INSTAT manipulon shifrat e punësimit. Mos po mbështet fushatën?

Në një shkrim te Shqip të titulluar “INSTAT manipulon shifrat e punësimit”, Gjergj Erebara, ngre alarmin për manipulimin e shifrave nga ana e INSTAT, krahasuar me shifrat që vetë INSTAT kishte ofruar më parë. Shifrat janë ndryshuar dukshëm dhe “statistikat e reja, hedhin poshtë tezën e përsëritur të socialistëve për “humbje të vendeve të punës” si pasojë e taksës së sheshtë,” shkruan Erebara.
Statistikat e reja të INSTAT kanë ulur me disa dhjetëra mijë numrin e njerëzve të klasifikuar si të punësuar në vitin 2009 si dhe kanë rritur shifrën e të punësuarve për vitin 2013.
“Nëse më parë, statistikat tregonin rënie të “punësimit”, tashmë ato tregojnë rritje. Nëse më parë, PS deklaronte se gjatë qeverisjes së PD-së “janë ulur” vendet e punës, një deklaratë kjo e bazuar te statistikat e INSTAT-it, me të dhënat e reja, kjo gjë nuk mund të thuhet më.”
Të punësuar 2009
Ishte 972 mijë
Bëhet 900 mijë
Të punësuar 2012
Ishte 922 mijë
Bëhet 959 mijë
Të punësuar 2013
Bëhet: 967 mijë
Të vetëpunësuar në fshat 2009
Ishte: 568 mijë
Bëhet 496 mijë
Të vetëpunësuar në fshat 2012
Ishte: 485 mijë
Bëhet: 522 mijë
k.c.
i plotë shkrimi i Erebarës te Shqip:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/10/instat-manipulon-shifrat-e-punesimit/
Add new comment