Sondazhi i brendshëm i PD: Tirana 17-15 për PS, në Dibër merr 1 FRD, në Lezhë ka përmbysje. Në Vlorë për 200 vota, PS merr të 8-in

Shqip sjell sot informacion mbi një sondazh për përdorim të brendshëm që ka bërë PD, e ku rezulati ëshët shqetësues. “Jo fatal, por shqetësues” ka qenë informacioni i brendshëm që ka marrë Shqip. Më tej, besohet se shifrat e këtij sondazhi (tashmë në sirtarin e Berishës) flasin se në Qarkun e Vlorës, PS-së i duhen rreth 200 vota që të sigurojë mandatin e tetë në këtë qark, pasi rezultati 7-5 në favor të së majtës tashmë është i garantuar. Ndërsa sa kandidati i pavarur Arben Malaj rezulton me 1200 vota, gjë që nuk do të ndikojë në shpërndarjen e mandateve.
Në Qarkun e Dibrës (PS i ka 2, PD i ka 3) një mandat ende është i papërcaktuar, dhe sipas sondazhit të PD, ky mandat është i arritshëm nga kandidati i FRD-së, Sali Shehu.
Në Lezhë pritet të jetë një tjetër surprizë elektorale e PS. Nga sondazhi i brendshëm i saj, Partia Demokratike rezulton të ketë humbur terren, kjo pasi, sipas demokratëve, ka ndikuar në radhë të parë emërimi në krye të listës së PD-së i ministrit aktual të Kulturës, Aldo Bumçi, pa lidhje me këtë zonë, dhe lënia jashtë listës së kandidatëve Paulina Hoti dhe Rajmond Hoxha. Në Lezhë Monika Kryemadhi po investohet fuqishëm, gjë që ka sjellë dhe kthim të rezultatit në favor të së majtës.
Në Qarkun e Beratit duket se PD-ja ka fituar terren, dhe kjo, sipas demokratëve, falë punës së mirë të zhvilluar në këtë qark nga kandidati Astrit Veliaj, pronar i një universiteti privat.
Ndërsa në Tiranë, sipas sondazhit të demokratëve, rezulton që rezultati final të jetë 17-15 në favor të së majtës.
Ne.Su.
Add new comment