Chen (Singapor)
- Regjisori më i mirë- Amat Escalante me filmin "Heli", (Meksikë)
- Skenari më i mirë - Jia Zhangke me filmin "Tian Zhu Ding" (Një Prekje Mëkati), (Kinë)
- Aktorja më e mirë - Berenice Bejo në filmin "Le Passe" (E Shkuara), (Francë)
- Aktori më i mirë - Bruce Dern në filmin "Nebraska" (ShBA)
- Filmi i shkurtë më i Mirë - "Safe" nga Moon Byoung-Gon (Korea e Jugut)
Ne.Su.
Add new comment