Arkiv-Lajme

Gjeneral Sandër Lleshi bën denoncime të rënda lidhur me atë që ndodh në Ministrinë e Mbrojtjes

Postuar në 29 Maj, 2013 13:10

Sandër Lleshi, gjenerali i sapo shkarkuar me dekret presidencial nga posti i zv. Shefit të Shtabit të përgjithshëm, ka dhënë një intervistë për Lindita Çelën e Temës, dhe duket se është në një gjendje shpërthyese. Madje, edhe pse premton që do të flasë në ditët e ardhshme, ai nuk heziton qysh tani të bëjë denoncime të forta. “Nëse një gjeneral flet me zë të lartë për të trajtuar problemet e Forcave të Armatosura të sigurisë dhe të atdheut, ai rrezikon karrierën, familjen apo dhe të ardhmen e tij. Por nëse ai hesht, rrezikon atdheun e tij.

Moore-i i ra murit me kokë dhe futi bishtin ndër shalë….

Postuar në 29 Maj, 2013 11:39

Siç informuam në një lajm të mëparshëm (http://www.respublica.al/artikuj/2013/05/29/i-love-america-p...), një grup gazetarësh patën një takim në ambasadën amerikane në Tiranë, ku ka qenë i pranishëm diplomati i mesëm amerikan Moore (shqiptohet Mur) dhe përfaqësues të ambasadës, përfshirë ambasadorin Arvizu dhe

Luftë “bandash” në Internet. Rezultati: ngadalësimi i Internetit të në të gjithë botën!

Postuar në 29 Maj, 2013 10:12

 

Interneti në të gjithë botën është ngadalësuar për shkak të një sulmi kibernetik për të cilin ekspertët e sigurisë thonë se është më i madhi i realizuar ndonjëherë. Një sherr mes një grupi që lufton emailet spam (“Spamhaus”) dhe një kompanie hostimi “Cyberbunger e cila mendohet të ketë ndërmarrë sulme hakmarrëse, ka ngadalësuar funksionimin e infrastrukturës bazë. “Spamhaus” ka ngritur aludimin se “Cyberbunger”, në bashkëpunim me “gangsterë kriminalë” nga Europa Lindore dhe Rusia, fshihet pas sulmit. “Cyberbunker” nuk ka komentuar për akuzat.

I love America, por takimi me z. Moore ishte kohë e humbur - thotë Mustafa Nano pas një takimi në ambasadë

Postuar në 29 Maj, 2013 10:00

Një grup gazetarësh sapo kanë mbyllur një takim në ambasadën amerikane në Tiranë ku ka qenë i pranishëm zyrtari i lartë amerikan Moore dhe përfaqësues të ambasadës përfshirë ambasadorin Arvizu dhe zv.ambasadorin. Nga gazetarë të pranishëm (kanë qenë aty Ilva Tare, Mero Baze, Mustafa Nano, Skënder Minxhozi, Henri Cili, Armand Shkullaku, Sokol Balla, Armand Mero) mësohet se Moore ka qenë në vijimësi i përkujdesur të theksonte që amerikanët do jenë distantë nga loja elektorale e 23 qershorit.  

Rama takon Erdogan: media e raporton përmes... twitterit!

Postuar në 29 Maj, 2013 08:59

 

Rama ka takuar një nga njerëzit më të fuqishëm në rajon, Kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan. Erdogan është njeriu që qendron pas njërës prej ekonomivë më të mëdah të rajonit, njëkohësisht arkitekt i një perandorie të re osmane. Megjithatë, media shqiptare që nuk le lidhje “live” pa bërë për çdo konferencë pa lidhje, raporton për këtë takim përmes.... tweeter-it të Ramës!!

