Ambasadori suedez në Maqedoni vihet në shënjestër nga mediet maqedonase si lobues i shqiptarëve

Ambasadori suedez në Maqedoni, Lars Valund me përfundimin e mandatit të tij të ambasadorit është vënë në qendër të kritikave dhe akuzave, kryesisht nga mediet maqedonase. Sebep është bërë ceremonia e tij e lamtumirës, në të cilën për show kishin veshur një qytetar të zakonshëm me maskë duke simbolizuar Prometeun, i cili në dorë mbante edhe një shishe birre, raporton INA.
Duket habi që një show i vogël (burri në foto) të mund të ndezë mediet maqedonase kundër një ambasadori të një vendi perëndimor si Suedia, por sipas portalit “Republika” (të cilit i referohet agjencia shqiptare e lajmeve në Maqedoni, INA,) Valund më parë ka qenë ambasador në Shqipëri dhe konsiderohet si përkrahës i fuqishëm i shqiptarëve në rajon. Kjo ka bërë që mediet të shfrytëzojnë faktin që ta sulmojnë për show-n e “Prometeut me birrë”. Personi që ishte veshur si Prometeu ka thënë se gjoja ishte manipuluar për këtë veprim nga ana e ambasadës, akuzojnë mediet maqedonase. Ambasada suedeze nuk ka komentuar këto sulme të medieve dhe se siç mësohet atmosfera ka qenë festive në festën e organizuar për ambasadorin në ikje, Lars Valund.
Ja.Se.
Add new comment