Elvis Roshi, Kryetari i Bashkisë Kavajë i përgjigjet akuzave të Kryeministrit

Postuar në 02 Qershor, 2013 11:55

Elvis Roshi, Kryetari i Bashkisë Kavajë ka reaguar ndaj sot Kryeministrit pas deklaratave të tij ku thoshte "mjerë ai që guxon ta prekë monumentin e Kavajës" dhe për më tepër kërcënonte se ata që guxojnë, "do të ecin pa këpucë zbathur mbi copat e tij". Më poshtë, deklarata e tij në lidhje me akuzat personale ndaj tij.

Jam i detyruar të bëjë këtë deklaratë për shtyp pas dështimit të djeshëm të kryeministrit në ikje të Shqipërisë dhe shqiptarëve pas 20 ditësh në qytetin e Kavajës me të ashtuquajturin miting të ditës së djeshme.

Zoti Berisha,
Meqë nga sheshi i demokracisë m’u drejtove mua personalisht, po të them se ti akuzat personale për kundërshtarët e t’u politikë i ke zakon. E ke bërë këtë me kryetarin e Partisë Socialiste, me të gjithë të zgjedhurit vendorë të PS dhe kandidatët e saj për deputetë. Dhe një argument për këtë ka dhe e kupton gjithë populli: si kryeministër në ikje, të ka zënë tmerri për pleqërinë tende dhe për votën e qytetarëve të Kavajës.
Si një deputet në ikje i qytetit të Kavajës, ti more zotëri, bllokove çdo investim për qytetarët, duke bllokuar projektet jo vetëm infrastrukturore, por edhe ato sociale. Qytetarët e Kavajës nuk kanë nevoje që t’u tregosh sesa pranë tyre ke qëndruar këto 23 vjet, sepse ti personalisht i ke zhgënjyer, ke dështuar dhe ke humbur bastin me ta.
Prej me shume se dy vitesh, qytetarët e Kavajës kanë ndjerë ndryshimin në çdo qelizë të qytetit. 33 rrugë të reja janë shtruar në Kavajë dhe kjo falë punës, dashurisë, ndershmërisë dhe donacioneve të biznesit privat.
Qytetarët e Kavajës sot kanë më shumë përkujdesje sociale, më shumë menaxhim dhe frymëmarrje në qytetin që ti e mbylle në mënyrë të padrejtë. Shkollat, kopshtet, trotuaret, ndriçimi, mbjellja e pemëve, investimet për xhaminë e rrugën e Kishës, ujësjellësi, projekti i stadiumit, godina e Bashkisë së re që është duke përfunduar, janë projekte që kane marrë vlerësimin dhe vëmendjen e të gjithë qytetarëve të Kavajës.
Sigurisht doktor, si një njeri që në fillim duhet të kurosh veten e më pas të flasësh për të tjerët, të janë errur sytë ti shohësh gjithë këto ndryshime në qytetin që ti bllokove e bojkotove. Por qytetarët e Kavajës ta treguan këtë me votë në 8 majin e vitit 2011, dhe jam i bindur se do të ta tregojnë 10 herë me shumë në 23 qershor 2013 duke votuar deputetin dhe djalin e tyre të sigurt Parid Cara.
Ti kërcënove zoti Berisha se do të bëje copash këdo që do të prekë të ashtuquajturin monument te dy gishtave. Por askush nuk të ka më frike dhe të garantoj se qytetarët e rrethit të Kavajës, do të bëjnë copash me votë ty që i ke bojkotuar për 23 vjet, në 23 qershor, duke votuar Partine Socialiste dhe numrin 29 në fletën e votimit.
Dhe meqë je i painformuar, po te them dy fjale për të ashtuquajturin monument të dy gishtave në qendër:
Projekti i qendrës së qytetit, është projekti më madhor për të cilën kemi punuar gjatë këtyre dy viteve kur ti nuk doje ti ktheje sytë nga Kavaja. Është një projekt gjigant, prej afro 8 milionë eurosh ku ka një harmonizim të sheshit Demokracia, me godinën e bashkisë, lulishtet, shatërvanët e xhaminë e qytetit. Sa për atë që e konsideron monument dhe për të cilin je tallur prej 23 vitesh, po të them se ai vetëm monument i dy gishtave nuk është.
Projekti ynë do të sjellë një vepër akoma më të madhe e me të bukur, që hijeshon pamjen e qytetit, i jep vlerën e vërtetë dhe forcën e duhur zhvillimeve demokratike që nisen nga Kavaja që në vitin 1990 dhe që sigurisht, nuk mund të realizohet me ty kryeministër që ke mbetur akoma me mendësinë e shëtitjes në varkën e bllokmenëve.
Ky projekt madhështor, i monumentit historik të demokracisë, do të financohet nga qeveria e PS dhe do të bëhet realitet pas 23 qershorit.
Dhe e fundit që po të them doktor, është fakti që takimi yt i fundit me qytetarët e Kavajës do të jetë në datën 23 qershor dhe do të jetë me votë. Pastaj thjesht do të jesh një turist i qytetit të Kavajës që do të shohësh se sa është zhvilluar qyteti që në momentin kur ti e ke lënë qytetin të lirë.

Comments

Submitted by Zenepe L. (not verified) on

Teper infantil ky njeri. Tha nje gje te shemtuar se do te heqe monumentin e demokracise gje qe me neveriti edhe mua qe jam socialist dhe tani barrikadohet politikisht. Po pse per kete luftuam deroi tani qe te heqim monumentet?  Pse nuk foli me pare dhe pse e shmang tani ate qe ka thene? Mund te kesh vrejtje sa tre duash per Berishen por eshte demokracia dhe ato dy gishta qe u ngriten lart ajo qe e sollikryetarin tone aty ku eshte dh eme sa thone  fshehurazi njerzit se kane frike, e bene edhe milioner. Te pakten te tregonte se nuk i mungojne edhe trute, por deshtoi. Me sa dukjet nuk ka!

Submitted by Albi (not verified) on

Shiko, t'ju jape nje keshille te vogel. Meqe mbeshtesni rotacionin, #Rilindjen etj, fytyren e ketij tipit nxirreni sa me pak ne faqen tuaj. Nqs nuk e kuptoni pse eshte kaq problematik, mbase nje telefonate me Elisa Spiropalin mund t'iu ndihmoj.

Submitted by Anonimxhelil Cibaku (not verified) on

Nje pergjigje e sakte dhe domethenese per ish Deputetin Berisha.

Ndryshimi i Kavajes ka qene shumi i ndjeshem ne dy vitet e drejtimit te bashkise Kavaje, apo me i madh se ai i bere nga te gjithe kryetaret e meparshem perfaqesues te PD.

Kavajasit dhe vecanerisht banoret e komunave gjithnje nuk e kane votuar PD; kjo me siguri do ta thelloje fitoren e PS.

Submitted by Andoni (not verified) on

Si nuk kujtohet njeri e te koemtoj me pare se ai qe do prish monumentin do te detyrohet te eci kembezbathur mbi te,  qe i ngjane deklaratave te inkuzitoreve. Po cili na qenka ky njeri ne Shqiperi qe mund te perdor metoda te tilla tortura? A mund te perfytyrohet nje gje e tille? Nuk ka fjale te tjera qe te "kercenoje" ate qe do heqe monumentin, por shprehet per  ato metoda, qe as mund te perfytyrohen ne demokraci, per te cilen luftoi me shpirt kavajasi?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.