Shënim: “Fahri Balliu dhe Lulzim Basha marrin çmime ndërkombëtare. Woops!”

Postuar në 27 Maj, 2013 03:53

Në numrin e sotëm të Mapos jepet lajmi se Fahri Balliu ka marrë një çmim ndërkombëtar me titullin “Integriteti në gazetari”. Duket si lajm i marrë nga ndonjë rubrikë humoristike, por në fakt është lajm i vërtetë. Prandaj po përsërisim: Fahri Balliu ka marrë një çmim ndërkombëtar, dhe çmimi e ka emrin “Integriteti në gazetari”. Këtë çmim ia ka dhënë në New York Qendra Hebraike ‘Shabad’. “Në ceremonial merrnin pjesë personalitete të larta të shteteve të New Yorkut e të New Jersit, drejtues të strukturave të drejtësisë amerikane, dhe personalitete të artit, kulturës, gazetarisë së përtej Atlantikut. Woops! Një kjo.

Por ka dhe një lajm të dytë, që ka këtë natyrë. Një Fahri tjetër, Lulzim Basha këtë herë, ka marrë një titull ndërkombëtar, gjithashtu. Ka marrë titullin “Qytetar i lirë i Londrës” (Freedom of the City of London). E ka marrë, kuptohet, në Londër, por nuk jepet motivacioni i titullit në fjalë, nuk thuhet pra se për ç’merita ia japin këtë titull. “Është politikani më i ri që nderohet me këtë titull, dhe është i pari shqiptar që e merr këtë vlerësim”, thuhet në lajmin e dhënë. Titullin ia ka dorëzuar Michael Roger Gifford, që është anëtar i Asamblesë komunale të Londrës (ndryshe ‘alderman’, që gazetat e kishin marrë për emër të tijin), është bankier, dhe është zgjedhur prej ca muajsh në postin honorifik të Lord Mayor-it. ‘Lord Mayor’ është post thjesht ceremonial e dekorativ.

Para nja dy muajsh, ishte Kreshnik Spahiu që mori një titull tjetër në shtetin e New Yorkut, dhe me këtë rast u tha se Spahiu është njeriu i parë në botë që e merr këtë titull.

Ka ngjashmëri mes këtyre titujve. Mes titujve, jo, por mes personazheve që “janë nderuar”, po.

 

M.N.

Comments

Submitted by ili (not verified) on

<p>E keqja juaj eshte se jeni shume percmues dhe nenvlersues dhe kur e hani pastaj (si keto 8 vitet e fundit) ju duket cudi se si ndodhi. Respekt per kundershtarin!</p>

Submitted by keno kotorri (not verified) on

<p>Mund edhe te kesh te drejte por, te tre keta jane pjella te njejta te Saliut dhe deshtake ne jete e te mbrapshte ne punet e shtetit e te politikes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.