Politika bën mirë ta lërë Elhaidën në ‘shejtninë’ e saj

Postuar në 31 Maj, 2013 04:21

Dy kanë qenë politikanët që e kanë thënë të tyren pas suksesit të Elhaida Danit në programin the Voice of Italy, në RAI 2. I pari ka qenë Berisha, që ka nxituar të bëjë një koment në facebook: “Elhaida Dani arriti sot një sukses të shkëlqyer. Këngëtarja shkodrane ngadhnjeu. Le të urojmë sonte përzemërsisht Elhaidën …”. Siç shihet, mesazhi është korrekt, dhe prej fan-i. Do ish mirë, në fakt, që ta përcaktonte si këngëtarja shqiptare, përveçse shkodrane, por duhet shpresuar që ky përcaktim të mos jetë bërë me një logjikë tribale

E dyta ka qenë Jozefina Topalli, e cila e ka ndjekur garën televizive me të vetët diku në Shkodër. Gjatë spektaklit, Topalli shkruante në facebook frazën “Përpara Elhaida, jemi me ty”. Edhe ky mesazh ngjan të jetë korrekt.

Dhe do ishte mirë të mos kish përpjekje për ta bërë pis suksesin e kësaj vajze. Dhe pis bëhet edhe duke bërë një garë përgëzimesh në adresë të saj.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Elhaida ka nje talent te madh dhe sidomos eshte nje kengetare profesioniste dhe kengetaret e talentuar profesioniste, nuk bejne politike! Ne fakt po t&rsquo;u hedhesh nje veshtrim sot te gjithe kengetareve te rreshtuar me kete apo ate force politike, gjithçka mund te jene perveç se talente te kulluara&hellip; siç eshte Elhaida Dani!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.