Arkiv-Lajme

E përditshmja Shqiptarja.com: Cocciante e Elhaida Dani nesër në version elektoral në Tiranë

Postuar në 06 Qershor, 2013 16:58

E përditshmja Shqiptarja.com bën me dije se nesër, më datë 7 qershor, mbërrin në Tiranë kantautori italian, Riccardo Cocciante. Do të vijë bashkë me Elhaida Danin, fituesen e konkursit televiziv the Voice of Italy, e cila një pjesë të suksesit ia ka dedikuar Cocciante-s. Por nuk është vetëm Elhaida që këtë sukses ia ka dedikuar edhe Cocciante-s. Janë dhe shqiptarë të shumtë që kanë ndjekur show-n e televizionit RAI 2, e që kanë parë tek Cocciante njeriun që “e zbuloi” Elhaidën, dhe e mbështeti deri në fund.

Meta shpjegon në Top Story pse fushatën e bën më vete dhe pse është i butë me Berishën

Postuar në 06 Qershor, 2013 16:43

Ilir Meta ka qenë në Top Story, dhe aty gazetari Balla i ka nënvizuar një vëzhgim të tijin, që është dhe vëzhgimi i të gjithëve. Dhe e ka bërë në formë pyetjeje: “Në fushatë kemi vënë re se nuk keni ndonjë kundërshtim të madh ndaj Kryeministrit Berisha dhe nuk keni ndonjë aleancë të madhe apo partneritet të natyrshëm me Edi Ramën. Duket sikur nuk jeni as në opozitë të vërtetë me z. Berisha dhe as në partneritet me z. Rama. A është e qëllimshme, rastësore apo strategjik ky shpjegim?

FMN-ja pranon gabimin me vonesë: Greqisë desh ia morëm frymën

Postuar në 06 Qershor, 2013 13:01

E përditshmja financiare amerikane Wall Street Journal ka publikuar një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku bëhet një mea culpa, gjë e rrallë për organizatën e drejtuar në ditët e sotme nga Christine Lagarde. “Austerity? No, thank You”, thuhet në thelb në këtë raport, dhe konkretisht ata e kanë me presionin që iu bë Greqisë, duke rrezikuar t’ia marrin frymën me shkurtime shpenzimesh, deficiti e borxhi, në një moment të vështirë ekonomik.

Çështjen e 21 janarit Rama do ta ketë gjyle të lidhur pas këmbe

Postuar në 06 Qershor, 2013 12:32

Në Lezhë, Rama është ndodhur përpara dikujt që i ka bërë pyetjen: “Unë jam një nga ata që kanë bërë burg në 21 Janar. A do të ketë drejtësi për këtë ngjarje?” Në fakt, kjo çështje përbën një nga sfidat e mëdha të maxhorancës së re (nëse do kemi një maxhorancë të re). Aleanca me Ilir Metën, për shumëkënd, e ka komprometuar zgjidhjen e saj. Por Rama është shprehur i sigurtë: “Nuk do të ketë paqe në shpirtrat tanë, nuk do të ketë asnjë moment spostim vëmendje nga 21 janari, sa herë që do flitet për drejtësi në këtë vend”.

Shqipëria në vendin e 38 të FIFA-s, De Biasi me vështirësi kërkon të përmbajë euforinë ndaj Norvegjisë

Postuar në 06 Qershor, 2013 10:30

 

Ervin Çuli thotë se TOB-i dhe Teatri Kombëtar janë kthyer në seksione të PD-së

Postuar në 06 Qershor, 2013 09:19

Aktori e regjizori Ervin Çuli, që në vitin 2005 ka votuar për Partinë Demokratike, ndihet i zhgënjyer. Në fakt, ka vite që e ka shprehur këtë zhgënjim. Kohët e fundit e ka shprehur me zë më të lartë, madje edhe duke u rreshtuar qartësisht me opozitën. “Do t’i jap Ramës një votë të kondicionuar”, thotë megjithatë, duke lënë të kuptohet se ka dyshime për këtë opozitë, por këto dyshime nuk e bëjnë të harrojë se kush është përballë saj. Dhe listën e kritikave e të denoncimeve në adresë të Berishës e ka të gjatë. Ia numëron një e nga një në një interviostë për Javën, dhënë Gladiola Bendos.

Topi kundër “të dyve”: na helmuan me batuta. Media i jep vetëm 2 rreshta

Postuar në 06 Qershor, 2013 08:32

Ndërsa media transmeton tërë ditën batutat që Rama-Berisha i hedhin njëri-tjetrit, “gjyshi me antiplumb” e “shoku i autobusit”, vëmendja zhvendoset nga programet. Të humburit e mëdhenj nga ky shfokusim i vëmendjes janë “të vegjlit” pikërisht këtë ka artikuluar Topi sot (në një deklaratë që mediet po ashtu e kanë transmetuar vetëm me 2 rreshta).

Të gjithë kundër Erdoganit, por jo kurdët

Postuar në 06 Qershor, 2013 07:41

Pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit turk Erdogan janë bërë më të forta. Prej gati një jave situata në Turqi nuk është e qetë. Tani arsye nuk janë vetëm pemët e parkut të Stambollit, por edhe mungesa e demokracisë në vend. Kërkesa kryesore e demonstruesve: dorëheqja e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan. Ai është në pushtet që prej 10 vitesh. Dy herë ka fituar zgjedhjet partia e tij islamike konservatore AKP dhe me një rezultat të thellë. Popullaritreti i Erdogan ishte i padiskutueshëm.

Presidenti Nishani sot në Berlin. Askush nuk raporton. Aq më pak të pyesë, pse?

Postuar në 06 Qershor, 2013 07:17

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani zhvillon sot një vizitë zyrtare në Berlin. Lajmin e ka dhënë DW, por që ka gjetur fare pak jehonë në shtypin shqiptar. Ndërsa çdo vizitë e krerëve të partive, edhe kur vizitojnë ndonjë serë a panair jashtë shtetit ndiqet dhe me lidhje satelitore “live”, vizita e Nishanit duket se nuk “gudulis" askënd.

Zef Preçi dhe 3 paralelet mes 1991-shit tonë, pranverës turke dhe vendimit të KQZ për “kasetat”

Postuar në 06 Qershor, 2013 06:28

Zef Preçi në një shkrim te Shqip, heq paralele mes 1991-shit tonë (rënia e bustit), protestave turke  (media turke heshti në fillimet e revoltës, sikur nuk po ndodhte gjë) dhe vendimit të KQZ për të detyruar mediet të transmetojnë kaseta të gatshme të parapregatitura e para-montuara nga shtabet elektorale. Dhe ngre disa pyetje:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme