Arkiv-Lajme
Katundarët janë shndërruar në një kategori e përbuzshme sociologjike në Shqipëri
Në Shqipëri, katundarët (në një zhargon përqeshës: katunarë, pa “d”) janë shndërruar në një kategori sociologjike. Kohët e fundit kanë zënë t’i përmendin shpesh për të bërë shpjegime e interpretime të problemeve e sëmundjeve të shoqërisë shqiptare. Në këta binarë ka ecur dhe Dritan Shano në një shkrim të vetin të publikuar në Mapo, me titullin “Me kundratabelë”. Në një paragraf të tërë, ai bën përkufizimin e kësaj “paradigme”, duke e vënë përballë kategorisë tjetër (“shumë të fisme”, sipas tij), asaj të fshatarëve:
Rroga e 13 = 42 milionë Euro. Ku do i gjejë Kryeministri?
Duket se thesi i premtimeve të parealizueshme në fushatë e ka grykën më të madhe se çdo herë tjetër. Një nga këto premtime është dhe ajo e Kryeministrit që deklaroi se do të japë pagën e 13 (të hequr po nga ai vite më parë) për punonjësit e administratës. Edlira Shehu analizon sot te “Dita” këtë premtim në kuadrin e një prespektive të zymtë të ekonomisë shqiptare.
Harbimi elektoral është në limitet e çmendurisë
Tirana është veshur çmendurisht me kostum elektoral. I gjithë territori urban është i pushtuar. Nuk ka qoshe, ku të mos ndihet atmosfera e zgjedhjeve. Bill-board-et anës rrugëve, majë pallateve, majë kodrave, janë papërjashtim në funksion të marketingut elektoral. Shtyllat e neoneve të shpërndara nëpër qytet shërbejnë të gjitha dhe si shtiza, ku mbahen flamujt partiakë. Qëllon shumë shpesh që në të njëjtën shtyllë ka flamuj të partive të ndryshme, dhe me këtë shënohet kulmi i “rendimentit elektoral”. Mbi rrugë varen kudo banderola të kapura në dy shtylla në të dy anët e rrugëve.
Mafia shqiptare dominon Serbinë?
Gazeta serbe Kurir me titullin provokues “Serbia në kthetrat e mafias shqiptare”, ka shkruar së fundmi se 90 për qind e drogës në atë vend hyn nga organizata shqiptare mafioze.
Ministri i brendshëm gjerman: “Rumunët e bullgarët ilegalë duhet të kthehen në shtëpinë e tyre”
Gjermanët nuk duan t’i mbajnë në vendin e tyre emigrantët ekonomikë të ardhur nga Bullgaria e Rumania. Përveç problemeve që mund të lindin me sigurinë, bullgarët e rumunët e varfër kanë sjellë dhe një problem tjetër. Ata kanë zënë të kërkojnë e gjejnë mënyra për të përfituar nga sistemi welfare i Gjermanisë, dhe kështu janë shndërruar në një barrë për financat publike. Ata vijnë aty me projektin për të hapur një biznes të tyren individual, por më pas rezulton se e gjitha është një hile.
Shënim: Ja pse asnjë forcë politike e Tiranës nuk mund të jetë Vetëvendosje!
Vazhdimisht lexuesit e Respublica-s komentojnë dëshirën (përzier me pezm) që nuk kemi një “Vetëvendosje!” edhe në Shqipëri. Arsyeja gjendet në të gjitha veprimet politike të Vetëvendosje!-s, lëvizje që kërkojnë guxim politik dhe ndjeshmëri qytetare. Shembulli më i fundit është ky i sotmi, kur lëvizja ka dalë në Kosovë kundër lojërave të fatit.
Ambasadori suedez në Maqedoni vihet në shënjestër nga mediet maqedonase si lobues i shqiptarëve
Ambasadori suedez në Maqedoni, Lars Valund me përfundimin e mandatit të tij të ambasadorit është vënë në qendër të kritikave dhe akuzave, kryesisht nga mediet maqedonase. Sebep është bërë ceremonia e tij e lamtumirës, në të cilën për show kishin veshur një qytetar të zakonshëm me maskë duke simbolizuar Prometeun, i cili në dorë mbante edhe një shishe birre, raporton INA.
Erdogan, në stil të mirëfilltë diktatorial, nxjerr “antimitangashë”
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të mirëpritet nga turmat e mbështetësve të tij në Ankara pasi ai të kthehet në kryeqytet pas një vizite në qytetet e Stambollit dhe Adanasë, dhe ky “lajm” vjen disa orë pasi zëdhënësi i tij përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme në përgjigje të valës së protestave në mbarë vendin .Erdogan ishte në Stamboll më herët për të marrë pjesë në një takim të Këshillit Ekzekutiv Qendror të partisë së tij në pushtet.
M. Nano: "KQZ-ja mund të çmendet vetë, por nuk mund të çmendë dynjanë." Dhe i shtie ndër mend Lefteri LLeshit një ide për një ligj tjetër absurd...
Në shkrimin e tij “Nuk ka ligj që i detyron televizionet të pranojnë kasetat e partive” tek Shqip i sotëm, Mustafa Nano artikulon edhe një herë problemin e madh të manipulimit të informacionit tek votuesi përmes kasetave të para-montuara nga shtabet e partive.
Pasi analizon “ligjin” që nuk është ligj, Nano hedh dyshimin se disa medieve u vjen për mbarë të mbulohen pas kësaj gjetheje fiku për atë që po bëjnë, nënshtrimin ndaj vullnetit të partive. Shkruan Nano:
Shëndetësia e “Fisnikut Tiranas”: a janë ilaçet tona 5-7 herë më shtrenjtë se në Itali?
Gënjeshtra të vockla në mes të një fushate të madhe. Është e pamundur të verifikosh gjithçka thuhet në TV.
Ardiana Çapi përgenjështron sot tek Shqiptarja.com zv/ministrin e Shëndetësisë, z Bardh Spahia për deklaratat e tij në TopStory (dt 04/05/2013), që pretendon se “nuk është e vërtetë që barnat tek ne kushtojnë deri ne 5 apo edhe 7 herë më shtrenjtë se në Itali.”
Pasi analizon deklaratat e zv/ministrit, autorja sjell realitetin sot (të dhënat e dt 5 maj 2013):
Amaryl 2mg (glimepiride), medikament i domosdoshëm për kurën e diabetit;