Conny McCormack: Jam unë që do ta them fjalën e fundit, jo Roberto Battelli

Kryevëzhguesja e zgjedhjeve tona të 23 qershorit në emër të OSBE-ODIHR-it, Conny McCormack, ka dhënë një intervistë për Top-channel-in, dhe mes të tjerash i wshtw dashur të flasë për një përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Battelli-n. Në versionin online të Top-it nuk jepet emri i gazetarit që ka bërë intervistën, por pyetja lidhur me Battelli-n nuk mund të mungonte. Është vetë Top-i që ka gërmuar në kronikat e lajmeve dhe ka gjetur se ky i fundit është mik i ngushtë, më saktë beniamin, i mikut për kokë të Berishës, Wolfgang Grossruck-ut. Dhe për t’i bërë pyetjen, gazetari “i vjen disi rrotull”, dhe i bie gjatë. Ja pyetja:
“Asambleja Parlamentare e OSBE-së perfaqesohet ne kete mision vezhgimi nga Roberto Batelli. Mund te cuditeni nga pyetja ime, por jam i detyruar t'ju pyes, per shkak te sensibiliteve qe ka shkaktuar ky emer. Zoti Batelli njihet si mik i ngushte i nje anetari tjeter te Asamblese, Ëolfgang Grossruck, i cili eshte mik personal i kryeministrit Berisha. A keni besim në paanshmerine e zotit Batelli? Sa do te ndikojne miqesite e kryeministrit ne raportin perfundimtar te OSBE-ODIHR?”
Në kundërshtim me ç’mund të pritej, ajo nuk heziton të përgjigjet; madje, nuk çuditet me “spekullimin” e gazetarit. Dhe thotë: “Partneriteti mes Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR-it, është ndërtuar me ardhjen e një misioni të shkurtër dyjavor vlerësimi prej tyre. Ata janë shtesë, ndërsa ne jemi për 8 javë. Ne shpresojmë të kemi një bashkëpunim të mirë dhe një qëndrim. Ky është synimi ynë që është gjithmonë një sfidë.Janë edhe grupe të tjera vëzhgimi, përfshi atë të Këshillit të Europës përfshi ata të Parlamentit Europian. Do të jetë një prezencë e gjerë ndërkombëtare vëzhgimi. Unë personalisht jam takuar me zotin Batelli. Ishte një takim i mbarë dhe unë ndjeva se kemi nisur një bashkëpunim të mirë.Duhet të presim ende për patur një përgjigje të pyetjes tuaj.”
Intervistën e plotë e keni në linkun http://top-channel.tv/artikull.php?id=257782
Re.Pu.
Comments
"Në versionin online të
<p>"Në versionin online të Top-it nuk jepet emri i gazetarit që ka bërë intervistën, por pyetja lidhur me Battelli-n nuk mund të mungonte<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">".</span></p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Shihni videon, ne rripin (strip) eshte emri i M. (Muhamet) Veliut.</span></p>
Add new comment