Islami: Rama nuk konstituon KQZ se ka frikë se komisionari i LSI ia certifikon zgjedhjet

Postuar në 03 Qershor, 2013 05:19

Kastriot Islami sot te Panorama analizon luftën për KQZ duke e konsideruar si nonsens betejën e opozitës sikurse edhe e konsideron më se legjitim shkarkimin e Muhos. Ai e quan largimin e kryetares aktuale të KQZ-së, kërkesë absurde, sepse, në fund, edhe po të zëvendësohet, me një emër tjetër, “ky përsëri do t’i përkiste PD-së.” Në këtë frymë, Islami konsideron se është nonsens beteja për të ndryshuar KQZ, sepse ajo mund të funksionojë dhe me 4 anëtarë meqë shumica e vendimeve merren me shumicë të thjeshtë (pra nga 4 anëtarë). “Është fakt i mirënjohur që shumë nga vendimet e rëndësishme merren bazuar në qëndrimet partiake të palëve, e thënë ndryshe, vendimet e KQZ-së merren vetëm nga 4 anëtarë të maxhorancës, ndërkohë që jo rrallëherë 3 anëtarët e opozitës votojnë kundër. Të votosh kundër, thjesht me arsyetim partiak apo të mos jesh prezent në KQZ, është formalisht e njëjta gjë. Në këtë kuptim, KQZ me 4 apo 7 anëtarë do të jepte të njëjtin produkt,” shkruan Islami.

Në fund, Islami mendon se po mori 7-8 deputetë, Meta nuk do t’i kontestonte në asnjë rast zgjedhjet. Kjo është sipas Islamit frika e Ramës, i cili nuk e konstituon KQZ-në që të ketë mundësi të mos njohë zgjedhjet. Me një anëtar të LSI në KQZ ai ka frikë se mos ky ia çertifikon zgjedhjet, duke e lënë pa alibi, për atë që Islami e quan “humbje të Ramës në 23 qershor”

k.c.

 

e plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/06/03/islami-rama-nuk-plotes...

Comments

Submitted by turi (not verified) on

<p>Cfare thot ky budallai aman..o kaqi ik o kaqi&nbsp;</p>

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>O Hamza Kastrioti por meqe ky komisioneri i LSI do certifikoka zgjedhjet atehere perse nuk e kthen Sala KQZ ashtu sic ishte? Pse nuk e kthen komisionerin e LSI ne KQZ meqe qenka edhe ne favor te Sales?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.