Në pamundësi për të pasur një pasqyrë të vërtetë profesionale të takimit, mund të themi vetëm që nga ky takim, Rama ka dalë me këto mbresa:

Lame publikon sms-të që i vinin gjatë përballjes me ministrin Olldashi në Opinion

Postuar në 29 Maj, 2013 07:52

Në një shkrim të sotmin tek SHQIP, Artan Lame publikon mesazhet që i kanë ardhur gjatë emisionit në Opinionin e Fevziut, në lidhje me deklaratat e ministrit Olldashi. (Për ata që nuk e kanë parasysh është emisioni ku Fevziu bërtiste: “pushoooo”). Z. Olldashi deklaron 10800km kundër 1515km rrugë, dhe sipas Lames përmend emra rrugësh që nuk kanë si verifikohen aty në vend, gjatë emisionit. Ndaj Lame boton sms-të që “verifikuan” live deklaratat e Ministrit, gjatë kohës që zhvillohej  emisioni:  

 “Rreeen. Memaliaj-Tepelenë sapo kanë filluar vetëm 4 km e para”.

Gjendet raporti i gjenocidit, i zhdukur prej 40 vitesh nga diktatura në Brazil

Postuar në 29 Maj, 2013 07:42

Një raport “i zhdukur” për gjenocidin, torturat, përdhunimet dhe skllavërimin e indigjenëve gjatë diktaturës ushtarake në Brazil, është ri-zbuluar pas 40 vitesh, duke ngritur pikëpyetje të forta nëse autorët janë ndëshkuar. Detaj interesant ishte sesi raporti “humbi” gati 2 vjet pasi doli më 1967, i përpiluar nga Prokurori i Përgjithshëm. Në atë kohë, u tha që raporti prej 7 000 faqesh u dogj në zjarrin që ra në Ministrinë e Bujqësisë së Braszilit të asaj kohe, por ka dyshime të forta që ai u eliminua nga qeveria e juntës ushtarake. Tani, pas 40 vjetësh, raporti ka dalë në dritë.

Kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili braktis PD-në. Shkon me LSI-në

Postuar në 29 Maj, 2013 06:58

Hasan Halili është Kryetari i Bashkisë së Kukësit. Është zgjedhur në këtë detyrë si përfaqësues i Partisë Demokratike të Sali Berishës. Por nuk do ta përfaqësojë më këtë parti. Ka vendosur divorcin përfundimtar. Dhe këtë divorc e ka shpallur në pikun e fushatës elektorale. Martesën e re e ka bërë aty për aty, pa pritur gjatë. Me LSI-në.

Shënim: Anija po mbytet; Kryebashkiaku PD-ist i Kukësit i bashkohet LSI-së…

Postuar në 29 Maj, 2013 06:52

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Hasan Halili, i zgjedhur në krye të këtij institucioni si kandidat i Partisë Demokratike, është bashkuar sot me Lëvizjen Socialiste për Integrim, njofton Balkanëeb.com.

Nëpërmjet një deklarate për mediat keryebashkiaku Halili zyrtarizmi sot bashkimin me LSI. Ky i fundit ka deklaruar se po largohet nga Partia Demokratike pasi ajo nuk ka realizuar premtimet e mbajtura në Kukës.

Ai më tej akuzoi ministrin aktual të Transporteve Sokol Olldashin si personin që nuk ka lejuar realizimin e projekteve në Kukës.

Shenjat e buzëve të një gruaje në jakën e këmishës e sikletosin Obama-n

Postuar në 29 Maj, 2013 06:02

Në foton e Obamës, që ju e shihni, janë futur në rreth shenjat e buzëve të një gruaje. Ka qenë një pritje, në të cilën ka marrë pjesë dhe Presidenti amerikan, dhe në momentin që i erdhi hera për të folur, atij iu duk më e udhës të shpjegonte se ç’ish ai buzëkuq i fortë në jakën e këmishës së tij. Ish ndoshta i përndjekur nga ideja se një pjesë njerëzish nuk do ta besonin shpjegimin e tij, por ai e dha këtë shpjegim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme