Fillon blerja e votave në masë, të pavarurit më agresivët

Postuar në 03 Qershor, 2013 03:39

Gazeta Telegraf ka publikuar sot një vëzhgim të vetin nga terreni në bazë të të cilit “një lopë këmbehet me 25 vota”. Sipas burimeve të gazetës në qarkun Tiranë, një votë vlerësohet mesatarisht me 15mijë lek të reja, ndërsa në provinca kjo pagesë shkon në 10mijë lek. Sipas gazetës blerja e votave funksionon në rrafsh familjar, ku flitet me kryefamiljarin i cili ofron votat e familjes a të fisit të tij, dhe më rrallë në blerje tek e tek. Me sa duket, miliarderët e fushatës e kanë zbrazur qesen, dhe sipas burimeve të Telegraf, sidomos kandidatët e pavarur janë më agresivët në blerjen e votave me para në dorë. Kjo blerje kryhet edhe me mall, sidomos në zonat rurale, ku “lopa” është një nga ofertat më atraktive.

Në rastin e kundërshtarëve politikë, blerja e votës konsiston në mbajtjen larg të tyre nga kutitë e votimit. Militantit të partisë kundërshtare i jepen paratë, i merret karta e identitetit dhe i jepet me 24 qershor, në mënyrë që të mos ketë mundësi të votojë.

k.c.

Comments

Submitted by fidel (not verified) on

Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

Submitted by burbuqja (not verified) on

Kete historine me lopë e ka sajuar Dritan Prifti. Hallall i qofte!

Me sa duket "komisionin" qe mori (natyrisht ne bashkepunim me te perndershmin Fahri Balliu) nga licensa e hidrocentralit te Fanit, po e konvertojne ne lopë.

Dhe thone se Dritani na qenkëka opozitar i thekur!, miku krye kreje i Fahri BAlliut :)

Submitted by Bard (not verified) on

Fotoja ne fakt shkon shume me komentin e Koloretos: Ato lopet  perfaqsojne votuesit qe pranojne te shesin voten ne kembim te favoreve monetare. Ta marresh drejt e drejt, lopet nuk meritojne te kene nje qeveri, me shume, atyre u duhet nje vathe dhe nje kullote sa per te mbushur plencin. Dhe rrini e flisni pastaj per ndergjegje qytetare...

Submitted by VotUesi (not verified) on

U qelb Shqiperia: nemase nga PD-ja; tani edhe nga LSI-ja, por fatkeqesisht jemi ne koalicion me te. PD e qelbi qe para 20 vitesh dhe hajde hiqe tani kete ere te keqe.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kjo vertetonë se jemi një shoqëri katundarësh e çfarë mund të presësh nga një shoqëri të tillë

Submitted by Abonim (not verified) on

100 mije vota??Ketej nga une po i shesin per 20-25 mije te vjetra.Per 100 mije blen voten e 2013 dhe te 2017....Komshiu im pensionist qe nuk shkon per te votuar prej kohesh u kerkoi 50 mije dhe i thane se me aq gjejne me mijera.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.