Burrelsi që hodhi gurë-lule mbi Kryeministrin, “isha i dehur”. Braçe: “kur kalojnë nga duart e policisë, dehen!"

Postuar në 03 Qershor, 2013 07:33

Mediat sot më në fund arrijnë të vënë kontakt me 53-vjeçarin Petrit Hoxha, i cili akuzohet se qëlloi me gurë në drejtim të makinës së kryeministrit Berisha, gjatë mitingut të së premtes në Burrel. Më parë policia kish deklaruar se kish qëlluar me lule (a mban kush përgjegjësi për mashtrimin zyrtar?). e vetmja gjë që Hoxha thuhet në media ka deklaruar se është penduar për veprimin e bërë dhe se e ka kryer nën efektin e alkoolit! Mediat, patën raportuar se ai ishte keqtrajtuar nga rojet e Kryeministrit, e më vonë u dyshua se i njëjti fat e kish gjetur edhe në rajonin e policisë.

Në një koment në FB, Braçe akuzon se ata që sulmojnë kryeministrin dalin “të dehur” pasi kalojnë në duart e policisë:

“Zbardhet misteri. Pas 48 orësh në polici, flet burrelsi që sulmoi Berishën: Isha i dehur, do të votoj Berishën! Një pyetje kam: Ky është i katërti apo i pesti sulm ndaj Berishës; përse të gjithë të dehurit sulmojnë Berishën? Mos vallë kur sulmojnë janë esëll dhe kur kalojnë nga duart e policisë, dehen?”, shkruan Braçe.

k.c.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Në Stalistan vtëm i dehur mund të dalësh i gjallë zoti Braçe

Submitted by Artur 68 (not verified) on

"In vino veritas"- thoshin latinet. Eshte aq e vertete aq sa ç'mund te jete e gabuar dhe kjo e fundit sidomos ne rastet kur personazhi eshte nje alkolist kronik.

Nje gje eshte mese e provuar, qe nje te dehur lere tere diten me  gure ne dore dhe kurre nuk eshte ne gjendje te çentroje nje objekt ne levizje.

Se dyti kur bie ne kontakt me nje person qe qelbet era alkol apo nuk e mbajne kembet te gjithe kane predispozicionin per ti hapur rruge dhe per mos ti vene veshin dhe kjo duhet te ndodhe brenda 4,8 sekondave dhe jo 48 oreve te policise.

Dhe e fundit: dashuri apo urrejtje qofte - rrofte sinqeriteti (i budallait apo pijanecit)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.