Arkiv-Lajme
Në fillim Vehbiu, pastaj Marku, e sot swrish Vehbiu bëjnë një “polemikë” jo filologjike
Në një shkrim të publikuar në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, Ardian Vehbiu ka vënë re një pasaktësi shkencore të dr. Myftar Barbullushit, dhe merret me të në mënyrën e vet. Shkrimin e fillon: “Në një artikull botuar më dt. 24 maj në “Panorama” (Telefonata e tmerrshme), Dr.
Politika bën mirë ta lërë Elhaidën në ‘shejtninë’ e saj
Dy kanë qenë politikanët që e kanë thënë të tyren pas suksesit të Elhaida Danit në programin the Voice of Italy, në RAI 2. I pari ka qenë Berisha, që ka nxituar të bëjë një koment në facebook: “Elhaida Dani arriti sot një sukses të shkëlqyer. Këngëtarja shkodrane ngadhnjeu. Le të urojmë sonte përzemërsisht Elhaidën …”. Siç shihet, mesazhi është korrekt, dhe prej fan-i. Do ish mirë, në fakt, që ta përcaktonte si këngëtarja shqiptare, përveçse shkodrane, por duhet shpresuar që ky përcaktim të mos jetë bërë me një logjikë tribale
Si, ce l’ha fatta; ajo është the Voice of Italy
Si, c’é l’ha fatta. Po, ia doli. Ia doli më në fund ta fitojë garën muzikore the Voice of Italy, që për gati tre muaj ka qenë një nga programet më të rëndësishme televizive në Itali. Ajo është fituese pra e kësaj gare. Kush është ajo? Është Elhaida Dani, që e magjepsi edhe publikun televiziv italian, edhe kritikën muzikore, gjë që mund të shihej në fytyrën prore të ngazëllyer të Riccardo Cocciante-s dhe në konsideratat që dhanë herë pas here për të Piero Pelú, Rafaella Carrá dhe Noemi.
SHËNIM: Amnisti për një grusht votash!
Sa herë që një reformë thelbësore e ekonomisë, sikurse realizimi i amnistisë fiskale ofrohet nga një parti në pushtet për të fituar vota tek sipërmarrësit, ajo dështon. Kështu ndodhi në prill 2011, pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, me miratimin e asaj që u quajt falja masive e detyrimeve fiskale (pse kurrsesi nuk mund të ishte amnisti fiskale). Kështu ndodhi edhe dje, kur përpjekja e pozitës në Parlament për t’ju atashuar ligjeve të integrimit ligjin për amnistinë fiskale dështoi ende pa u pjekur plotësisht.
Falja fiskale shtyhet deri më 31 dhjetor 2013
Seanca e jashtëzakonshme e mbledhur në një periudhë kur zhvillohet fushata elektorale, nuk arriti të gjejë konsensusin për miratimin e një amnistie të plotë fiskale. Pavarësisht propozimit të ardhur nga qeveria, opozita nuk aprovoi me qëndrim dhe me votë miratimin e saj, duke premtuar se një nismë të tillë do ta miratojë vetë pas zgjedhjeve.
Duel në distancë mes Tom Doshit e Berishës (Junior)
Tom Doshi, që nuk është shquar për profil të lartë e të bujshëm publik, ka nxjerrë shpatën nga milli, dhe ka sulmuar si asnjëherë tjetër. Ka sulmuar Berishën, duke e quajtur punëmarrës të të birit. “Ndërsa Berisha thotë përpara, Shkëlzeni merr koncesionet, ndërsa Berisha thotë përpara, Shkëlzeni merr tokat në bregdet”, tha Doshi pastaj në një takim në qarkun e vet elektoral, ku ish i pranishëm dhe Edi Rama.
Bernd Fisher: Berisha lufton për një mandat të tretë që t’i shpëtojë arrestimit
Studiuesi, profesori, analist i njohur i historisë dhe çështjes shqiptare, amerikani Bernd Fisher, ka dhënë një intervistë ekskluzive për DITA-n sot, ku thotë se Berisha nuk ka arsye për të kërkuar një mandat të tretë, përveçse nga frika e arrestimit. “Motivimi i Z. Berisha është që të mbesë në pushtet për aq kohë sa ai mundet. Ai gjithashtu mund të frikësohet nga arrestimi nëse humbet pushtetin. Unë mendoj gjithashtu se ai e sheh interesin e vet si interes shtetëror – pra, çfarë është e mirë për zotin Berisha, është e mirë për Shqipërinë”, thotë Fisher.
Berisha s’i hedh sytë Arvizu-së; dhe largon ndenjësen prej tij
Alexander Arvizu ka bërë sot një vizitë në Elbasan, në një konferencë me vullnetarët e paqes, ku ka bërë apel “të mos dëgjojnë ata që thonë se unë kam një agjendë personale; s’është e vërtetë; unë jam përfaqësues i Presidentit Obama”. Pas kësaj, ai ka nxituar për të marrë pjesë në një konferencë tjetër, në Tiranë, të organizuar nga Ambasada amerikane dhe nga Ministria e Mbrojtjes. Ka qenë një aktivitet me temë: Siguria Detare në Adriatik e në Jon. Aty është ndodhur në një situatë të pakëndshme.
Peter Berger, feja si zhvillim ekonomik: Islami në pikëpyetje, konfucianizmi stagnant, dhe evangjelizmi shpërthyes
Peter Berger, një nga sociologët më të vlerësuar në botë, ka dhënë një intervistë për
Miratohen 3 ligjet, maxharonca e vetme miraton amnistinë, Berisha “ngacmohet” me të gjithë
Para pak minutash janë votuar 3 ligjet e integrimit me shumicë të cilësuar, dhe aministia fiskale vetëm me votat e maxhorancës (67 pro). Palët e shfrytëzuan rastin për t’u gjuajtur në kunja me njëri-tjetin.
Kryetarja e Parlamentit, sa herë binte rradha e numrit 44, komentonte që “është numri më me fat, numri i fitores”. Mbi të gjithë shquante Berisha që nuk la asnjë kundërshtar pa komentuar:
“Majko të ka sjellë për kurban në Tiranë, kur s’të votojë Maliqi do të votojë Tirana ty, mos më thuaj mua”