“Dialektika” Rama-Meta: Të dy hedhin vickla, dhe të dy nuk ia marrin për të madhe shos-shoqit

Ka mbetur disi enigmatike sms-ja e Ramës dërguar disa miqve të vet ‘preferencialë’, me anë të së cilës bëheshin me dije këta të fundit mbi rezultatet e një sondazhi të bërë nga socialistët (këtë e kanë raportuar shumë gazeta, duek publikuar dhe tekstin). Sipas sms-së së publikuar, PS-ja dilte fituese në Tiranë, dhe merrte 18 mandate, ndërsa LSI-ja dilte pa gjë.
Meta nuk i ka dhënë peshë këtij lajmi. Ose është shtirur sikur nuk i jep peshë. Në një intervistë dhënë Aleksandër Furrxhiut në televizionin AS, ai tha se “nuk ekziston asnjë dëmtim ndaj LSI-së nga çdo lloj mesazhi dhe nga çdo lloj sondazhi që mund të porositet…. [Sondazhet e të gjitha llojeve] janë tepër momentale dhe kalimtare. Mendoj se ndikimi i madh [në elektorat] vjen nga mesazhi që një parti apo një lider përcjell dhe lë në mënyrë të qëndrueshme te votuesi. Dhe në këtë drejtim mendoj se marrja me një detaj të tillë është një humbje kohe dhe unë kam komunikuar me zotin Rama gjatë këtyre ditëve për çështje të ndryshme, por nuk e kam menduar të komunikoj për një gjë të tillë. Çështje të tilla për mua janë të parëndësishme”.
Reagim i shtruar, s’ke ç’thua. Në fakt, Rama e Meta po tregohen të kujdesshëm në reagimet ndaj provokimeve që i bëjnë njëri-tjetrit (Meta ka provokuar e provokon me “ambicjen për t’u bërë kryeministër”), dhe nuk kuptohet pse nuk janë aq të kujdesshëm sa të mos i bëjnë fare këto ngacmime.
Re.Pu.
Comments
..."dhe nuk kuptohet pse nuk

..."dhe nuk kuptohet pse nuk janë aq të kujdesshëm sa të mos i bëjnë fare këto ngacmime." Seriozisht e keni ju, nuk kuptohet fare? Po s'e dini ju qe ata duan te jene te dy te paret gjithmone, se jane te babezitur per pushtet, sidomos Iliri? Cfare ka per te mos u kuptuar ketu?

Sepse secili po lufton te

Sepse secili po lufton te karikoje ushtrine e tij dhe e ka te qarte qe edhe tjetri kete gje po ben. Shikoni me vemendje se kujt i jane drejtuar mesazhet ne te dyja rastet: militanteve me besnike qe te punojne me fort. Jane mediat qe i fryjne shume keto gjera, sepse gjerat jane fare te qarta:

1. Rama do jete kryeminister (per provokimin e LSI)

2. Dhe deputetet e LSI-se ne SMS ishin trajtuar si të PS-se (ne provokimin e PS-se)

Koalicioni i majte po lufton te arrije 80 karrige, dhe si Rama dhe Meta e dine shume mire se sa deputete ka secili po u arrit kjo 80 (2 i marrin partite e tjera te koalicionit dhe del tek 78 e famshme e SMS-se). Eshte vete formula e Kodit Zgjedhur qe ja u bene te thjeshte ndarjen.

Keta te dy e kane deshmuar

Keta te dy e kane deshmuar prej shume vitesh tashme qe shkojne si macja me miun. Sa frike qe paskeni qe mos t'i dale boja e fresket mavi ende pa u bere zgjedhjet.

Puna eshte sesa xhentelmene

Puna eshte sesa xhentelmene do tregohen pas 23 qershorit...Nasipi gati i ka dekllaratat!

Add new comment