Transparency International Albania raporton mbi ndikimin e parasë në Pushtetin dhe Partitë Politike në Shqipëri

Postuar në 10 Qershor, 2013 08:12

Transparency International Albania ka publikuar sot raportin studimor “Pushteti dhe Partitë Politike në Shqipëri nën Ndikimin e Parasë”, një analizë e sistemit të financimit politik vjetor në Shqipëri në vitin 2012. (Ky raport vjen në kuadër të projektit “CRINIS - Të hedhim dritë mbi paratë në politikë” implementuar nga T.I. në 5 vende të Ballkanit: Shqipëri, Kroaci, Serbi, Maqedoni e Kosovë.

Sistemi i përshkallëzuar i vlerësimit të raportit shkon nga 0 në 10 {pamjaftueshëm (0 deri në 3.3), mesatar (3.4 deri në 6.7) dhe mirë (6.8 deri në 10)}, dhe ky indeks për Shqipërinë është në nivelin mesatar me 5.9 pikë duke reflektuar një kuadër të mirë ligjor por zbatim të dobët në praktikë.

Raporti vë re që ka mundësi për blerje të influencave (blerja e influencës dhe pushtetit përmes dhurimeve politike minon parimet bazë të një demokracie përfaqësuese); raportet e auditëve të pavarur u bënë vetëm për fushatën dhe jo për vitin (2012); raportet janë të pakuptueshme nga publiku; dhe mbi të gjitha, nuk ka besueshmëri në publik për informacionin zyrtar të deklaruar.

TIA, përmes këtij raporti i ka bërë dhe apel KQZ që “të garantojë raportime të sakta e të plota mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike duke ndërmarrë hetime proaktive për të verifikuar llogaritë e tyre financiare.”

k.c.

 

 

më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/tia-apel-kqz-se-per-hetimin-e-financave-te-partive-politike-161462.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.