Arkiv-Lajme

Berisha s’flet më për Arvizu-në. Flet për zyrtarë të lartë të DASH-it. E ka fjalën për Moore-in?

Postuar në 28 Maj, 2013 03:54

Nuk është më sekret marrëdhënia e vështirë e Berishës me ambasadorin amerikan. Berisha e ka klasifikuar tanimë atë tek “ambasadorët amerikanë që ndjekin axhendë personale”, dhe po përpiqet të lozë me tezën se Departamenti amerikan i Shtetit është një gjë dhe ambasadori Arvizu është një gjë tjetër. Këtë lojë e bëri dhe dje, në Shkodër, pak pas mbërritjes së zyrtarit amerikan, Jonathan Moore në Tiranë. Ai tha: “Qeveria shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me qeverinë amerikane, dhe ju garantoj se ka marrëdhënie shumë të mira.

Moore takon Ramën, mbështet Arvizunë, dhe lë të kuptohet se “rrufetë” do t’i lëshojë nesër

Postuar në 28 Maj, 2013 03:38

Moore pas takimit sot në mëngjes me Ramën, shpreh mbështetje të qartë për Arvizu.

Sipas Shqiptarja.com, Moore ka deklaruar se "Sigurisht që ne na pëlqen të shohim, siç e kemi thënë shumë herë më parë, siç e ka bërë të qartë edhe Ambasadori Arvizu, duam të sigurohemi që njerëzit të kenë besim te procesi elektoral, te institucionet dhe në rezultatin e zgjedhjeve. "

Shqipëria e analfabetizmit funksional dhe e 150 mijë masterave!

Postuar në 28 Maj, 2013 02:52

Gazeta Shqip ka përllogaritur që në 7 vjet janë dhënë mbi 100 000 diploma masterash shkencorë dhe profesionalë në sistemin shtetëror (dhe dyshohet për mbi 50 000 në sistemin privat)! Këtyre u shtohen edhe 10 mijë doktoratura. Të dhënat bazohen mbi universitetin shtetëror, ndërsa kuotat e masterave tek privatët, sipas Shqip nuk ekzistojnë në database-n zyrtare, dhe as INSTAT e as Ministria e Arsimit nuk raportojnë e nuk bëjnë publike numrin e mastarëve të dhënë në vit në institucionet private të arsimit të lartë.

Për të mbështetur cilin nga opsionet mbi KQZ-në ka ardhur Moore në Tiranë?

Postuar në 27 Maj, 2013 17:44

Sa mënyra ka për ta zgjidhur krizën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve? Për Andrea Stefanin janë dy: “Njëra, ajo në favor të autokratizmit, është t’i jepet Berishës mundësia të gëzojë frytet e tiranisë së shumicës së vendosur prej tij në mënyrë të paligjshme në KQZ. Që do të thotë të bësh atë që fton Berisha dhe Jozefina Topalli, që opozita thjesht të plotësojë 3 vendet bosh të minorancës në KQZ.

Kryeministri, asnjë shteg për zgjidhje kompromisi - shkruan Zëri i Amerikës mbi KQZ-në

Postuar në 27 Maj, 2013 15:41

Kryeministri Berisha, i pyetur sot nga Zëri i Amerikës në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u shpreh se është i vendosur të zbatojë ligjet e vendit dhe se është në konsultime te vazhdueshme me Departamentin amerikan të Shtetit në lidhje me këtë cështje. Duke folur për miratimin në parlament të tre ligjeve, zoti Berisha tha se për momentin ai nuk ka asnjë efekt pasi shqyrtimi i statusit të Shqiperisë do të bëhet në tetor ndërsa miratimi në dhjetor - shkruan portali online shqip i Zërit të Amerikës.

Pyetje nga shtypi gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Postuar në 27 Maj, 2013 14:56

Gazeta gjermane "Süddeusche Zeitung" në një artikull botuar këtë të hënë (27.05.2013) me titull "Në parim i paqartë" - analizon miratimin që i bëri Serbia të dielën planit për zbatimin e marrëveshjes Serbi-Kosovë. Marrëveshja u arrit më 19 prill me ndërmjetësimin e së ngarkuarës së BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton dhe kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Conny McCormack: Jam unë që do ta them fjalën e fundit, jo Roberto Battelli

Postuar në 27 Maj, 2013 13:00

Kryevëzhguesja e zgjedhjeve tona të 23 qershorit në emër të OSBE-ODIHR-it, Conny McCormack, ka dhënë një intervistë për Top-channel-in, dhe mes të tjerash i wshtw dashur të flasë për një përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Battelli-n. Në versionin online të Top-it nuk jepet emri i gazetarit që ka bërë intervistën, por pyetja lidhur me Battelli-n nuk mund të mungonte. Është vetë Top-i që ka gërmuar në kronikat e lajmeve dhe ka gjetur se ky i fundit është mik i ngushtë, më saktë beniamin, i mikut për kokë të Berishës, Wolfgang Grossruck-ut.

Zgjedhjet administrative në Itali. “Fiton e majta dhe Grillo përgjysmohet” – thotë Instituti Piepoli

Postuar në 27 Maj, 2013 11:15

Dje dhe sot, në Itali janë mbajtur zgjedhjet administrative në qindra komuna, por vëmendjen e ka tërhequr zgjedhja e kryebashkiakut të Romës. Sot në orën 15.00 u mbyllën qendrat e votimit, dhe sipas sondazheve të tipit exit poll (intervistohen zgjedhësit në momentin që dalin nga qendra e votimit), është në avantazh të qartë e majta. Është rezultat disi i befasishëm, pasi e majta këto muaj është trajtuar si një parti në krizë të thellë pas disfatës në zgjedhjet parlamentare. Kryetari aktual, Alemmano, i mbështetur nga partia e Berlusconit, është mbi 10 pikë mbrapa.

Parashikimi i Naços: Koalicioni i Majtë fitues dhe LSI-ja e para në koalicion…

Postuar në 27 Maj, 2013 10:10

Në një intervistë dhënë gazetës Panorama, deputeti i LSi-së Nasip Naço deklaron se nuk i heq asnjë presje deklaratës së bërë për Ilir Metën si kryeministër i vendit pas 23 qershorit. Ai ka shprehur besimin në intervistë se “deklarata e tij do të verifikohet më 23 qershor nga vota popullore”. Që do të thotë se Naço beson se Koalicioni i i Majtë do të jetë fitues dhe se LSI-ja do të jetë partia e parë në koalicion.

Të enjten miratohet Amnistia fiskale... po cila Amnisti?

Postuar në 27 Maj, 2013 10:06

 

Ka qenë Top Channel që ka investiguar mbi ligjin “hije” për një amnisti fiskale të cilin Kryeministri e ka futur në rend me tre ligjet. Se çfarë nevoje mund të ketë për një miratim kaq urgjent, në fund të legjislaturës në seancë të jashtëzakonshme (ditën e enjte), këtë mund ta dijë vetëm Kryeministri që i kërkon opozitës votimin e ligjit për amnistinë fiskale, ndërsa bizneset thonë se nuk kanë asnjë dijeni lidhur me draftin!

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme