Rexhep Qosja: Berisha duhet larguar edhe për shkak të katastrofës ekonomike që ka sjellë

Rexhep Qosja ka dhënë një intervistë për gazetën Telegraf, dhe në të ka numëruar fillimisht arsyet pse Berisha duhet larguar nga drejtimi i vendit; ka numëruar ato arsye, të cilat ai i ka nënvizuar në vijimësi. Duhet të largohet “për shkak të gjuhës së urrejtjes, gjuhës fyese, gjuhës konfliktnxitëse të kryeministrit”, duhet të largohet ngaqë “kryeministri i Shqipërisë i ka bashkuar, në të vërtetë i ka mbledhur në një, në të vërtetë i ka uzurpuar të tri pushtetet”, ngaqë “mandatet e ish- kryetarit dhe tani kryeministrit të Shqipërisë janë të shënuara me disa tragjedi që e bëjnë politikisht dhe juridikisht përgjegjës”, ngaqë “ai në vazhdimësi, me mashtrime e me gënjeshtra, e manipulon dhe fyen vetëdijen e qytetarëve shqiptarë”. Ngaqë “Partinë Demokratike të Shqipërisë e ka bërë parti private”, dhe ngaqë “në gjuhën e tij, në sjelljet e tij, në pushtetin e tij, në mendësinë e tij nuk ka asgjë bashkëkohore, evropiane”.
Por në këtë intervistë e lidh mandatin e tretë të Berishës dhe me një rrezik tjetër: Ai duhet larguar para së gjithash “për shkak se e ashtuquajtura politikë e tij ekonomike është politikë e pa rend, e pa sistem, e pa strategji, e pa logjikë; politikë e improvizimeve, që do ta çojë Shqipërinë në katastrofë ekonomike!”
Intervistën e plotë me titull “Nga qeveria kuislinge e Rugovës te dhespotti Berisha” mund ta ndiqni në linkun http://gazetatelegraf.com/akademiku-rexhep-qosjanga-qeveria-...
Re.Pu.
Comments
Edhe specialist i ekonomisë
<p>Edhe specialist i ekonomisë je, (deleted)?</p>
Si gjithmon i sakt çdo komb
<p>Si gjithmon i sakt çdo komb do dihesh krenarë që në mes tyre ka njërz të tillë përshëndetje profesor</p>
Add new comment