Berisha e Rama vazhdojnë të “hanë inat” për monumentin në Kavajë. Berisha: me ata 2 gishta rritëm ekonominë 400 herë!!

Në takim me gazetarët, Rama ka shpjeguar se munmenti në Kavajë me dy gishta që do të prishet, “nuk ka lidhje me simbolin, por me formën, Kavaja nuk e meriton, sheshi demokracia ka qenë dhe do të mbetet, demokracinë nuk e solli Saliu, por studentët, intelektualët, shqiptarët, era e ndryshimit, Kavaja ka një rol shumë të madh.” Duke ngulmuar se i takon Bashkisë e kreut te saj të zgjedhur me vullnetin e popullit dhe jo Berishës se çfarë do të bëhet me sheshin në Kavajë, Rama theksoi se në bashkëpunim me kreun e Bashkisë, do ta rindërtojnë atë.
Berisha, duket se mezi e ka pritur, për të kundërsulmuar me një deklaratë me nuanca poetike, ku thoshte:
“Shembëm regjimin e etërve të Edi Ramës. Me këta gishtërinj përpjetë nisëm rrugën e Europës, rritëm ekonominë shqiptare 400 herë, morëm anëtarësimin në NATO. Edi Rama bllokmen deklaroi në Vlorë se 2 gishtërinjtë janë bajoneta që u është ngulur në sy shqiptarëve. Rama është njëlloj si Ramiz Alia, dy gishtat i duken si bajonetë. Ramës gishtrinjtë tuaj i duken bajoneta, trikoja ime i duket pazmore ndërsa nesër stilografi im do t’i duket shpatë, furrë që do e përvëlojë, ne do ecim përpara””
Rritja e ekonomisë 400 herë?
Ne.Su.
Add new comment