Berisha akuzon Ramën se do na kthejë në “Republikë Bananesh”! A ia di kuptimin termit?

Postuar në 06 Qershor, 2013 03:47

Kryeministri ka vendosur t’i shtojë dhe pak ekzotizëm fushatës duke futur termin “Republikë Bananesh”. Ai e ka lidhur këtë me taksat:

“Në qoftë se i heqim TVSH-në qumështit, lopët në fermën e Agronit dhe në të gjitha fermat e tjera në Shqipëri nuk vlejnë asgjë, sepse kontinierët me qumështin e lopëve dhe qumështin pluhur, që subvencionohet 3 euro në ditë për lopë, do të dyndin Shqipërinë dhe ne do të shndërrohemi gradualisht në Republikë Bananesh”

Në fakt, termi Republikë bananesh është një term i shkencave politike që i referohet një vendi jo-stabël ekonomia e të cilit varet kryesisht nga eksporti i një produkti të vetëm me burime të kufizuara, siç janë bananet. Këto vende zakonisht kanë shtresa të varfëra sociale, klasë punëtore të rrënuar, dh enjë plutokraci sunduese ëq përfshin elitat e biznesit, politikanë dhe ushtarakë. [^ Richard Alan White (1984). The Morass. United States Intervention in Central America. New York: Harper & Row. p. 319. P. 95. ISBN 0-060-91145-X; ISBN 978-0-06091-145-4.] Kjo oligarki politiko-ekonomike kontrollon produktet e sektorit primar duke shfrytëzuar ekonominë e vendit. ["Big-business Greed Killing the Banana (p. A19)". The Independent, via The New Zealand Herald. Saturday 24 May 2008. Retrieved Sunday 24 June 2012.]

k.c.

Comments

Submitted by Don Xhebraili (not verified) on

Kryemisri yn qe e paçim sa malet, jo qe nuk ua di kuptimin atyre fjalve por edhe po tua dinte ai prap do ti masakronte, perdhunonte dhe degjeneronte
publikisht...dhe mir ben, se ndryshe ç'kuptim ka fjala kryemiser ne nje parcell hibrite te kultivuar me duart tona te njoma!!
Qite mar par zhelesh jasht se nuk permbyset bota.

Submitted by Jonida (not verified) on

<p>ministriministriPerpara se te marresh persiper te sqarosh publikun per kuptimin e shprehjes &quot;republike bananesh&quot; apo edhe te pyesesh nese Berisha ia di kuptimin, duhet&nbsp; minimalisht qe vete t&#39;ia dish kuptiminin dhe te mos bazohesh verbesisht ne nje perkthim fjale per fjale nga Wikipedia , e cila, meqe ra fjala, nuk pranohet si reference nga asnje institucion akademik (besoj ato dy linket e tjere i ke vene per dekor se perkthimi eshte fjale per fjale nga Wikipedia). Shprehja &quot;republike bananesh&quot;, pervec atij perkthimi te verber fjale per fjale qe ke bere me siper, ne shkencat politike nenkupton ne thelb&nbsp;dominimin e korporatave te fuqishme globale ne jeten politike dhe procesin e vendimmarrjes se nje vendi (imperializem ekonomik) per te mbrojtur interesat e biznesit se tyre qe eshte edhe burimi kryesor i ekonomise se atij vendi&nbsp;duke e kthyer qeverine e atij vendi ne nje&nbsp;qeveri kukull.&nbsp;&nbsp;Duke perdorur nje analogji, sikur stafi i Respublikes&nbsp;te konsiderohej&nbsp;&quot;qeveri&quot;, atehere Respublika do te ishte nje &quot;blog bananesh&quot; pasi cdo lajm qe ju perconi (dmth deformoni) dominohet nga klienti (korporata, partia, etj) qe ju paguan dhe i sherben interesave te tij. Kjo nuk do te thote domosdoshmerisht qe ju i&nbsp;keni qejf&nbsp;bananet. Nese i referohemi edhe nje here fjales se Berishes, ai flet per korporatat qe do te dyndin Shqiperine me&nbsp;&quot;<em>kontinierët me qumështin e lopëve dhe qumështin pluhur, që subvencionohet 3 euro në ditë për lopë...&quot; duke&nbsp;shprehur friken per dominimin e tyre ne jeten ekonomike dhe politike shqiptare&nbsp;dhe falimentimin e fermereve &nbsp;shqiptare, pra kthimin e vendit ne nje &quot;republike bananesh&quot; (ashtu sic eshte Respublica nje blog bananesh). Thua kush nuk ia di kuptimin termit, Berisha apo artikullshkruesi i Respublikes?</em></p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>termi rep.Bananesh ka te beje me nje republike te kontrolluar,ku instalohej nje diktatoruc i varur nga ndonje kompani frutash,zakonisht nga UFC(United Fruit Company).Specifikisht flitet per ca republikeza te Amerikes Qendrore,tip Haiti,Nikaragua,Rep.Dominikane,por ne zhargonin e sotem flitret zakonisht per shtete qe varen nga keshilltare dhe zakonisht nga njerez te DASH.Puna e qumeshtit te lopeve dhe subvencionit ose kuotave te qumeshtit ne BE eshte shume me e komplikuar sesa e thote Berisha,pasi hyrja ne BE automatikisht e nxjerr mekanizmin jashte loje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.