Arkiv-Lajme
Një deputet kosovar, Gëzim Kelmendi, “zbulon” se Skënderbeu qenka hero i katolikëve e jo i shqiptarëve (?!)
Pëllumb Xhufi bën “endorsement” të Aleancës Popullore dhe u bën apel çamëve për 23 qershorin
Në shkrimin e botuar edhe nga Dita, Pëllumb Xhufi artikulon hapur se “PDIU, që ka pretenduar të përfaqësojë në këto vite çështjen çame, e ka braktisur në mënyrë të turpshme atë. Kjo parti, pa ndonjë konsultim paraprak me votuesit e saj, pranoi të bëhej pjesë e qeverisjes, por përtej flamujve, premtimeve pompoze e tamtameve, nuk i dha asnjë shtytje çështjes çame.”
Ibrahim Kelmendi ngre dyshimin se Basha e Malltezi janë paguar prej Beogradit për dosjet e UÇK-së
Në fillim shpreh keqardhjen që greva e urisë në Prishtinë koinçidon me fushatën në Shqipëri, dhe shprehet se nuk dëshiron të jetë palë në këtë fushatë, Ibrahim Kelmendi. Ai është një ndër grevistët e grevës që ka hyrë në ditën 10-të, një shenjë revolte dhe proteste kjo ndaj arrestimeve të luftëtarëve të UÇK-së, disa ditë më parë.
Transparency International Albania raporton mbi ndikimin e parasë në Pushtetin dhe Partitë Politike në Shqipëri
Transparency International Albania ka publikuar sot raportin studimor “Pushteti dhe Partitë Politike në Shqipëri nën Ndikimin e Parasë”, një analizë e sistemit të financimit politik vjetor në Shqipëri në vitin 2012. (Ky raport vjen në kuadër të projektit “CRINIS - Të hedhim dritë mbi paratë në politikë” implementuar nga T.I. në 5 vende të Ballkanit: Shqipëri, Kroaci, Serbi, Maqedoni e Kosovë.
Të papunët, qeniet e brishta në duar të mashtruesve elektoralë
Erion Kristo përmes një shkrimi te Shqiptarja.com zbërthen gjendjen e brishtë të të qenit i papunë, aq sa çdo premtim i gënjeshtërt të jep shpresë. “Sa shpejt peshkohen të papunët” e titullon shkrimin Kristo dhe shkruan:
Zheji u shkruan atyre që sulmojnë Ilir Metën se “lodhen kot”
Artur Zheji ka shkruar sot te Panorama një shkrim të titulluar “Sulmet e kota kundër Ilir Metës”, ku parashtron në fillim vështirësitë politike të një force si LSI, pasi “Meta, si pakkush në politikë, i paguan deri në këstin e fundit faturat dhe pasojat e akteve të tija politike, qofshin këto të nxituara apo qofshin të mirëmenduara, qofshin pro apo kundër rrymës.”
INSTAT-i ka trukuar të dhënat e punësimit”, thotë gazetari Gjergj Erebara
Gazetari Gjergj Erebara bën me dije, se në INSTAT ka ndodhur një trukim të dhënash lidhur me papunësinë. “Statistikat e reja të INSTAT-it kanë ulur me disa dhjetëra mijë numrin e njerëzve të klasifikuar si të punësuar në vitin 2009 si dhe kanë rritur shifrën e të punësuarve për vitin 2013. Nëse më parë, statistikat tregonin rënie të punësimit, tashmë ato tregojnë rritje.
Ndreca kundër “djegies” së votës. Sot, ka opsione: FRD për të djathtët e PS për të majtët.
Në mbështetje të idesë se duhet votuar e jo “të digjet” vota, Ardian Ndreca shkruan sot te Shqiptarja.com se arsyet për të votuar janë më të qarta pasi “ gjendja në Shqipni asht shumë ma pak kaotike sesa dukej në votimet e fundit politike. Për shembull nuk do të ishte logjike dhe koherente që nji votues i djathtë që asht i pakënaqun prej mosmbajtjes së premtimeve të qeverisë Berisha, të vijonte me i dhanë votën PD-së vetëm pse vetëquhet forcë e djathtë. Nuk ka forcë magjike apo alkimi politike që t’i mbushin mendjen kujt se Islami apo Xhuveli të jenë të djathtë!
INSTAT manipulon shifrat e punësimit. Mos po mbështet fushatën?
Në një shkrim te Shqip të titulluar “INSTAT manipulon shifrat e punësimit”, Gjergj Erebara, ngre alarmin për manipulimin e shifrave nga ana e INSTAT, krahasuar me shifrat që vetë INSTAT kishte ofruar më parë. Shifrat janë ndryshuar dukshëm dhe “statistikat e reja, hedhin poshtë tezën e përsëritur të socialistëve për “humbje të vendeve të punës” si pasojë e taksës së sheshtë,” shkruan Erebara.
Statistikat e reja të INSTAT kanë ulur me disa dhjetëra mijë numrin e njerëzve të klasifikuar si të punësuar në vitin 2009 si dhe kanë rritur shifrën e të punësuarve për vitin 2013.
Shënim: Kush janë ata që i konsiderojnë zgjedhjet si një çështje “për jetë a vdekje”?
“E kanë kërcënuar në shtëpi para dy javëve, na kanë ardhur në shtëpi. Më thanë që do ta vrasin mos të vijë më në fshat, punë partie. Kandidonte në Roskovec”, kjo është dëshmia e bashkëshortes së Mit’hat Hoxhës, kandidatit të FRD të dhunuar në Roskovec.