Arkiv-Lajme
Vendimi i KQZ për “kasetat e gatshme” po shqyrtohet me kujdes nga BE. Po pastaj?
Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit Fyle i ka dhënë një intervistë Arta Tozajt për TCH, në lidhje me vendimin e fundit të KQZ për të detyruar mediat që të transmetojnë kasetat e gatshme të partive politike për fushatë zgjedhore.
Statusi i çështjes sipas përgjigjeve të z. Stano është: “po e shohim”.
Peter Lucas flet për proamerikanizmin që shqiptarëve u del nga rropullitë; dhe e përqesh këtë pro amerikanizëm
Peter Lucas, gazetari amerikan me origjinë shqiptare ka shkruar një shkrim për gazetën Lowell Sun, dhe Mapoja e Tiranës e ka përkthyer. Dhe shkrimi është nga ata që ia vlen ta përkthesh. Qysh në titull të vjen kjo ide: Obama duhet të vizitojë Shqipërinë.
Autori luan me mikpritjen shqiptare që u rezervohet në mënyrë të pakondicionuar amerikanëve të rëndësishëm dhe me proamerikanizmin që shqiptarëve medemek u del nga hundët. Në fakt, Lucas përdor tone përqeshëse ndaj këtyre dukurive. Pasi i sugjeron ironikisht Obamas që ta vizitojë Tiranën, ai vijon:
“Nga Elhaida” vijnë falenderime për Shpëtim Saraçin, për Konsullen shqiptare në Milano dhe për Top-channel-in
I ati i Elhaida Danit, Shaban Dani, portreti i të cilit është shfaqur shpesh në ekranin e televizionit RAI 2 gjatë show-t the Voice of Italy, ka dhënë një intervistë për Alma Milen e Panoramës. Dhe aty ka gjetur rast për të falenderuar njerëz që i janë gjendur pranë Elhaidës, ndonëse nuk harron të nënvizojë se “gjithçka e kanë bërë në rrugë private, duke financuar vetë gjithçka e duke bërë shumë sakrifica”.
Babai i Elhaida Danit rrëfen rrugën e saj të mundimshme drejt suksesit. Në Shqipëri nuk e ndihmoi askush, për asgjë
Në një intervistë për Panoramën, Shaban Dani rrëfen gjerë e gjatë rrugën e Elhaidës drejt suksesit, finalizuar si fituese e The Voice of Italy. Para kësaj, elhaida ka fituar Star Academy, top Fest, dhe disa festivale në Rumani, Mal të Zi, etj. “kam 8 kupa në shtëpi” thotë i ati. Dhe nuk ngurron të thotë se i ka pasur ca zhgënjime në Shqipëri. “Fitoi gjithë ato çmime e nuk e ftuan një herë në televizion, as në “Klan”, që ishte produkt i tyre. Por ka pasur edhe mbështetës.
“Dialektika” Rama-Meta: Të dy hedhin vickla, dhe të dy nuk ia marrin për të madhe shos-shoqit
Ka mbetur disi enigmatike sms-ja e Ramës dërguar disa miqve të vet ‘preferencialë’, me anë të së cilës bëheshin me dije këta të fundit mbi rezultatet e një sondazhi të bërë nga socialistët (këtë e kanë raportuar shumë gazeta, duek publikuar dhe tekstin). Sipas sms-së së publikuar, PS-ja dilte fituese në Tiranë, dhe merrte 18 mandate, ndërsa LSI-ja dilte pa gjë.
Berisha akuzon Ramën se do na kthejë në “Republikë Bananesh”! A ia di kuptimin termit?
Kryeministri ka vendosur t’i shtojë dhe pak ekzotizëm fushatës duke futur termin “Republikë Bananesh”. Ai e ka lidhur këtë me taksat:
“Në qoftë se i heqim TVSH-në qumështit, lopët në fermën e Agronit dhe në të gjitha fermat e tjera në Shqipëri nuk vlejnë asgjë, sepse kontinierët me qumështin e lopëve dhe qumështin pluhur, që subvencionohet 3 euro në ditë për lopë, do të dyndin Shqipërinë dhe ne do të shndërrohemi gradualisht në Republikë Bananesh”
Meta: Debati mbi kryeministrin e ardhshëm të majtë, disfatizëm i PD-së
Në një intervistë dhënë televizionit AS, Ilir Meta u dha përgjigje zërave mbi divergjencat mes tij dhe Ramës për postin e kryeminstrit. "Mendoj se kjo aleancë ka disa objektiva të qarta. Bazohet në disa parime të bëra publike edhe në marrëveshjen e Shkodrës. Ndërsa çështje më specifike, si ajo e kryeministrit, nuk janë çështjet më të rëndësishme dhe janë lehtësisht të zgjidhshme", tha Meta.
Dash Shehi e ka me Topin: [votuesit] nëse do të ishin lodhur, do jenë lodhur me zotin Topi si ish-president. Pse po lodhen me një opozitar si unë?
Në një “double date” në A1 report kanë qenë dje Skënder Gjinushi dhe Dashamir Shehi. Dhe nëse fokusi I “idhtësisë” së Gjinushit ka qenë Meta (http://www.respublica.al/artikuj/2013/06/06/gjinushi-vijon-ta-shohe-meten-si-nje-problem-te-maxhorances-se-neserme,) fokusi i Dashamir Shehit ka qenë Bamir Topi. Madje, Shehi, ka qenë gati të vërë dhe një bast politik mbi votueshmërinë e FRD, kur ka thënë:
Gjinushi vijon ta shohë Metën si një problem të maxhorancës së nesërme
Skënder Gjinushi ka një marrëdhënie të vështirë, gati të pamundur, me Ilir Metën. Është nga të paktit Brenda opozitës që nuk e ka dashur, madje e ka anatemuar, aleancën Rama-Meta përpara se kjo të merrte formë. Ky qëndrim i tij është theksuar më shumë për shkak të idesë se Rama e ka Metën një aleat preferencial.
Gjinushi nuk ka reshtur së foluri në mënyrë kritike për Metën qysh nga momenti që kjo aleancë u lidh. Ka folur dhe dje, në emisionin “Airport” të Anila Bashës, në A1 Report. Dhe është kapur tek teza e papritur e LSI-së për Metën kryeministër. Dhe tha:
Rexhep Qosja: Berisha duhet larguar edhe për shkak të katastrofës ekonomike që ka sjellë
Rexhep Qosja ka dhënë një intervistë për gazetën Telegraf, dhe në të ka numëruar fillimisht arsyet pse Berisha duhet larguar nga drejtimi i vendit; ka numëruar ato arsye, të cilat ai i ka nënvizuar në vijimësi.