Meta: Debati mbi kryeministrin e ardhshëm të majtë, disfatizëm i PD-së

Postuar në 06 Qershor, 2013 02:44

Në një intervistë dhënë televizionit AS, Ilir Meta u dha përgjigje zërave mbi divergjencat mes tij dhe Ramës për postin e kryeminstrit. "Mendoj se kjo aleancë ka disa objektiva të qarta. Bazohet në disa parime të bëra publike edhe në marrëveshjen e Shkodrës. Ndërsa çështje më specifike, si ajo e kryeministrit, nuk janë çështjet më të rëndësishme dhe janë lehtësisht të zgjidhshme", tha Meta.

Ai shigjetoi PD-në duke thënë se "fakti që ekziston një debat, ku është angazhuar edhe një pjesë e lidershipit të Partisë Demokratike dhe një pjesë e analistëve më pranë maxhorancës aktuale se cili do të jetë Kryeministri nga e majta, tregon bindjen e plotë se kryeministër nuk do të jetë më Berisha pas 23 qershorit. Ndërsa se kush do të jetë nga e majta, kjo do të jetë në respekt me votën e qytetarëve shqiptarë dhe është një çështje që Kushtetuta e zgjidh në mënyrë të qartë. Gjithçka do të vendoset në respekt me votën e qytetarëve shqiptarë”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.