Arkiv-Lajme

Kreu i Partisë së Punës së Riorganizuar: Busti i Enver Hoxhës do të vendoset tek Piramida. LSI ka premtuar votën pro!

Postuar në 08 Qershor, 2013 08:25

Një bust i Enver Hoxhës, ku udhëheqësi komunist shfaqet me uniformë ushtarake dhe me pistoletë në brez, pritet të zërë vend pranë Piramidës, sipas Marko Dajtit, drejtuesit të Partisë së Punës së Riorganizuar. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare" ai zbuloi se bëhet fjalë për një bust rreth 3 metra të lartë, realizuar shumë vite më parë nga Janaq Paço dhe Odise Paskali.

Plasari për Klosin: Ka pasur shpirtin e kundërshtimit, por ka mbrojtur kauza të humbura

Postuar në 08 Qershor, 2013 07:24

Aurel Plasari ka qenë mbrëmë në studion e programit Jamais Vu të Mustafa Nanos, në Ora News, dhe mes të tjerash i është dashur të flasë dhe për Ardian Klosin. Fotografia e Klosit e ka bërë t’u kthehet kohëve të shkuara e të flasë për miqësinë, që e ka lidhur qysh në vitet e para pas universitetit. Por miqësia me të ndahet në dy pjesë”, thotë Plasari.

Meidani analizon fushatën: negative, e lodhur, me kult individi e me përurime, por pa debat konkret

Postuar në 08 Qershor, 2013 07:15

Rexhep Mejdani analizon sot te Panorama fushatën elektorale përmes një artikulli të titulluar “Shënime Fushate”.

Ai vë re që në këtë fushatë “është ‘ndryshkur’ arma kundër korrupsionit” (në një vend ku korrupsioni është sëmundja kryesore e sistemit).

Ushtria e NATO-s: helikopterë luftarakë për të bërë xhiro me femra në fundjavë dhe një ‘shaka’ mbi banesën e Topit!

Postuar në 08 Qershor, 2013 06:48

“Helikopterë luftarakë për uikeend për shoqëruesit e Imamit, kolonelë besnikë, femra e biznesmenë! Për të plotësuar deri në fund këtë skandal, dhe 15 minuta fluturim terrorizues mbi banesën e ish-Presidentit të Republikës Bamir Topi, “armikut” të kreut të qeverisë Sali Berisha.”

Kjo është përmbledhja e skandalit të botuar sot në Dita, rrëfyer për Kujtim Boriçin nga një prej gjeneralëve të shkarkuar, Dhori Spirollari. E gjitha me dijeni të Ministrit të Mbrojtjes, Imami, dhe të Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Por, e vetmja përgjigje është heshtja.

Gjinushi: LSI-në nuk e ndalon [asnjë kontratë] të ikë me PD-në pas zgjedhjeve. Është vetëm një rregull moral...

Postuar në 08 Qershor, 2013 06:05

Në një intervistë për G.Sh., Skënder Gjinushi I rikthehet (pse jo dhe me pak nerv) çështjes së koalicionit me LSI dhe diskutimit që do duhej të quhej i mbyllur për çështjen e Kryeministrit. Në fund, ai rikthen dyshimin se LSI-në nuk e pengon askush që të ikë me PD pas zgjedhjeve.

Zogaj: “Antiberishizmin”, nuk e quaj as ideologji, as doktrinë, por gjendje psikologjike. Ngjela Ministër? Ndoshta “jo”, prej xhelozisë së disa deputetëve!

Postuar në 08 Qershor, 2013 04:55

Në një intervistë te MAPO, Zogaj është pyetur për shumëçka, ndër to edhe për “Ngjelën e djathtë”, ministër i konsideruar nga Rama për qeverinë e vet të majtë

Ai e quan që deklarimi i zotit Rama, “ishte mjaftueshëm korrekt dhe gjithashtu mjaftueshëm evaziv dhe i paqartë në ato që tha”.

Gary Kokalary i shkruan John Kerry-t: “turpërojeni publikisht Berishën”

Postuar në 08 Qershor, 2013 04:39

Gary Kokalary i ka shkruan një letër sekretarit John Kerry, ku ndër të tjera i thekson se Berisha ka bërë një grabitje të guximshme të pushtetit duke bënë nën kontrollin e vet KQZ-në dhe se ekziston frika reale që “pavarësisht se ç’do të tregojnë numrat, Berisha do të përdorë kukullat e tij në KQZ për ët manipuluar rezultatet, dhe kjo është arsyeja pse ai e ka marrë kontrollin e këtij institucioni”.

Sondazhi i brendshëm i PD: Tirana 17-15 për PS, në Dibër merr 1 FRD, në Lezhë ka përmbysje. Në Vlorë për 200 vota, PS merr të 8-in

Postuar në 08 Qershor, 2013 03:31

 

FRD, rrezik për PD në 11 qarqe. Selami: FRD? nuk është e djathtë, meqë iku nga koalicioni PD!

Postuar në 08 Qershor, 2013 03:10

Në një artikull të sotëm, Jakin Marena te Shqiptarja.com analizon rreziqet që i vinë PD nga FRD. Janë 11 qarqe ku fillon “dhimbja e kokës” për PD. Sipas Shqiptarja.com në PD janë mjaft të ndërgjegjshëm, dhe ky rrezik i ka deturuar të nisin fushatën derë më derë, jo për të marrë vota të majta, por për të parandaluar çarjen e thesit dhe rrjedhjen e votave drejt FRD.

Mimoza Dervishi polemizon me Lubonjën: “Je në llogoren më të keqe të mundshme”

Postuar në 07 Qershor, 2013 14:56

“Këto janë zgjedhje jo të zakonshme, janë zgjedhje që përcaktojnë nëse Shqipëria shkon drejt tribalizmit përfundimtar të Sali Berishës, apo demokracisë”, thotë Mimoza Dervishi që ka shkruar një artikull i ngacmuar nga artikulli tjetër i Fron Nahzit, i publikuar në huffpost.com dhe i marrë nga agjencitë shqiptare të informacionit. Ajo nuk është dakord me faktin që Fron Nahzi i ka futur në një thes të gjitha partitë e të gjithë udhëhehqësit. Një praktikë që ajo e ka verifikuar dhe në Tiranë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme