Foto simbol: Nga Tienanmeni në Taksim

Postuar në 02 Qershor, 2013 14:20

Michele Smargiassi publikon e komenton sot në La Repubblica dy foto, në një distancë për mbi 20 vjet.

Njeriu që bllokoi tanket në Tiananmen dhe vajza që sfidon hidrantët në Turqi. Fotografia e djaloshit të paarmatosur përballë tankeve në sheshin Tiananmen, në Kinë, tashmë një prej ikonave të shekullit të ikur, nuk u pat ndaluar gjithmonë në Kinë. Së pari, qeveria kineze nuk mundi ta injorojë atë, ndaj u përpoq të fitojë prej saj, për të treguar se Ushtria e Kuqe ishte aq pak agresive dhe shtypëse saqë një ushtar i saj ndaloi që të mos shtypte një student të pafuqishëm. Por nuk funksionoi. Natyrisht. Sepse imazhet, madje edhe ato të pabotuara, kanë një histori dhe një mitologji, përmes të cilës ata gjejnë rrugën e tyre. Dhe kjo foto ishte mishërimi i ri i mitit të Davidit kundër Goliathit. Si kjo që na vjen nga Turqia: Vajza në të kuqe, presioni  fuqishëm i ujit na pengon të shohim fytyrën e saj, e palëvizshme si një statujë nën hidrantët e shtypjes brutal të policisë së Erdoganit. Fotografitë nuk tregojnë gjithë të vërtetën, dhe ikonat edhe më pak. Ne nuk e dimë se sa kohë zgjati rezistenca trime e rebeles ndaj cunamit të policisë. Ndoshta vetëm disa sekonda. Por nuk ka rëndësi: fotografia është si një statujë prej bronzi, jeton përgjithmonë. Heroina pa fytyrë, njësoj si djali kinez nga pas, tani ka fytyrat e të gjithëve. Xhaketa e saj e kuqe, njësoj si tesha e bardhë e djalit kinez, është flamuri i të gjithëve. Çanta e saj e shpinës, bishti i flokëve prej vajzukeje, krahët e saj të shtrirë në qëndrimin krenar të rezistencës pasive, janë një koncentrat i pafajësisë. Lëvizja për të mbrojtur pemët ka ikonën e vet të pakundërshtueshme, njësoj si mitet. Duke parë dy fotot aq të ndryshme e aq të ngjashme, mund të themi se ende fiton Davidi kundër Goliathit.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Anarkistet nuk meritojne kaq avokati. Mjaft me kete kompleksin banal te Ce Guevares!

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Gjithe bota po i quan kundeshtare te autokracise dhe luftetare te frymes se lirise, nje Anonim nga Shqiperia i vuri vulen.

Po kush meriton avokati sipas teje Erdogani, Putini apo Saliu ?  Tre palo burra te semure per pushtet absolut.

Submitted by Babazula (not verified) on

Deri diku ke te drejte, por nuk thjeshtohet politika turke me nje pompe uji dhe nje Erdogan autokrat. Germo me teper t'i japesh hakun me mire temes.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ore mos po ju vjen turp shqiptareve qe qytetaret e vendeve te tjera kane kurajo ti dalin kunder qeverive, kurse ketu te ne kane edhe frike te votojne te lire? Nuk ke cfare te germosh me teper ne kete histori. Ate qe shqiptaret e bene ne 97 por pa arme dhe pa shkaterrim massiv po e bejne turiqit tani. Pyetja eshte perse ne i kemi humbur (deleted) per te dale ne shesh dhe per ti thene qeverise mjaft.

Submitted by Babazula (not verified) on

(deleted), zoti anonim, futi ne kutine e votimit se mos te numerohen per dy vota.

Submitted by Agon (not verified) on

Ti duhet te jesh nga ai modeli i peshkut qe pastron xhamin.Jo fiks xhamin, po bythen e pushtetit!

Submitted by alek j. dryness (not verified) on

Nuk  eshte  as  Davidi,  as  Che  Guevarra.  Ajo  vajze  turke  eshte  nje  qytetare,  dhe  veprimi  i saj  nuk  tregon  heroizem  apo  trimeri  por  tregon  ndergjegjesim  dhe  Qytetari.  Qe  per  fat  te  keq    ne  shqiptaret  nuk  i  kemi  akoma  keto  veti.  Deri  kur ?......

Submitted by Iluministi (not verified) on

Eshte veshtire, thuajse e pamundur, te jesh udheheqes. Kjo vlen edhe per abi Erdoganin.

Te dalesh ne rruge per te kundershtuar nje vendim te qeverise; kjo eshte kurajo civile, shume e çmuar, madje, nje nga ata faktore brilante qe mbajne nen fre qeverite e te gjithe koherave.

Nje perle solidariteti, perkushtimi dhe vetmohimi!

Shembull qe na ka munguar ne shqiptareve! Ndaj na qeverisin si duan, qe prej 100 vjetesh.

Le te shpresojme per me mire!

Submitted by Luli (not verified) on

Kina dhe Turqia udhehiqen nga dy ideologji, dmth imponimi me dhune i perimeve te tyne. Per kete arsye ne keto dy vende nuk ka DEMOKRACI.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.