Arkiv-Lajme

Dritan Prifti: Meta mund të kthehet “brenda ditës” te Berisha. Votat e mia, do t’i ruajë Gramoz Ruçi.

Postuar në 01 Qershor, 2013 03:10

Dritan Prifti, i ftuar në “Tonight” të Ilva Tares, ka riakuzuar Ilir Metën se u bë “sebep” që të mos ishte kandidat i PS-së. Si thotë se ka fakte që Meta ka kushtëzuar hyrjen në koalicion me mos-kandidimin  e tij në listat e PS. Më tej, ai dhe ka aluduar se bashkëpunimi i zotit Meta me Edi Ramën është i përkohshëm pasi Ilir Meta do të bashkohet sërish pas zgjedhjeve me Sali Berishën.

Ai përjashton për veten e tij një aleancë të mundshme me Sali Berishën pasi me të e ndajnë viktimat e 21 janarit.

 

Prifti për....

Lubonja: Shqiptarë, abstenoni masivisht! Withers: Votoni masivisht kundër diktaturës!

Postuar në 01 Qershor, 2013 00:30

Para disa ditësh, publicisti Fatos Lubonja, nëpërmjet një shkrimi në gazetën Panorama, u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në zgjedhje, por t’i vënë një kryq të madh fletës së votimit – pra, jo t'i bojkotojnë zgjedhjet, por të abstenojnë masivisht. Në këtë mënyrë, argumenton Lubonja, mund të inkurajohet lindja e një partie opozitare të vërtetë ndaj cilësdo nga të dyja që do të vijnë në pushtet pas këtyre zgjedhjeve.

Berisha në binarë të sektarizmit: “Rama ju ka thënë shpellarë”, iu thotë ai banorëve të Kamzës

Postuar në 31 Maj, 2013 14:02

Në Rrashbull të Durrësit, Rama ka deklaruar para disa ditësh, se të parët e tij janë nga Mirdita, e më vonë kanë zbritur në zonën e Himarës. Berisha është ndalur sot në një nga takimet e tij tek kjo deklaratë, dhe është dukur i sikletosur prej  saj. “[Rama është] një njeri që nuk di se nga është, [dhe] nuk do ta dijë se nga është. Ai është nga një fshat shumë i mirë, që unë e kam vizituar, por i duhet të thotë njëherë jam këtej, njëherë jam andej”. Në këtë funksion duhet parë dhe në një takim tjetër në Kamëz, dje, teksa u ka thënë pjesëmarrësve në tubim, se “Rama ju quan juve shpellarë”.

John Withers: Në 23 qershor merret vesh nëse doni të jetoni në demokraci, apo të rrëshqisni në diktaturë

Postuar në 31 Maj, 2013 12:29

Ish ambasadori John Withers sapo ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës (për gazetarin Arben Xhixho), dhe në këtë intervistë ka ripërsëritur, madje më fort, mesazhet që ka përcjellë dhe herë të tjera. Duket sikur ka dalë ta japë këtë intervistë për të balancuar në një farë mënyre mesazhet ‘neutrale’ të zyrtarit të Departamentit amerikan, Jonathan Moore, dhe për t’iu bërë krah pasardhësit të tij në Tiranë, Alexandër Arvizu-së.  Ja disa nënvizime të tij:

Ngjarja e gjeneralëve: Ka pasur rol një Forum Shqiptar i Kanadasë???

Postuar në 31 Maj, 2013 11:38

Tre gjeneralët e shkarkuar nga detyrat, Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi kanë dalë në një konferencë për shtypin, dhe kanë pretendime krejt të tjera nga ato të ministrit Imami. Në këtë konferencë, Leshi ka nxjerrë dhe një arsye të shkarkimit të tij, e cila mbetet ende në nivelin e dyshimit: "Autoritetet janë motivuar nga propozimi i një organizate integraliste me natyrë të errët, e quajtur 'Forumi Shqiptar i Kanadasë', e cila ka dërguar një propozim publik për lirimin tim nga Forcat e Armatosura me pretendime absurde që lidhen thjesht dhe vetëm me besimin tim katolik".

Imami: Me tre gjeneralët kemi vepruar sipas ligjit; donim të bënim dhe ceremoni, por ata refuzuan

Postuar në 31 Maj, 2013 09:28

Pas denoncimeve të bëra nga Sandër Lleshi e pas bujës mediatike që u bë mbi shkarkimin e tre gjeneralëve, është përgjigjur ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. E ka bërë nëpërmjet zëdhënwses. Dhe ministria ka pretendimin se gjithçka është bërë sipas ligjit. “Ministria e Mbrojtjes kërkon të sqarojë në lidhje me lirimin nga detyra të 3 gjeneralëve dhe me pretendimin e tyre për mungesë referencë ligjore, pasi kjo nuk qëndron; për lirimin e tyre është zbatuar kuadri ligjor, qoftë nga Ministria e Mbrojtjes, ashtu edhe nga institucioni i Presidencës”, thuhet në këtë njoftim.

Berisha ia doli: E bëri Elhaidën demokrate!!!

Postuar në 31 Maj, 2013 07:54

Sali Berisha e ndoti festën e Elhaidës. Edhe festën e fansave të saj.

Ai e ka marrë në telefon sot, dhe e ka uruar për suksesin, dhe deri këtu s’ka asgjë të keqe. Madje, ka bërë shumë mirë. Dhe që këtë bisedë e ka bërë publike, ka bërë mirë. Por shikoni se ç’thuhet në fund, si pa dashje, në njoftimin e kryeministrisë: “Nga ana e saj, Elhaida e falenderoi me përzemërsi Kryeministrin Berisha dhe i uroi suksese”. Vini re: i uroi suksese.

3 gjeneralët e shkarkuar gishtin drejt Presidentit: Pse hesht?

Postuar në 31 Maj, 2013 07:42

 

Tre gjeneralët e shkarkuar pak ditë më parë me dekret presidencial, Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi, kanë dalë në një konferencë për shtyp sot paradite, për t’i kërkuar presidentit Nishani një shpjegim publik për firmosjen e 3 dekreteve të lirimit të tyre nga detyra dhe që nuk janë të mbështetura në asnjë ligj.

Shënim: Pyesin për ligj bodigardët e Berishës?

Postuar në 31 Maj, 2013 07:37

Televizioni Top News, dhe gazetat Mapo, Shqip, Shqiptarja.com dhe Tema kanë dhënë lajmin se në Burrel kanë qëlluar me gurë makinën e kryeministrit. Personi që qëlloi eskortën e Berishës, është identifikuar si Petrit Hoxha, është 52 vjeç, dhe është – ky identifikim është interesant e argëtues; pse e bëjnë këtë identifikim, nuk e thonë -  vëllai i ish-drejtoreshës së spitalit në Burrel.

Rama e Roshi: Do ta heqim monumentin e dy gishtave pas zgjedhjeve

Postuar në 31 Maj, 2013 06:56

Berisha e të vetët kanë ngritur në qendër të Kavajës një monument “të dy gishtave”, simbolikën e të cilave në Shqipëri e ka bërw të vetën Berisha prej 23 vitesh. Dhe kwshtu, ai monument, ka një logjikë partizane. Ai monument ka synuar qysh nw fillim të nënvizojë faktin që Kavaja është e Partisw Demokratike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme