Ilir Yzeiri: Kudo opinioni publik është në anën e publikut, ndërsa tek ne …

“Është e paimagjinueshme që të shohësh gazetarë që mbrojnë qeverinë”, thotë Ilir Yzeiri në një shkrim të tijin të sapopublikuar në Tema online, në të cilin ai bën një xhiro me gjeografi të plotë në terrenin e marrëdhënineve të oponionit publik me qeverinë. “’George W. Obama’ e titullon Huffington Post lajmin e madh e kryesor në faqen e parë të sitit të saj në internet (shih foton e sitit amerikan që shoqëron këtë shënim). “’Mandati i katërt i Bush-it’ vijon më tej siti në internet i Politico-s. Presidenti Barack Obama është vënë në shënjestër të shtypit amerikan për përgjimet telefonike të kryera … mbi të dhënat dhe përdoruesit e nëntë gjigandëve amerikanë të internetit. Një tjetër lajm këto ditë është Turqia…. [ku] shkrimtari nobelist Pamuk ka marrë anën e protestuesve ndërsa një shkrimtar tjetër i famshëm turk Nedim Gursel që është dënuar nga regjimi i Erdoganit për blasfemi në veprat e tij, në një letër të hapur drejtuar kryeministrit turk, jo vetëm që mban anën e protestuesve, por i thotë me ironi se ai nuk mund ta ndalojë që të pijë një gotë raki në anë të Bosforit ashtu siç ka bërë e bëjnë edhe sot mijëra turq.. Shtypi italian, qoftë media e shkruar, qoftë ajo vizive janë të mbushura përditë me raportime nga seancat gjyqësore që zhvillohen në ngarkim të Silvio Berlusconi-t. Po sot, gazeta franceze “Le Monde”, në faqen online botonte një raportim dhe editorial gjithashtu për rritjen e tensionit ideologjik pas vrasjes së një militanti të majtë.”
Çfarë i bën bashkë këto ngjarje? “Në të gjitha këto raportime vihet re se opinioni publik është në anën e publikut dhe kundër politikave qeveritare”, thotë Yzeiri.
Shkrimin e plotë e keni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/06/07/opinioni-publik-dhe-qeveria/
Re.Pu.
Comments
Sa tangent paske

Sa tangent paske arsyetuar Ilir Yzeiri.

Opinioni publik eshte shprehje e te dyjave, si te forces politike ne fuqi ashtu edhe te opozites, perndryshe nuk mund te shpjegohet se kush e sjell ne fuqi nje force politike te caktuar.

Ne USA kemi pasur jo pak rast qe opinioni publik e ka shprehur me se miri kete ndarje psh. merrni rastin e perdorimit te armeve te zjarrit dhe polemikat qe ndoqen pas tragjedive apo doni qe t'ju sjell shembuj te shume berlusconianeve te thekur qe e mbrojne ate me aq pathos.

Ne rastin e Turqise i bie qe shumica e intelektualeve, qe nuk dolen hapur, e perkrahin Erdoganin

Shume gjate i ka rene autori thjesht per te thene se duhet sulmuar Berisha dhe duhet perkrahur Rama.

Me vjen keq se edhe ky me shume "cattivo gusto" nuk ka kursyer se sulmuari as Elhaida Danin e as Riccardo Cocciante-n.

Po velemi nga keto soj njerezish qe duan te mesojne boten se cfare duhet te bej per te mos i prishur midene e idhujve te tyre.

O Yzeir komunisti nga fisi

O Yzeir komunisti nga fisi komunist varfanjak Yzeiri, ketu u katandise te shkruash ? Se tek shekulli e fute ne lufte Koco kapitalist-komunistin me ambasaden e USA prandaj te hoqi.

Add new comment