Shënim: Ja pse asnjë forcë politike e Tiranës nuk mund të jetë Vetëvendosje!

Postuar në 09 Qershor, 2013 11:43

Vazhdimisht lexuesit e Respublica-s komentojnë dëshirën (përzier me pezm) që nuk kemi një “Vetëvendosje!” edhe në Shqipëri. Arsyeja gjendet në të gjitha veprimet politike të Vetëvendosje!-s, lëvizje që kërkojnë guxim politik dhe ndjeshmëri qytetare.  Shembulli më i fundit është ky i sotmi, kur lëvizja ka dalë në Kosovë kundër lojërave të fatit.

Një fenomen brejtës i shoqërisë shqiptare - shembulli më konkret i depresionit moral, shoqëror e ekonomik të Shqipërisë (e Kosovës) - kumari është një fenomen që zhvillohet nën sytë e të gjithëve, por që asnjë forcë politike bën sikur nuk e sheh. Gjasat janë që nuk duan të “kapen” me të sepse fijet lidhëse mes politikës dhe biznesit shkojnë shumë thellë, deri atje ku nuk ka fort dritë. Ndaj, mos prisni që shembullin e vetëvendosjes (në këtë rast) si edhe në raste të tjera ta ndjekë cilado parti në Tiranë (e për ironi, as neokomunistët).

Ja disa pjesë nga deklarata e Vetëvendosjes kundër operimit të lojërave të fatit (në Kosovë):

“Përkundër faktit se këto kompani operojnë në kundërshtim me ligjin, Qeveria e Kosovës i ka pajisur ato me licensa. Në këtë mënyrë, pra përmes favorizimit të paligjshëm, kjo Qeveri ka krijuar një kontekst ku bixhozi po përhapet si epidemi. E kjo epidemi më së shumti i prek nxënësit, si dhe shtresat më të ndieshme sociale, që manipulohen nëpërmjet joshjes së fitimeve të lehta dhe të shpejta, e që në fakt rezultojnë kryesisht vetëm me humbje të sigurta”.

“Është shokues fakti se nenet 60, 66, 70 dhe 72 të Ligjit për Lojërat e Fatit, në të cilat definohen kushtet për licensim të ndërmarrjeve në fjalë, më shumë shkelen se sa respektohen nga vetë ATK-ja, që është agjensia përgjegjëse pikërisht për të garantuar zbatimin e ligjit. Afërsia e drejtpërdrejtë e lojërave të fatit me shkollat, institucionet historike e fetare apo pronat komunale tashmë nuk është ndonjë ngjarje e rrallë, por një dukuri e përgjithshme, edhe pse ligji e ndalon këtë gjë shprehimisht. Shumica dërrmuese e kazinove dhe bastoreve duket se e kanë strategji biznesi afërsinë me shkollat, sepse me sa duket i konsiderojnë fëmijët si klientët kryesorë”.

K. Cukali

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>nuk ka levizje te ngjashme sepse shtypi ne shqiperi eshte armiku me i madh i atdhetarizmit qytetar qe eshte boshti ideologjik i vv.</p><p>edhe kjo faqe vazhdon te trembe qytetaret me rrezilun e &#39;&#39;nacionalizmit&#39;&#39;,prandaj ne shqiperi vazhdon te drejdoje nje klase hajdute e lyer me krem multi-kulti.&nbsp; pd-ps-lsi &amp;co nuk kane asnje bosht ideologjik ,por i bashkon antishqiptarizmi.</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Koloreto, mund te na japesh ndonje arsye llogjike pse duhet te jemi kundra?</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Ne fakt nuk ka asnje arsye te jesh kunder bixhozit apo lojerave te fatit. Nuk ka asnje arsye te jesh kunder lojes me tri letra! &nbsp;Si nuk ka asnje arsye te jesh kunder prostitucionit. Ne fund te fundit pse duhet te jemi kunder korrupsionit, hajduterise, grabitjes, - te gjitha keto jane dukuri shoqerore qe gjenden ne te gjithe boten?! As une nuk i kuptoj moralistet qe jane kunder martesave te seksit te njejte,&nbsp; kunder&nbsp; daljes lakuriq neper rruge etj etj.&nbsp;Ne fund te fundit perse e permbysem regjimin komunist?! Mos valle per te ruajtur moralin e tij?! Prandaj jam per liri te pakufizuar. Kush eshte me i forte, me i&nbsp;squt,&nbsp; me bir kurve ka te drejte te jetoje ne kurriz te te tjereve. Kjo eshte liria qe kemi enderruar, demokracia qe kemi kerkuar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.