Arkiv-Lajme
Protestat turke kundër "Sulltanit" Erdogan. Erdogan: Mediat sociale, armiku më i madh i njerëzimit
"Tajip [Erdogan] istifa", është parrulla e thirrur më e shpesh nga protestuesit në Stamboll, një thirrje për kryeministrin të japë dorëheqjen. 67 qytete në protestë, 1500 të arrestuar dhe dhjetëra të plagosur.
Kryeministri i Turqisë ka nëvleftësuar rëndësinë e katër ditëve trazirash të gjithë vendin, duke këmbëngulur se kjo nuk është një "Pranverë Turke." Sipas tij është opozita (partia opozitare CHP) që “ka provokuar qytetarët e mi të pafajshëm”, sipas Independent.
Berisha e Rama vazhdojnë të “hanë inat” për monumentin në Kavajë. Berisha: me ata 2 gishta rritëm ekonominë 400 herë!!
Në takim me gazetarët, Rama ka shpjeguar se munmenti në Kavajë me dy gishta që do të prishet, “nuk ka lidhje me simbolin, por me formën, Kavaja nuk e meriton, sheshi demokracia ka qenë dhe do të mbetet, demokracinë nuk e solli Saliu, por studentët, intelektualët, shqiptarët, era e ndryshimit, Kavaja ka një rol shumë të madh.” Duke ngulmuar se i takon Bashkisë e kreut te saj të zgjedhur me vullnetin e popullit dhe jo Berishës se çfarë do të bëhet me sheshin në Kavajë, Rama theksoi se në bashkëpunim me kreun e Bashkisë, do ta rindërtojnë atë.
Burrelsi që hodhi gurë-lule mbi Kryeministrin, “isha i dehur”. Braçe: “kur kalojnë nga duart e policisë, dehen!"
Mediat sot më në fund arrijnë të vënë kontakt me 53-vjeçarin Petrit Hoxha, i cili akuzohet se qëlloi me gurë në drejtim të makinës së kryeministrit Berisha, gjatë mitingut të së premtes në Burrel. Më parë policia kish deklaruar se kish qëlluar me lule (a mban kush përgjegjësi për mashtrimin zyrtar?). e vetmja gjë që Hoxha thuhet në media ka deklaruar se është penduar për veprimin e bërë dhe se e ka kryer nën efektin e alkoolit! Mediat, patën raportuar se ai ishte keqtrajtuar nga rojet e Kryeministrit, e më vonë u dyshua se i njëjti fat e kish gjetur edhe në rajonin e policisë.
Shënim: Vazhdojnë diversionet ndaj koalicionit opozitar
Vazhdojnë diversionet ndaj koalicionit opozitar - disa të shtyra nga naiviteti e disa të shtyra nga dashakeqësia. E nisi Doktor Flori i West Side Family, i cili nxorri një videoklip ku deklaronte me bejte hip-hopi se ishte zhgënjyer nga koalicioni PS-LSI (dhe më pas deklaroi se e vlersonte Ilir Metën si politikan…). Më pas, Fatos Lubonja, i entuziazmuar nga nje videoklip i ngjashem, bëri thirrje publike që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje, por t’i vënë një kryq të madh fletës së votimit (pra, të abstenojnë).
Berisha thërret në argument Biblën e Kuranin: “e dhjeta, taksa më e ndershme”
Ngjarja ka ndodhur në Bushat, ku Kryeministri u ka folur fermerëve për “të dhjetën e Kishës”, që sipas tij është taksa më e ndershme, edhe pse tashmë është një taksë arkeologjike e që funksionon vetëm në mënyrë vullnetare.
Islami: Rama nuk konstituon KQZ se ka frikë se komisionari i LSI ia certifikon zgjedhjet
Kastriot Islami sot te Panorama analizon luftën për KQZ duke e konsideruar si nonsens betejën e opozitës sikurse edhe e konsideron më se legjitim shkarkimin e Muhos. Ai e quan largimin e kryetares aktuale të KQZ-së, kërkesë absurde, sepse, në fund, edhe po të zëvendësohet, me një emër tjetër, “ky përsëri do t’i përkiste PD-së.” Në këtë frymë, Islami konsideron se është nonsens beteja për të ndryshuar KQZ, sepse ajo mund të funksionojë dhe me 4 anëtarë meqë shumica e vendimeve merren me shumicë të thjeshtë (pra nga 4 anëtarë).
Ngjela kërkon “premtim” publik se do jetë ministër, Rama ia jep live në takim me gazetarët
Rama ka zhvilluar sot në mëngjes një bisedë me gazetarët në selinë e vet. Aty, ai i ka dhënë një përgjigje edhe Spartak ngjelës që tek Panorama e sotme i kërkonte Ramës të shprehej qartë për të, dhe për prezencën e tij në ekzekutiv. “Unë kam një marrëveshje me zotin Rama, ku kam pranuar për të qenë pjesë e kabinetit të tij qeverisës. Unë e kam shpallur këtë marrëveshje në emisionin “Opinion”, para disa ditësh.
Fillon blerja e votave në masë, të pavarurit më agresivët
Gazeta Telegraf ka publikuar sot një vëzhgim të vetin nga terreni në bazë të të cilit “një lopë këmbehet me 25 vota”. Sipas burimeve të gazetës në qarkun Tiranë, një votë vlerësohet mesatarisht me 15mijë lek të reja, ndërsa në provinca kjo pagesë shkon në 10mijë lek. Sipas gazetës blerja e votave funksionon në rrafsh familjar, ku flitet me kryefamiljarin i cili ofron votat e familjes a të fisit të tij, dhe më rrallë në blerje tek e tek.
Foto simbol: Nga Tienanmeni në Taksim
Michele Smargiassi publikon e komenton sot në La Repubblica dy foto, në një distancë për mbi 20 vjet.
Elvis Roshi, Kryetari i Bashkisë Kavajë i përgjigjet akuzave të Kryeministrit
Elvis Roshi, Kryetari i Bashkisë Kavajë ka reaguar ndaj sot Kryeministrit pas deklaratave të tij ku thoshte "mjerë ai që guxon ta prekë monumentin e Kavajës" dhe për më tepër kërcënonte se ata që guxojnë, "do të ecin pa këpucë zbathur mbi copat e tij". Më poshtë, deklarata e tij në lidhje me akuzat personale ndaj tij.
Jam i detyruar të bëjë këtë deklaratë për shtyp pas dështimit të djeshëm të kryeministrit në ikje të Shqipërisë dhe shqiptarëve pas 20 ditësh në qytetin e Kavajës me të ashtuquajturin miting të ditës së djeshme.