Shëndetësia e “Fisnikut Tiranas”: a janë ilaçet tona 5-7 herë më shtrenjtë se në Itali?

Gënjeshtra të vockla në mes të një fushate të madhe. Është e pamundur të verifikosh gjithçka thuhet në TV.
Ardiana Çapi përgenjështron sot tek Shqiptarja.com zv/ministrin e Shëndetësisë, z Bardh Spahia për deklaratat e tij në TopStory (dt 04/05/2013), që pretendon se “nuk është e vërtetë që barnat tek ne kushtojnë deri ne 5 apo edhe 7 herë më shtrenjtë se në Itali.”
Pasi analizon deklaratat e zv/ministrit, autorja sjell realitetin sot (të dhënat e dt 5 maj 2013):
Amaryl 2mg (glimepiride), medikament i domosdoshëm për kurën e diabetit;
Itali çmim 2013, 1,32 euro
Maqedoni, çmim 2013 2,5 euro
Shqipëri, çmim 2013 1620 leke ose 11,6 euro!!!
Lercanil 10mg(lercanidipina 10mg), medikament i domosdoshëm në kardiologji;
Itali çmim 2013 5,63euro (por pa patente, shkon ne 4,63euro)
Maqedoni çmim 2013 10euro
Shqipëri çmim 2013 2860 leke ose 20,4 euro!!!
Tachipirine shurup (paracetamol italian)
Itali çmim 2013 3,38euro
Shqipëri çmim 2013 1014 leke ose 7,24 euro!!!
Tachifludek bustinë (antigripal italian)
Itali çmim 2013 5 euro
Shqipëri çmim 2013 889 leke ose 6,35 euro!!!
P.S.
Ky i fundit, mbase rezulton më shtrenjtë për faktin e thjeshtë, që çuditërisht, tek ne, rezulton i regjistruar në QKKB, VETEM Tylolhoti? Ah, më falni, sipas zv. ministrit, tek ne nuk ka monopol!
k.c.
shkrimi i plotë:
http://www.shqiptarja.com/blogs/brenda_ne_pilule/true_or_false_z_bardh_spahiay-485-6.html
Add new comment